Flota ruse ndjek shkatërruesin amerikan në Detin e Zi

20 Korrik 2020, 11:50Bota TEMA

Flota ruse e Detit të Zi ka filluar të gjurmojë lëvizjet e USS Porter, i cili hyri në Detin e Zi të dielën, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

“Forcat e Flotës së Detit të Zi kanë filluar monitorimin e ‘USS Porter”, i cili hyri në Detin e Zi në orën 19:45 me të Moskës”, thuhet në deklaratë.

Mediet ruse kujton se Flota e Gjashtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi më herët të dielën se “USS Porter” po përparon drejt Detit të Zi.

Shkatërruesi do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake “Flladet e Detit – 2020”, e cila do të mbledhë njësi nga nëntë vende.

Rreth 2,000 ushtarë, 27 anije dhe 19 aeroplanë pritet të marrin pjesë në stërvitjen, e cila do të fillojë të hënën dhe do të zgjasë deri më 26 korrik.

Përveç forcave amerikane, njësi nga Ukraina, Bullgaria, Gjeorgjia, Spanja, Norvegjia, Rumania, Turqia dhe Franca do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

1 komente në “Flota ruse ndjek shkatërruesin amerikan në Detin e Zi”

  1. astrit says:

    Eshte destrojer (destroyer ne anglisht), por qe nuk perkthehet ne shqip apo gjuhe te tjera. Me kete term njihet ne gjuhen ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje