DETAJET: 39 vjeçari tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë, ndërhyn Policia dhe e shpëton

18 Korrik 2020, 16:01Kronika TEMA

Një 39 vjeçar në gjendje të rëndë psikologjike ka tentuar të vetëdigjet përpara godinës së kryeministrisë.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së forcave të rendit është bërë i mundur shpëtimin e tij, ndërsa ishte lyer me benzinë.

Tiranë/Informacion paraprak nga policia: 

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një  shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të  vetëdigjet.

39 vjeçari është shoqëruar  nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(TemA)

 

2 komente në “DETAJET: 39 vjeçari tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë, ndërhyn Policia dhe e shpëton”

  1. Anda says:

    Gjysma e Shqiperise keshtu eshte katandisur kane nje shtet pa shpirt qe kujdeset shume per shtetasit e vet dhe per oligarket…shkarerrim mynxure…shkofshin ne djall me soj e sorollop…

    1. Ed says:

      A me Anda se paske kuptuar qe nuk jane individet pa shpirt… por sistemi qe prodhon njerez te tille !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje