Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e Luan Dacit

16 Korrik 2020, 18:41Kronika TEMA
Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e

Përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs gjatë një seance në KPK

Gjatë seancës dëgjimore në KPK ndaj gjyqtarit Selim Kryeziu, përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs aludoi se hetimet ndaj subjektit për një çështje korrupsioni nuk ishin bërë si duhet nga SPAK, e cila sipas tij kishte rekrutuar prokurorë që nuk duhej të ishin aty.

Nga Vladimir Karaj

Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs akuzoi Strukturën e Posaçme Kundwr Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj Kryeziut dhe dy kolegëve të tij gjyqtarë, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota.

Jacobs, i njohur për komentet e drejtpërdrejta dhe replikat të ashpra me subjektet, e bëri të qartë që “nuk i kishte pëlqyer” vendimi i SPAK ndërsa tha se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj, sipas tij kohë e shkurtër për këto raste dhe shtoi se ishte mbyllur nga “prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK”.

Jacobs po ashtu e akuzoi në tërësi SPAK dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë edhe për vendimmarrjen në çështjen ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci duke thënë se prokurorë dhe gjykatës “që nuk duhej të ishin aty”, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale.

Daci u pezullua nga detyra prej Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit me kërkesë të SPAK për akuzën e falsifikimit. Apeli i Gjykatës së Posaçme e rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa tha se në çështje nuk kishte vepër penale.

I pyetur nga BIRN për këto komente drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i kritikoi qëndrimet e Jacobs dhe mbrojti institucionin që drejton.

“Prokurorët e SPAK janë të gjithë prokurorë që kanë kaluar vetingun me formë të prerë, përfshi kontrollin nga KLP dhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM,” tha Kraja.

“ONM nëse ka pasur më të voglin dyshim për ta duhej ta kishte thënë atëherë. Nëse nuk e ka thënë ka bërë shumë gabim. Por unë nuk e besoj këtë, unë besoj që të gjithë prokurorët e SPAK janë të pastër”, shtoi ai.

Kraja tha se prokurorët ishin të pavarur në vendimet e tyre dhe se i vetmi kontrollues ishte gjykata, ndërsa kritikoi komentet e Jacobs.

“Në lidhje me çështjen ndaj Dacit, Jacobs është prokuror vetë dhe e di shumë mirë që nuk ka të drejtë t’i komentojë vendimet e gjykatës sepse është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha Kraja.

Ndërkohë prokurori që hetoi rastin e gjyqtarit Kryeziut, Ened Nakuçi tha se “pushimi i çështjes ishte korrekt”. Nakuçi shtoi se vendimi ishte marrë nga gjykata, ndërsa për komentet e Jacobs deklaroi “nuk di çfarë të them”.

Prokurori Klodian Braho, që ndoqi hetimet dhe ngriti akuzën në rastin e Luan Dacit, nuk qe i arritshëm për koment deri në përfundimin e këtij shkrimi.

Nga sa u prezantua në seancë dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit akuzat për mitmarrje ndaj Kryeziut dhe anëtarëve të tjerë të trupës ishin bërë nga një prokurore e Shkodrës. Gjyqtari dhe kolegët kishin vendosur pezullimin e dënimit ndaj një të akuzuari për plagosje të rëndë, duke e lënë atë të lirë me kusht.

I akuzuari ishte gjetur fillimisht fajtor dhe dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe përfudimisht me 2.8 vjet pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Çështja ishte apeluar nga prokuroria që kishte kërkuar dënimin me 7 vjet burg. Por Gjykata e Apelit, në një trup gjykues ku Kryeziu ishte anëtar, pasi ka marrë çështjen në shqyrtim vendosi që ta lirojë të akuzuarin me kusht.

Gjyqtari tha në seancë se vendimi ishte i drejtë dhe se ndaj të akuzuarit nuk kishte rrethana rënduese siç pretendonte prokuroria, ndërsa shtoi se ai ishte pajtuar me viktmën dhe se ky i fundit kishte pranuar normalizimin e marrëdhënieve mes palëve në gjykatë. Kryeziu po ashtu ngriti dyshime se akuzat ndaj tij lidheshin me një prokuror të Shkodrës i cili u dërgua nga KPK në shkollën e magjistraturës për mungesë aftësish në punë dhe bashkëshorten e tij.

Jacobs këmbënguli të dinte ndërkohë se si ishte zbutur vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në atë mënyrë. Ai këmbënguli të dinte se si justifikohej vendimi i trupës në të cilën Kryeziu ishte pjesë. “Nuk dua ta di se çfarë ka bërë SPAK”, tha Jacobs disa herë, ndërsa Kryeziu u përgjigj duke iu referuar Kodit Penal dhe faktit që i dënuari përfitonte nga e drejta e lirimit me kusht.

7 komente në “Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e Luan Dacit”

  1. Predatori says:

    Deri tani SPAK është marr vetem me xhepistat e shënjestruar nga teatri OFL-së.

  2. Mona pa breke says:

    O Theo nuk ka rendesi se cfare emra ju vene institucioneve te drejtesise SPAK apo KAK, prokuroret dhe gjykatesit jane shqiptare dhe korrupsioni eshte gjenetik tek ata njerez. Arsyeja kryesore pse shqiptaret duan te behen gjykates e prokurore eshte qe te behen te pasur duke shitur vendime.

  3. NIku says:

    Cili eshte ky prokuror qe u dergua nga KPK ne shkollen e magjistratures per mungese aftesish ne pune dhe me bashkeshorten? Cdo t’i beje shkolla po s’qe I zoti me gruan e tij? C’eshte ky system drejtesie leshi qe kemi ne, qe prokuroret s’i bejne dot hyzmet as grave te tyre dhe duhet te cohen ne shkolle qe te fitojne aftesi me te mira bashkeshortore? Ah Enver, ku je, prokuroret e kohes tende jo vetem grave te tyre por edhe grave te te tjereve ju dilnin zot. Pu pu pu, ku jemi katandisur, te shkoje prokurori ne shkolle per t’u bere burre.

  4. Bbb says:

    Ne gen mos e ke ti korrupsion klysh kurve….e njejta bunder si e atyre prokuroreve do te kete pjelle edhe ty

  5. Piro says:

    Te ne lidhjet me njeri tjetrin jane me te forta e me te rendesishme se parimet e te drejtes. Eshte shume e veshtire berja e drejtesise ne Shqiperi. Vetem gjyqtare te huaj mund ta bejne kete pune ne kete vend.

  6. vlora says:

    Deri tani SPAK eshte vazhdim i prokurorise se LLALLES . Vjen verdalle me ca ceshtje qe mund ti marin prokuroret e thjeshte si police qe marin ryshfet ,sot moren ca te sigurimeve shendetesore qe jepnin raporte per pune etj .Per keto ceshtje u krijua SPAK qe marin roga aq te larta? Nuk ua mban bytha te meren me ceshtje te renda si CEZ,GERDECI,RRUGA DURES KUKES ,UNAZA TE ASTIRI E ceshtje te tjera qe prekin sfera te larta.A kane sy te shofin pasurite perallore te pushtetareve qe erdhen nga trikua e leshit e hanin byrek 5 lekesh?Kjo pune do trima me integritet e jo lepuj rogetare

  7. ABC KORCA says:

    Filluan zerat…bashke me zerat do filloje dhe tymi…pas tymit zjarri
    ” Pergjigjie per kreyn e Spak-ut kundrejt pyetjes qe beri se perse nuk kishte ngritur zerin Teo Jacobs per prokuroret qe s’duhet te ishin aty”
    Nuk kishte te tjere o mavri…ndaj u vute ju…se nuk kishte te tjere me formin normal dhe te pakorruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje