Gjermani: ”Biontech” dhe ”Pfizer” dritë jeshile për vaksinën kundër COVID-19

20 Korrik 2020, 12:40Bota TEMA

Kompania gjermane ”Biontech” dhe gjiganti farmaceutik amerikan ”Pfizer” morën porosinë e tyre të parë nga Britania e Madhe për një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit të ri që ato po zhvillojnë, sipas raporteve të kompanisë me qendër në Mainz.

”Marrëveshja parashikon furnizimin me 30 milionë doza të vaksinës BNT162 në vitin 2020 dhe 2021, subjekt i suksesit klinik dhe aprovimit rregullator”, thuhet në një shënim, por detajet financiare të marrëveshjes nuk janë dhënë.

Ugur Sahin, CEO i ”Biontech” dhe bashkëthemelues, falënderoi qeverinë britanike për mbështetjen dhe besimin e saj.

“Kjo marrëveshje është pjesë e angazhimit tonë për të adresuar pandeminë duke krijuar një ofertë globale. Ne po diskutojmë atë paraprakisht me më shumë agjenci të tjera qeveritare dhe shpresojmë të njoftojmë së shpejti marrëveshje të mëtejshme të furnizimit”, tha ai.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) kohët e fundit dha “aprovim të përshpejtuar” për këto dy vaksina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje