VIDEO: A mund të jetë ky personazh qesharak, president i SHBA-së?

20 Korrik 2020, 22:30Lifestyle TEMA

Ndërsa askush nuk mund të besojë se reperi amerikan Kanye West me të vërtetë do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara, ai zyrtarisht nisi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen këtë vit me një tubim në Charlestone.

Kandidati i Birthday Party, themeluesi i të cilit dhe drejtuesi aktual, erdhi në tubim me një armaturë kamuflimi të policisë, dhe vendosi t’i drejtohej audiencës që erdhi për ta mbështetur pa mikrofon.

Gjatë fjalës së tij, ai preku tema shumë të ndjeshme si aborti, feja dhe tregtia ndërkombëtare. Sa i përket abortit, ai tha se duhet të jetë i ligjshëm, por shtoi që stimulimet financiare për nënat mund të zvogëlojnë numrin e aborteve.

Si shembull, West deklaroi, “Kushdo që lind një fëmijë duhet të marrë një milion dollarë nga shteti”.

Përgjithësisht, ato që tha, qenë më shumë qesharake se serioze.

Reperi amerikan mbajti tubimin e parë zyrtar në fushatën presidenciale, të nisur në Karolinën e Jugut, teksa pati kritika kundër rrjeteve sociale, pornografisë dhe abortit.

West po diskutonte për politikë me mbështetësit dhe në një pikë nuk i mbajti dot lotët. “Mamaja më shpëtoi jetën. Babai donte të më abortonte. Por mamaja më shpëtoi. Nuk do të ekzistonte Kanye West, vetëm sepse babai im ishte shumë i zënë. Për pak do vrisja vajzën time…”.

Këtë deklaratë West e zgjeroi më tej duke nënvizuar se bashkëshortja, Kim Kardashian, solli në jetë vogëlushen North edhe pse ai nuk e dëshironte një gjë të tillë. 43-vjeçari po fliste pa një skript të qartë dhe po bënte deklarata nga çfarë i vinte në mendje, pa një mikrofon në dorë dhe veshur mbante një jelek antiplumb.

Fansat e West kanë vënë në dyshim kandidaturën e tij të minutave të fundit për zgjedhjet presidenciale amerikane pasi dyshojnë se e gjithë kjo është një reklamë promocionale për një album këngësh që pritet të dalë së shpejti. Tubimi i fundit nuk qartësoi asgjë, por dyshimet e shtuan dhe më shumë pasi reperi publikoi në Twitter një listë këngësh, të cilat mendohet se janë pjesë e albumit të ri.

9 komente në “VIDEO: A mund të jetë ky personazh qesharak, president i SHBA-së?”

  1. Zeni says:

    Ky eshte qesharak, pir ai tjetri eshte me shume! Tani ke te zgjedhe Amerika? Kete apo ate qe ka!?

  2. Rrumpalla says:

    Këtij 1 milion $ i duket si 1 mijë lekësh Shqiptar, dhe ja ngjesh për qejf të vet. Ky do marrë ca vota paskësh dhe do i prishi punë Joe Badenit. Kështuqë fiton Trump trapi.

  3. titi expert says:

    po me qesharake se Luli jone nuk eshte.

  4. Jaro leshi, mustaqemuti says:

    Po ky murri i zi nga doli ??? Ky kujton se thote disa kenge vari lesht , kenge qe cte vjen nga bytha i reciton , dhe kujton se eshte i rendezishem per Kombin Amerikan , dhe pretendon se mund te drejtoje nje komb potent . Kush ?? Murri , ky idjot , se behet fjale per shume idjot , deri dje deklaronte fans i terbuar i tjetrit bergerngrenesit Trump , nga na doli i vetem tani ?? Kujton se eshte i zi dhe se timing eshte tani ne favor te tij , ose e leshoi Trumpi si zagar i zi te presi vota dhe te turbulloje ujrat demokrateve. Qesharakja nuk eshte se pretendon murri i zi , shume qesharake eshte se eka besuar se eshte i afte per President teUSA …….kohe te keqia vine ……

  5. 1962 says:

    Eshte po aq qesharak sa Trump.

  6. Al says:

    Pikerisht atehere kur mendoja se injoranca e the average American citizen nuk mund ishte me keq… Nuk zhgenjejne kurre!

  7. petrit says:

    Ky te ben te qeshesh edhe kur qan.te vjen keq qe politika Amerikane eshte katandisur me keta sharlatane.

  8. Llastik edepsez says:

    Esht njesoj sikur tek ne te kandidoj Ver Llapa dhe minister kulture te vejm Ard daullxhiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje