Sot u bë bujë e madhe me lajmin se presidentit i kishte mbërritur një SMS në mesnatë dhe pas asaj nuk kishte fjetur gjumë. Por kjo ka pasur pasoja dhe më të gjera.
Ja si ua shpjegon Karmina fansave të saj:
“Të dashur fansa!
Dje kam kaluar një natë pa gjumë. Rreth orës 1 të natës, Monika kishte marrë Qimin, për t’i shpjeguar një hall.
E kishte nxjerrë nga shtëpia dhe ishin ulur në kafe.
-Di gjë ti, tha, ndonjë lidhje të Ilir Metës?
-Jo, i tha Qimi.
-Dyshoj shumë, i tha. Ai ka një hall. I erdhi një sms, u prish në fytyrë.
Ma fshehu mua, bënte ca telefona nervoz, po nuk i përgjigjej njeri, dhe u ngrit sillet vërdallë nëpër dhomë.
-Nuk kam vërejtur gjë, i tha Qimi, por po pyes Zenin.
Pastaj Qimi thirri Zenin dhe doli jashtë.
Kishin bërë të njëjtën bisedë.
Unë u shqetësova shumë. Vjen Zeni nga ora 3 e natës me sy të enjtur për gjumë.
Pas këmbënguljes sime, ai ma tregoi.
-I ka ardhur një sms Metës, tha, dhe s’po fle gjumë.
Mona dyshon se është ndonjë femër, se ai nga të huajt nuk çan kokë.
Ajo do të dijë nëse ka ardh shoferi i Metës të blejë ndonjë palë të brendshme të shtrenjta për femra tek dyqani jot.
Unë në fakt nuk merrem me dyqanin, se ka shitëse.
Duhet të prisja mëngjesin ta pyesja. Ngela dhe unë pa gjumë.
Mendova se paskam në dorë një mekanizëm të fortë kontrolli për këta që kanë dashnore.
Mezi prita mëngjesin, pa gjumë.
Ndërkohë që po haja një briosh, sot vjen Zeni.
Mu duk i çliruar.
-Le se u zgjidh, tha. Qenka sms nga Kristaqi.
Meta është shqetësuar se duhet t’ia thoshte Lulit, por ai kishte rënë gjumë dhe kishte fikur telefonin.
Nuk qenka punë femrash.
U çlirova dhe unë.
Pastaj Zeni thirri shoferin dhe e nisi për tek vila e Lulit.
-I thuaj të çohet shpejt se e pret presidenti, i tha.
Shoferi u nis duke turfulluar.
-Mua më mbeten gjithë punët e vështira, tha duke mbyllur derën.
Më në fund u qetësuam të gjithë.”
undefined
Perrallat e Nastradinit..
muhabet kot