Udhëtimi drejt Italisë: Ja udhëzimet që duhet të respektojnë qytetarët

20 Korrik 2020, 21:22Sociale TEMA

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka publikuar sot udhëzimet sesi mund të udhëtohet nga Shqipëria drejt Italisë.

Kështu, në rastin e udhëtimit nga Shqipëria drejt Italisë duhet të mbahet parasysh se duhet të firmoset vetëdeklarimi, i cili përmban disa pika kryesore, deklarimi se nuk kanë qenë të infektuar me Covid-19, apo të karantinuar për 14 ditë.

Po ashtu qytetarët duhet të nënshkruajnë deklarimin se nuk kanë temperature trupore mbi 37.5 GC (pavarësisht se kryhet matja e saj në momentin e udhëtimit nga autoritetet kufitare).

Ata lejohen kur në momentin e udhëtimit nuk shfaqin shenja të lodhjes, humbjes së shijes, dhimbjes trupore, kollës, frymëmarrjes së rënduar, diarre, dhimbje fyti, ethe të përgjithshme.

Nuk kanë pasur kontakte të ngushta me persona të infektuar me Covid-19, në 48 orët përpara shfaqjes së simptomave.

Nuk kanë pasur kontakte të ngushta me persona të infektuar me Covid-19 në 14 ditët e fundit.

Në rastin e udhëtimit drejt Italisë, me çfarëdo lloj mjeti, edhe nëse janë asimptomatikë, janë të detyruar të komunikojnë direkt me organet përkatëse shëndetësore të zonës ku janë rezidentë, për të informuar mbi gjendjen e tyre.

Të gjithë këta qytetarët do të jenë të detyruar të zbatojnë karantinën 14 ditore pranë banesës së tyre, dhe për këtë do të ndiqen me kontrolle nga shërbimet shëndetësore.

Në rast të shfaqjes së simptomave, janë të detyruar të lajmërojnë menjëherë mjekun e familjes, apo qendrën shëndetësore të zonës ku banojnë. Në këtë rast, qytetarit do t’i kryhet menjëherë testi molekular

1 komente në “Udhëtimi drejt Italisë: Ja udhëzimet që duhet të respektojnë qytetarët”

  1. Udhetar says:

    POLICAT NE RINAS JANE TE PA MESUAR BILES IDIOTA NUK DIN TE SILLEN CUDITERISHT MBAJNE EDHE KERRBAC NE DORE GJE QE NUK E KAM PAR AS NE KUFIRIN MEKSIK – SHBA. NJE POLIC NE RINAS DUHEJ TU THOSHTE UDHETAREVE ME NJRZILLEK KU DUHEJ TE PRISNIN E KALONIN. KURSE AI U THOSHTE. OR TEJ, UNE KAM QEF ME U RADHIT NJATJE E ME KALUE NJITU NJI KA NJI BASH SI DELET KUR U MERR TAMLIN. DHE KERRBACIN GATI NE DOR SE MOS NDONJAERI NUK BENTE SI THOSHTE AI. ISHA PLAK DHE I LODHUR NGA UDHA SHUM E GJAT, PO TE ISHA AI QE KAM QENE TE PAKEN 30 VJET ME PARE DO JA RREMBEJA ATE KERRBACIN NGA DORA DHE DO JA PLINKSJA KOKES, PER QELLIM EDUKIMI E JO PER GJE TJETER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje