Dosja 102 e SPAK: Kush janë dy femrat shqiptare, që drejtonin grupin e trafikimit të 400 kg drogë me destinacion Greqinë

14 Korrik 2020, 17:17Politika TEMA

Në një çështje droge, SPAK ka hetuar dhe mbyllur veprimet hetimore për jo një, apo dy persona. Por për plot 21 të pandehur, thuajse sa dy skuadra futbolli. Tashmë dosja që mban numrin 102 dhe e regjistruar në Prokurorinë Speciale është mbyllur dhe ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Por, mes të pandehurve janë edhe dy femra, që drejtonin dhe organizonin grupin e strukturuar kriminal. Sara Hatia dhe Jonida Jorgji janë dy të hetuarat e dosjes, që tashmë do të gjykohet, shkruan gazeta Shqip.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka përfunduar hetimet paraprake.

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit Aleks Nanaj, Petrit Nanaj, Kejdi Sadushi, Armand Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Emiljant Lamkollari, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Jonida Jorgji, Sara Hatia, Odise Ymeri, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Aleks Likaj, Donaldo Nela, Artan Hoxha, Andrea Caca dhe Pashk Syla.

Të 21 këta persona akuzohen për veprat penale të “Trafikimit të Narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunimin e veçantë të “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet kanë evidentuar se një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek.

Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal është bashkëpunuar ngushtë me Autoritetet Greke duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e hetimeve në të njëjtën kohë.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që në territorin grek të sekuestrohen në disa raste lëndë narkotike, në total është bërë e mundur të sekustrohet një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Gjithashtu në Greqi janë arrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe shtetas grek.

Ndërsa në Shqipëri, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike me peshë në total 280 kg “Cannabis sativa”.

Për t’u theksuar është fakti se krahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të arrestohen dhe procedohen penalisht nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë, Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjerë. Hetimet vazhdojnë edhe për persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

8 komente në “Dosja 102 e SPAK: Kush janë dy femrat shqiptare, që drejtonin grupin e trafikimit të 400 kg drogë me destinacion Greqinë”

  1. kujtimi says:

    Jepi spak-u se qenin e ngordhur do te gjeni. Po perse more pak prokuror ka per kete pune. Spak te kapi hajdutet e kriminelet kryesore te ketij vendi, likja, berisha, mediu, etj., etj., e lereni drogen te tjereve.

  2. Vari Janullen! says:

    Ju lutem mos na hapni me barkun me SPAK e leshit! Ishte nje mashtrim nga me te peshtiret e historise. Ne kete vend ushtria pa kokerr arme sherben per te pastruar kontraceptivet e pushuesve ne plazh, ndersa prokuroria speciale qe do hetonte krimin politik, merret me korrje hashashi si nderrmarrje pastrim gjelberimi.
    Duhet Enver Hoxha dhe grushti i tij!

  3. Doda says:

    Spaku i leshit. Po me politikanet deputetet. Kur do filloni kurre asnjehere merruni me ordineret

  4. leli says:

    kurva evropë e ka fajin

    1. Ana Ana says:

      Spaku meret dhe ben kryetar grupi nje njeri qe nuk ka perfituar as edhe nje evro nga ky aktivitet qe akuzohet nuk iu gjend nje mor ne shtepi qe te kruante koken dhe jy kesaj i thoni drejtesi ? Turp turp per faqe te zeze Spaku te hetoje pasurite maramendese te politikaneve makinat e shtrenjta qe qarkullojne ku i gjeten tere keto para ? Me pune ? Sa shume qesha kete me fjale te tjera une e quaj korupsion mjer lkush jeton ne nje vend te koruptuar koke e kembe si eshte Shqiperia

  5. Rrocka says:

    Paskan kapur dy gra, po mafishes qe ka pjelle Sali bagla, Shkerdheni qe zhgerrytet ne luks, i rruajne loqet. 30 veta masakroi ne Gerdec, nuk la sektor strategjik pa kanibalizuar me cante ne dore, por nuk ka drejtesi p… motre, qe ta arrestoje. Mbreteron i paprekshem me Spakun poshte k… qe e ben sehir.

  6. Vlonjati says:

    Emri I 15 -te eshte fantastik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje