Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e mistershme e 16 vjeçares shqiptare në Greqi. Prokuroria në Trikala ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë në pritje të përfundimit të ekzaminimit mjekoligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Familja e 16-vjeçares, Maria, u kërkon autoriteteve që të hetojnë rastin, ndërsa theksuan se vajza e tyre është vrarë dhe se vdekja e saj nuk erdhi nga vetëvrasja.
Prindërit kanë ngritur dyshime për mënyrën se si po bëhen hetimet. Ata janë shprehur se pse ende nuk ka gjurmë gishtash në skelat e kishës, me qëllim që të përcaktohet nëse vajza u ngjit vetëm ose me dikë tjetër.
Një tjetër fakt serioz është edhe se 16-vjeçarja kishte shkuar në Polici në Trikala disa herë, duke u bërë atyre disa ankesa, ndoshta pas disa problemeve ose fobive që mund të ketë pasur ajo gjatë kësaj periudhe.
Në këtë pikë, prindërit theksojnë se hetuesit që merren me hetimin e çështjes duhet të hapin librin e ngjarjeve dhe të shohin se çfarë ndodhi me të gjatë një viti.
16-vjeçarja disa orë para vdekjes së saj, rreth orës dy të mëngjesit, kishte qenë afër shtëpisë së saj me kushëririn dhe shkëmbente mesazhe nga celulari saj me dikë, shkruan abcnews.al.
Rreth orës tre në mëngjes, të dy u larguan nga zona e tyre në drejtim të Sheshit Trikala. Sipas të dhënave nga hetimet atje takuan oficerin e policisë 27 – vjeçar dhe më pas kushëriri i Marias u largua duke u kthyer në shtëpi, ndërsa pas disa orësh, 16-vjeçarja u gjet e vdekur.
“Isha në shtëpinë time kur ajo më thotë që të shkojmë tek sheshi kryesor për të shëtitur bashkë. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj. E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina.
Personi nga Athina e thirri dhe i tha “Unë jam këtu, ku je ti?”, Maria i tha “Tani po vij”. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha.
Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. “Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë”, tha kushëriri i 16-vjeçares për Mega.
Protothema.gr shkruan se asgjë të re dhe asnjë provë nuk doli edhe nga dëshmia e policit 27-vjeçar, para hetuesve me të cilin shqiptarja 16-vjeçare dyshohet se u takua para vdekjes së saj.
Ai pretendoi se mësoi për ngjarjen tragjike nga mediat të nesërmen, duke shtuar se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi kur u ndanë me njeri – tjetrin 16-vjeçarja nuk tregoi shenja shqetësimi, shkruan abcnews.al.
Sidoqoftë, prindërit e Marias 16-vjeçare theksojnë se para vdekjes së vajzës së tyre, ka komunikim me një person të tretë si në mediat sociale, ashtu edhe në telefon, dhe ata pyesin se pse nuk hapin antenat në zonë, me qëllim gjetjen e gjurmëve të telefonave.
Autopsia e kryer dje nga ekipi mjeko-ligjor i Larissa konfirmoi rënien e adoleshentes dhe plagët janë shkaktuar nga rënia nga lartësia.
Avokati i familjes i 16-vjeçares Maria, Dimitris Samartzis duke folur për protothema.gr theksoi: “Familja, duke i respektuar të gjithë, nuk dëshiron të stigmatizojë asnjë person dhe vë në dispozicion të autoriteteve thjesht të dhënat, por kërkon që të zbardhet sa më parë e vërteta”.
Kjo eshte åakujdesia e prinderve qe lejojne nje 16 vjecare te bredhe naten jashte. gjithsesi ngushellime
Te qoft dheu i lehte moj vajze. Po prinder , familje… kishte kjo vajza? Ne oren 3 te megjesit perjashta.. te sheshi i qytetit, ndahet me kusheririn dhe shkon te takoj nje te panjohur????? gjynah. nje 16 vjecare ne mes te 4 rrugeve…
Çfare jane keta prinder kafshe qe lene nje femije jashte ne oret e vona te natws dhe pastaj qajne e kerkojne drejtesi.
Prinderit e tille duhen varur ne litar kudo qe te jene.
Më vjen keq se është vajzë e re por siç lexojmë më lart jo vetëm kjo vajzë por edhe shumë të tjera mashtrohen nga meshkuj mafiozë.Kjo vajzë ku shkon e ri gjithë natën?Unë nuk e kuptoj se si prindi që kërkon sot hetime serioze lejon vajzën të bredhë natën nëpër rugë.Edhe kushëriri paska qënë teveqel që e çon tek kasapi.Pse e lejoi vetëm?Le të theshte ajo ikë ai duhej ti theshte erdhe me mua do kthehesh me mua.Kkrime të shëmtuara nga budallëku i dashurisë…
ja e cilt jane pasojat
e nji hoqerie te dale jashte cdo kontrolli
i pambrojtur nga shteti dhe bombarduar nga mediat e TV-te
me propaganden e tyre te te qenit VIP – jo te studjojne dhe Diplomohen
ti referohen shoqerive te zhvilluara dhe marrin nga kjo Bote e trazuar
ate cfar eshte Pozitive per jeten ,
por nga mengjeziu nne darke rrijne para Pasqyrave e te zbukurojne fytyren me
u ber terheqe per zagaret e uritut te rrugeve
dhe hienat e nates .
—
Sigurishte qe eshte nji goice e re dhe Viktim jovetem e Politikave degjenruese
te VIP-ave shqiptare qe propogandohen 30-vjet me radhe medieve e TV-ve ,
por edhe pakujdesise e Familjes te Prinderve ,
te cilet duhet te mbrojne femijet duke i mbajtur afer e kujdesur per
ate se ku shkojne dhe me cilet shoqerohen .
Liria e cfrenuar , bije gjithcka .
————-
Ngushellime Familjes Shqiptare te viktimes ..
16 vjece, e veshur ne kete menyre qe del te shetise ne 3 pas mesnate, cfare fundi tjeter mund te kishte? Bageti te ishte, do kishte dike qe ti shihte a u futen ne vathe apo jo. Drejtesia duhet te denoje prinderit e saj sepse vajza ishte minorene.
Te vjen keq se e humbi jeten pa e filluar.
Por, dhe kjo nje por e madhe eshte me se e qarte nje jete normale nuk ka pasur. Ne fund te fundit mori ate qe vete e pregatiti.Sa per familjen me vjen keq per nje fund te tille as nje prind nuk ja do te keqen femijeve.
Per komentuesit e mesiperm: mos i gjykoni kaq turpshem prinderit e kesaj viktime, aq me teper qe vuajne humbjen e drites se syrit. Duhet te dini edhe ne c’ambient rriten femijet ne Greqi. Ata argetohen vone, ne oret e vona te nates. Une jam vete emigrante ne Athine. Kur e kishim vajzen ne kete moshe, i gerthisnim qe te kthehej ne shtepi jo me vone se ora nente e mbremjes, e shumta ne dhjete. Ajo kthehej gjithnje duke qare, duke thene se ne oren qe ajo kthehej, shoqet e saj dilnin. C’te benim!!! Per te mos e ndare nga shoqet dhe per te mos e pare gjithnje ne ate gjendje te pikelluar, u detyruam ta linim ne oret me te vona te mbremjes, duke mbajtur celularin prane veshit!!!!
Mirela ,
mos shiko fjalet e komentueseve ktu ,
por reagoni dhe mbani prane femijet tuaj
dhe kufizoni pak defrimet e nates ke femijet ,
sepse ashtu keni kontrollin dhe sigurine per jeten e femijes dhe kjo
ka me shume vlera se liria dhe defrimi sipas modelit grek.
Ne kritiokojme se ne dhimbet cdo vdekje e shqiptareve kudo ne bote
akoma me shume femijet qe vriten nga greket .
Dhe ktu qendron thelbi i komenteve tona .
Ne nji vend te psigurt si greqia femija duhet te kontrollohet
vazhdimishte . me ke do shkoj ne Disko dhe kur do jete ne shtepi
Edhe ne kemi femije .Por gjithcka ka nji orare per femijet ne adoleshece .
Do shkosh ne DIisko ?
ok.
NE ORA 20 ne shtepi .Ska me vend per diskutime .
Disiplina dhe rregulli me femijet eshte siguria e tyre dhe prindit klm
Me siguri prinderit kenaqeshin kur vajza ju sillte ndonje Euro nga shetitjet e saj ne mes te nates. Por tani duhet te perballen me ligjin se ajo ishte minorene.
Polici e ka vrare…nuk ka per tu gjendur
Kur kriminelet greke te veshur me uniforme e tere makineria vrastare greke vihet ne perdorim te mbuloje kriminel duke e shpallur te mistershem.Kur nje kriminel shqiptar dhe nje grek i marrin jeten nje vajzr greke te dy denohen por krimineli shqiptar i nenshtrihet edhe pogromit mediatik dhe shoqeror grek te cilet vendosin edhe nje ndeshkim barbar ne linje te drejte me kulturen hakmarrese greke, e cila zbatohet nga kriminelet me uniforme te burgjeve greke duke i dhene dore te lire krimineleve greke te bejne menxyra te padegjuara ne Europen e shekullit te 21.
Mirela ,
mos shiko fjalet e komentueseve ktu ,
por reagoni dhe mbani prane femijet tuaj
dhe kufizoni pak defrimet e nates ke femijet ,
sepse ashtu keni kontrollin dhe sigurine per jeten e femijes dhe kjo
ka me shume vlera se liria dhe defrimi sipas modelit grek.
Ne kritiokojme se ne dhimbet cdo vdekje e shqiptareve kudo ne bote
akoma me shume femijet qe vriten nga greket .
Dhe ktu qendron thelbi i komenteve tona .
Ne nji vend te psigurt si greqia femija duhet te kontrollohet
vazhdimishte . me ke do shkoj ne Disko dhe kur do jete ne shtepi
Edhe ne kemi femije .Por gjithcka ka nji orare per femijet ne adoleshece .
Do shkosh ne DIisko ?
ok.
NE ORA 20 ne shtepi .Ska me vend per diskutime .
Disiplina dhe rregulli me femijet eshte siguria e tyre dhe prindit klm
Ore si mund t‘thuash ne nji vend t‘pa sigurt si greqia kur ne shqiperi vriten perdhunohen shantazhohen çdo dite rinia nga vet shqiptaret?!
Shuuum shqiptare ne Greqi fmijet keshtu i lejne jashta naten , Ne Greqi ashte ba deti kos per shqiptaret vesh e gjvesh vajzat ne jete nate, nje minorene sa nje 30 vjeqe.Ruani femijet e juaj jo bagetine e Grekut.Ngushellime familjes.