FOTOT: E prekur me koronavirus, djali shikon nënën e tij nga dritarja e spitalit çdo ditë

21 Korrik 2020, 09:22Sociale TEMA
FOTOT: E prekur me koronavirus, djali shikon nënën e tij nga dritarja

Një imazh prekës është bërë viral orët e fundit në rrjetet sociale. Fotoja është publikuar nga mjekja Anika Dokle.

Shkrepja tregon se si një djalë, qëndron në parvazin e dritares së dhomës së spitalit, ku është shtruar nëna e tij.

Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19,”- shkruan gjinekolgia krah fotos.

Dhe sipas mjekes, nëna e tij është e prekur me Covid-19. Për të mos qëndruar larg saj, i riu, me maskë, hipën çdo natë në parvaz dhe vështron nënën e tij.

Edhe pse mjekët ia kishin ndaluar që të vizitonte nënën e tij shkaku i masave të sigurisë, djaloshi palestinez vazhdonte ta bëjë të veten.

Vëllai i tij ka treguar se ai është i vogli i familjes dhe se ka qenë i lidhur ngusht me nënën, sepse babi i tyre ka 15-vite që ka vdekur.

 

1 komente në “FOTOT: E prekur me koronavirus, djali shikon nënën e tij nga dritarja e spitalit çdo ditë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje