Ish-presidenti argjentinas Carlos Menem do të martohet përsëri me ish-bashkëshorten e tij Zulema Yoma, me të cilën u divorcua në mënyrë skandaloze në vitin 1991.
Lajmi u konfirmua nga avokati Mauricio D’Alessandro.
Dyshja kanë qenë martuar më 7 shtator të vitit 1966 dhe tani ata do të organizojnë përsëri një dasmë, rreth 30 vite pas divorcit.
Çifti kishte dy fëmijë, Carlitos Menem, i cili vdiq më 15 mars të vitit 1995, në moshën 26 vjeçare, kur u rrëzua me helikopter në Buenos Aires, dhe Zulema María Eva Menem, e cila pas ndarjes së prindërve të saj në kohën kur i ati qe president, u bë Zonja e Parë e Shtetit.
Pas divorcit, Yoma dhe Menem kanë patur shumë konfrontime për vite me radhë, saqë ajo e fajësonte për vdekjen e djalit të tyre.
Ish-presidenti u martua në vitin 2001 me ish-modelen kiliane Cecilia Boloço, por në vitin 2007 ata u divorcuan. Ata kanë një djalë së bashku: Máximo Menem.
Me kalimin e kohës dhe falë vajzës së tyre Zulemitës dhe nipërve, Yoma dhe Menem u afruan përsëri me njëri -tjetrin dhe bënë paqe në vitin 2016.
Ish-presidenti po kalon një moment delikat shëndetësor dhe ai u shtrua përsëri në spital mëngjesin e të enjten në Sanatoriumin e Los Arcos.
Mbreti Juan Carlos me te shoqen
Nga ky rast është frymëzuar PD-ja që ka filluar të martohet përsëri me deputetët e larguar,( kuptojme divorcuar) me parë . Kane të drejtë . Pa martuar nuk rrihet. Gra ,apo burra të rinjë nuk ka, ndaj martohuni me te vjetrit…..
NJE PERJETIM ME CARLIS MENEM
Ne dhjetor1990 beja perkthyesin dhe konikanin e ish- shefit te diplomacise shqiptare Zotit Reiz Malile ne disa vende te Amerikes Latine.
Pas Kubes se Fidel Castro’s dhe Meksikes i erdhi radha Argjentines.
Me 12 dhjetor 1990 e priti Presidenti i Argjentines Carlos Menem. Ish balle per balle me te dhe ne krah te djathte ai kishte sekretaren e njekohesisht kunaten, motren e gruas se tij.
Pothuajse gjate gjithe nje ore e pak qe zgjati takimi ai perkedhelte nga monte me kembe kunaten e tij….
Pasi mbaron takimi Reizi i thote ish- ambasadorit shqiptar ne Argjentines Pirro Andonit se “ keta latinet jane te degjeneruar fare”
“ Eshte pjese e kultures se tyre”, i pergjigjet Pirroja. “Nuk e kane per gje nje sjellje te tyre aq me teper qe Menemi eshte me prejardhe libaneze…gjak i nxehte ne te dy krahet”
Edhe rimartesa e tij me ish- gruan eshte vetem deshmi e kesaj kulture dhe liberalizmit te tyre…
Te ritrashegohen !
I ka ardh vafti orziut, s’e varrosin cupelinat do dadon e vjeter pa si plasi per te.