Presidenti Ilir Meta për ditë të tëra, ka heshtur lidhur me debatin për hapjen e listave të deputetëve.
Gjithë debati është mbajtur gjallë nga Lulzim Basha, që ka dalë haptazi kundër hapjes së listave, ndërkohë që vetëm tri vite më parë, ishte pikërisht ai që bënte premtimin për hapjen e listave.
Meta thjesht e ka ndjekur në distancë këtë debat, për shkak edhe se ka disa llogari të tjera më socialistët, siç është Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, që më gjasë nuk do marrë ndonjë vendim.
Sot, pasi propozimi i opozitës parlamentare ka kaluar për miratim në Komisionin e Ligjeve, Ilir Meta më në fund ka bërë një reagimin me anë të zëdhënësit të tij.
Reagim, që gjithësesi nuk reflekton agresivitet dhe që nuk tregon nëse ai është kundër apo pro listave të hapura, por është bërë thjesht sa për të “larë gojën”.
“Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.
182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.
Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.
Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.
Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.
E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Reagimi i Metës vjen në kohën kur PD-ja dhe aleatët e saj kishin kërkuar me ngulm dy ditët e fundit, që ai të dilte e të fliste kundër ndryshimeve.
(TemA)
Ky bastard duhet te ishte ne burg