"Hapja e listave"/ Opozita: Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit, Rama po hedh në erë të ardhmen e Shqipërisë

14 Korrik 2020, 14:59Politika TEMA

Opozita e bashkuar ka reaguar pas miratimit të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me hapjen e listave.

Në një deklaratë për median Opozita deklaron se ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi vetë e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe  shoqëror të vendit.

Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri. (TemA)

9 komente në ““Hapja e listave”/ Opozita: Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit, Rama po hedh në erë të ardhmen e Shqipërisë”

  1. ?? says:

    Ik ore pirdhuni , se na çat bythën .

    1. Ermal says:

      Po shyqyr aman mos te shohim fytyrat e qelbura te mediut ndokes dules e lloj lloj parazitesh qe s’na u ndane ne TV si muti pas kepuces.

  2. hasani says:

    Po sigurisht, qe miratimi i listave te hapura i nxjerr pa mandat keto debilat qe hane ne kurrizin tone pa bere asnje pune, po sigurisht qe kjo situate do te mbyllet dikur. Ne kuvend nuk do te kete me debila, hajdute e kriminele te fshehur pas listave te partive. Kete veprim e pershendet be dhe usa, sigurisht.

  3. qytetar says:

    u trembet ! kurre skeni fituar realisht.
    tani perballuni drejtperdrejt me popullin qe e
    urreni dhe genjeni aq shume.

    1. Shqiperiaeshqiptareve says:

      Debili
      Fallxhesa
      I Keqi
      I Shemtuari
      Dhe Budallai
      Banda me e rrezikshme

  4. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Une i trembem shume zemerimit te kesaj bande.
    Po do zoti e nuk bejne dem.
    Kam frike mos nxehet Tit Vasili,pastaj hajde te mbashe Moniken.
    Mehdiu eshte pacifist,ai nuk eshte per lufte,se i mbaruan fisheket ne Gerdec.
    Nard Noka ska me energji,se ka 30 vjet qe e ka lene zanatin e elektricistit,
    Lulezimja ka harxhuar te gjitha energjite,kur kendonte Himnin e Flamurit(jo te Nokes,se ai ska flamur)
    Bir Selman i nenes,ke te qaj me pare,e keqja me e madhe eshte se keta besojne genjeshtrat e tyre.
    Eshte kjo e ardhmja evropiane e Shqiperise?
    Jo,faleminderit.

  5. Etmond says:

    Hani Mut Qelpsira,po ju vjen fundi.Partite e vogla qe skane as 5 anetare do i vije fundi,per 30 vjet keni ngrene dhe pire qyl,no more Kurva.Lulka deri dje thonte duhen lista te hapura tani ka frike.Or Lulezim spiuni i UCK ,si me te hapura si me te mbyllura populli ste voton ty more gjysdjale sepse ke vrare 4 te pafajshem dhe gjaku nuk eshte thare akoma.Po sdolet para drejtesise per vrasje me paramendim dhe te kalbeni ne burg ti ,Sala dhe Meta ,Shqiperia asnjehere sdo bej hajer.Edo futja Sungjukun e gjate se kshu i dune Halet.Tung Edo dhe vazhdo me popullin se e ke te sigurte mandatin.

  6. Lili says:

    Eshte cudi se si kane qef me komplikuar kot punet albanistanezet!
    Pse s’lihen 2 opsionet: kush do koalicion tabeje , kush do me kandiduar vete le ta beje!

  7. PD-PS-LSI ,JAN R*****A says:

    Ca do behet keshtu po u votuan listat e hapura nuk do shikoim shum langaraq e lepires partie do ket gallant ja futi Rama bashes e LSI dhe kater vjet ,rama e kishte te humbur por me kte qe beri I dha pak shpres popullit dhe populli do ta votoi prap per inat te ca zhulaqve te Pakten 60% e llumi jasht parlamentit demek Rama ja futi prap bashes se basha desh me len parlamentit tani ka ngelur ish minister pa portofol domethen legen fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje