Drejtori i Burgjeve, Ismaili: S'është i rehabilituar për të dal. Zani Caushi: Tërhiqem nga kërkesa për lirim me kusht

17 Korrik 2020, 11:59Kronika TEMA

Myrteza Caushi nuk do të dalë nga burgu me kusht. I forti i Vlorës në seancën e sotme në gjykatën e Korçës u tërhoq nga kërkesa për lirimin me kusht që kishte bërë. Fillimisht Caushi kërkoi që t’i njihet dinamika e gjykimit, me argumentin se ka kryer 3/4 e dënimit.

“Kam bërë 31 vite burg” u shpreh Caushi. Por në mes të seancës, Caushi vendosi në mënyrë surprizë që të linte në mes betejën e nisur me drejtësinë duke u tërhqeur nga kërkesa për lirimin me kusht. Në dijeni të kësaj lëvizje nuk ishte në dijeni as avokati i tij.

Edhe pse prokuroria sot nuk arriti që të shprehej, Report Tv mësoi dje se organi i akuzës ishte kundër kërkesës, ashtu sikur edhe drejtoria e Burgjeve, ku Agim Ismaili tha se Caushi nuk është rehabilituar, prandaj duhet të qëndrojë në qeli në Drenovë, ku u transferua nga Burreli në 2011.

Pikërisht ky fakt duket se ka ndikuar që Caushi të tërhiqej, teksa gjyqtari Selaudin Pysqyli i vendosi vulën duke e cilësuar si të papranueshëm kërkesën për lirimin me kusht dhe pushuar çështjen. Seanca e sotme u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Të gjitha rrugët që të çonin në gjykatën e Korçës u bllokuan nga policia, që rrethoi të gjithë zonë. Caushi qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës ndërsa ndaj tij rëndon dënimi me burg përjetë për vrasje, trazirat e 1997 dhe grup kriminal.

2 komente në “Drejtori i Burgjeve, Ismaili: S’është i rehabilituar për të dal. Zani Caushi: Tërhiqem nga kërkesa për lirim me kusht”

  1. xhoxhi says:

    Torturat që kanë bërë banda e tij as duhet diskutuar lirimi i tij.Kanë vrarë kanë torturuar njerëz skanë lënë gjë pa bërë dhe pa pikë turpi kërkojnë lirim nga burgu.Mbi ta duhen përdorur torturat që kanë bërë ndaj të tjerëve derisa ti dalë shpirti dhe jo të hanë bukën e popullit..

  2. Lani says:

    O xani vllaj je mire ne burge se ha e pi e merr fryme degju mua vella .se po doli ti nemuruan plumbat kokes vella

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje