"Gjyqi i vitit": Aktorët (edhe femra) me të cilët Johny Depp akuzon ish-gruan se e ka tradhtuar

20 Korrik 2020, 19:46Lifestyle TEMA
"Gjyqi i vitit": Aktorët (edhe femra) me të cilët Johny

Amber Heard pretendon se ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp e ka akuzar për tradhti me kolegët, me të cilët ka bashkëpunuar për filmat e saj!

Në një zbardhje të deklaratatve të saj të bëra në gjyq, sipas Daily Mail, ajo shprehet se aktori e ka akuzuar për tradhti me një listë të madhe kolegësh, përfshi Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsworth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – madje dhe me gra, Kelli Garner.

Ajo pretendoin se Johnny i ka thënë që ka pasur një lidhje edhe me Leonardo DiCaprio-n pas një audicioni, të cilin e quajti “kokë kungull”.

Pohimet e saj të jashtëzakonshme dolën pasi aktorja ka filluar ditën e tretë të paraqitjes së provave se është dhunuar nga ish-bashkëshorti në shumë raste, kur ai ka qenë i pirë dhe i droguar.

Madje, ajo foli në veçanti edhe për një rast në Australi, ku pretendon se Depp e ka mbajtur peng për tre ditë.

Heard foli për abuzimin fizik dhe verbal të ish-burrit, teksa rrinte larg tij në gjyq.

Ajo u shpreh se ndihej si e marrë peng në marrëdhënien e tyre dhe e trembur gjatë gjithë kohës.

Heard, 34 vjeç, gjithashtu pritet të përballet me akuzat se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me miliarderin e Tesla-s, Elon Musk, dhe pretendimet e miqve të Depp se ajo e sajoi abuzimin për të shantazhuar ish-burrin e saj kur u divorcuan në vitin 2016.

Aktorja, e cila u përfaqësua nga avokatja e saj, Jennifer Robinson, ka ndarë fotografi të fytyrës së saj në dukje të mavijosur pasi z. Depp dyshohet se e kishte goditur me një telefon në fytyrë – por dëshmitarët e aktorit kanë pohuar se nuk kishte shenja lëndimi kur e panë atë një ditë më pas.

1 komente në ““Gjyqi i vitit”: Aktorët (edhe femra) me të cilët Johny Depp akuzon ish-gruan se e ka tradhtuar”

  1. Erla says:

    Po ai mbrapa mos eshte Taulant Balla ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje