Testet serologjike zbulojnë zonat më të prekura nga koronavirusi në Tiranë

21 Korrik 2020, 18:37Sociale TEMA

Epidemia e koronavirusit në Shqipëri është vetëm në fillimet e saj. Përjashtim nuk bën as Tirana edhe pse është vatra më e madhe e infeksionit të Covid-19.

Në këtë përfudim ka dalë studimi i mjekëve Genc Sulçebe dhe Alban Ylli. Pas testimeve serologjike të kryera në grupe të caktuara në popullatën e kryeqytetit rezultoi se vetëm 6-7% e tyre e kanë kaluar koronavirusin.

Epidemiologu Alban Ylli thotë se jemi larg imunitetit kolektiv dhe me pozitivitet më të ulët krahasuar me vendet e tjera.

Virusi do të vijojë përhapjen gjatë verës dhe në shifra më të shtuara se aktualisht. Epidemiologu  Alban Ylli propozon frenimin e hapjes së mëtejshme, vendosjen e masave drastike deri dhe në shtyrjen e vitit të ri shkollor, në varësi të ecurisë së sëmundjes.

Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik është kritik ndaj qytetarëve në lidhje me mosrespektimin e masave. Ai kërkon ndërgjegjësimin e popullatës për t’u përshtatur me këtë normalitete të ri që nuk dihet sa do të zgjasë deri në daljen e vaksinës.

Nga testimi i kryer në popullatën e Tiranës u vunë re diferenca të përhapjes së virusit edhe brenda zonave.

Lagjja pranë Poliklinikës 9 në “Rrugën e Kavajës”, zona e “Pazarit te Ri” dhe ajo pranë rrugës “Siri Kodra” rezultuan me numrin më të lartë të personave pozitive nga Covid-19.

Ndërsa zona pranë sheshit “Willson”, lagjja poshtë Liqenit Artificial dhe Lapraka kishin numër më të ulët të infektuarish.

1 komente në “Testet serologjike zbulojnë zonat më të prekura nga koronavirusi në Tiranë”

  1. Dino says:

    OBOBOBOBOBOOOOO DOLI PRAP KY ALBAN YLLI ZHVATESI I PROJEKTEVE. MOS I BESONI SE GJITHCKA E BEN FALS. KY NJERI KA 25 VITE QE GJUAN SITUATAT PER TE PERFITUAR PROJEKTE MILIONA EURO E DOLLARE QE KURRREEEE NUK I KA REALIZUAR. MOS I ZINI BESE SE DHE KETE HERE I RREME ESHTE. KETE SULCEN NUK E NJOH POR ME VJEN KEQ QE NGATERROHET ME KETE YLLIN, NESE ESHTE BURRE I MIRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje