Soreca: Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit, kyçe për negociatat. Palët të vazhdojnë dialogun

15 Korrik 2020, 13:06Politika TEMA

Ambasadori i BE në vendi tonë Luigi Soreca u shpreh se Bashkimi Evropian e mirëpret marrëveshjen për zgjedhoren ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët më 5 qershor dhe pret miratimin sa më shpejt të saj në parlament.

Nga Vlora ku ishte i pranishëm, Soreca vlerësoi marrëveshjen e 5 qershorit si kyçe për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropian.

“Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese që u tregua në marrëveshjen e 5 qershori.

Ne kemi parë disa propozime shtesë për Kodin Zgjedhor, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE/ODIHR.

Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me sistemin zgjedhor.

Pa këtë kusht, Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Ky si kusht do të përmbushet patjetër, ndaj duhet bërë patjetër” , u shpreh ambasadori i BE. (TemA)

2 komente në “Soreca: Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit, kyçe për negociatat. Palët të vazhdojnë dialogun”

  1. Cadra Basha-Rama says:

    Pepino a ky mo?..ka marre gjithe tabjatet e shqipk rve, lol!

  2. lisi says:

    IK OR PEPINO MUTI RREGULLO ITALINE TI SE KETU JEMI NE ZOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje