Studimi: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në 2100 për shkak të ngrohjes globale

21 Korrik 2020, 14:20Lifestyle TEMA

Arinjtë polarë mund të zhduken deri në fund të shekullit, nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa për ngrohjen globale, sipas një studimi. Zhdukja graduale e habitatit të tyre për shkak të shkrirjes së akullnajave po shkurton kohën e gjuetisë të arinjve polarë, deklaruan shkencëtarët, shkruan EuroNews.

“Nëse akullnajat shkrihen, arinjtë polarë nuk kanë ku të shkojnë”, tha Peter Molnar nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Për sa kohë akulli vazhdon të shkrihet kafshët do të detyrohen të shkojnë në destinacione të gjata, për të gjetur ushqim në mënyrë që të ushqejnë këlyshët e tyre. Femrat janë më të prekura nga  ky fenomen, pasi ato do të duhet të hyjnë në çadrat e tyre në vjeshtë të për të lindur në mes të dimrit dhe të dalin në pranverë me këlyshët e tyre.

“Ata duhet të kapin foka për të ruajtur yndyrë të mjaftueshme dhe të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer këlyshët e tyre gjatë verës,” tha Amstrup.

“E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar ata është të mbrojmë habitatin e tyre duke parandaluar ngrohjen globale,” tha Amstrup.

4 komente në “Studimi: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në 2100 për shkak të ngrohjes globale”

  1. Shefkiu says:

    Keni ngelur pa fonde mutër, shokë të Sazan Gurit. Në ju kris trapi për arinjtë juve nëse do zhduken apo jo, ju keni hall të mos ju zhduken fondet që vidhni gjoja në emër të “ngrohjes globale”. 450 milion dollarë i vajti pasuria Al Gore nga ngrohja globale ose siç ja ndryshuan emrin duke e pagëzuar me një të ri, “ndryshimet klimatike.”.

  2. Laku says:

    KETA QE NUK PARASHIKOJNE DOT KOHEN PER 10 DITE TANI NA THONE CDO BEHET PAS 100 VJETEVE.HAHAHA

  3. xhoxhi says:

    Bota do shkatërohet qoftë pas 100 vjetësh qoftë pas 200 vjetësh.Çdo gjë shkon keq e më keq jo vetëm nga dora e njeriut por edhe nga zhvillimi teknologjisë.Popullsia ritet nevojat riten toka kaq ka mundlsi të mbajë mbi supe me ushqime dhe kështu siç ka filluar shkatërimi i mjedisit ashtu do zhduket çdo gjë.Ku është zoti ta shpëtojë këtë katastrofë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje