“Të dënuar për vrasje dhe trafik droge”, OFL zbarkon në Vlorë: Ja kush janë 3 të “fortët” që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve

16 Korrik 2020, 12:08Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 “të fortëve” në Vlorë.

Ata janë:

R.O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

E.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

A.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

R.O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

E.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

A.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”- njofton policia.(TemA)

4 komente në ““Të dënuar për vrasje dhe trafik droge”, OFL zbarkon në Vlorë: Ja kush janë 3 të “fortët” që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve”

  1. i papami says:

    Na i shpife me keto te fortet ti idiot gazetar.

  2. Epiriiiii says:

    1 pyetje kisha….? Minorene jane keta qe u Publikoni vetem inicialet e Emrit, sepse shpesh kur ka Kronike te Zeze me Minorene ne mes, ju jo vetem qe u publikoni Emrat, por futeni edhe ne detaj, e perdhunoi X-si pastaj Y-psiloni, kishin X-ks muaj u takuan Y-psilon her, X-ks her te shtepua e rrenuar, Y-psilon her te Vila, ishte vetem, ishte me Shoke e Shoqe, e dinte, apo nuk e dinte mileti. Mesoni te beni Gazetari… Raste te tilla duhen Publikuar me Emer e Mbiemer keshtu parandalon Probleme te tjera qe mund te Shkaktojne keta dhe te tjer Persona me Precedent Kriminal.

    1. Kapshtriq Topemadhi says:

      Mir e ke ti o flori po nuk jua mban bytha… Ne Vlore ka qe kan vrare e ca s’kan bere qe ne vitet 90-te e vazhdojne tallin trapin rrugeve madje as emrin s’ja u permend njeri. Keta merren me hallexhinj….

  3. Roland says:

    Vaj vaj me gjithe ofl ….. keta vene marin nonje lek xhepi edhe kaq….pune albanistani …turp…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje