Nis pa humbur kohë puna, Bashkia e Tiranës ndërhyn për kolektorin e ri dhe rehabilitimin e rrugës së “Durrësit”

21 Korrik 2020, 23:06Sociale TEMA
Nis pa humbur kohë puna, Bashkia e Tiranës ndërhyn për

Pa humbur kohë, Bashkia e Tiranës nisi nga puna për zëvendësimin sa më shpejt të kolektorit përgjatë rrugës së “Durrësit” si dhe të rehabilitimit të plotë të këtij segmenti.

Mjetet e rënda të bashkisë dhe punonjësit e saj po punojnë intensivisht për përfundimin e punimeve në kohë rekord, ndërkohë që puna do të vijojë edhe në mbrëmje.

Ashtu sikurse kolektori në në rrugën “Dritan Hoxha”, “Don Bosko” dhe në rrugën e “Elbasanit, edhe kjo ndërhyrje tepër e domosdoshme në kolektorin kryesor të shkarkimit eliminon problemet e shkaktuara nga rrjeti i amortizuar, i ndërtuar shumë vite më parë.

Ky investim, ashtu si çdo tjetër në qytetin tonë, po kryhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje