Nga Andi Bushati
Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar. Kjo që po ndodh ditët e fundit po dëshmon edhe njëherë, se është një naivitet idiotesk të shpresosh se me të mundesh të bësh një marëveshje normale, në kuadrin e një sistemi demokratik.
Mbledhja pa opozitën e tryezës së Këshillit Politik, arsyeja e vetme e egzistencës të të cilit është të qenit konsensual, dëshmon për të pafundmen herë se ai mbetet një partner dinak dhe i pabesë.
Në këtë mënyrë, shefi i rilindjes është sjellë që pas nënshkrimit të paktit të 5 qershorit, kur fillimisht ra dakord të pranonte sistemin ku garohej me koalicione si dhe mosndryshimin e regullave të lojës në mënyrë të njëanshme.
Por, pa u tharë boja e kësaj firme ai prodhoi një dredhi tjetër, hedhjen poshtë të këtij pakti, ndryshimin urgjent të Kushtetutës dhe pengimin e PD dhe LSI për të hyrë në koalicion me lista të veçanta në zgjedhjet e ardhshme.
Deri këtu Rama është brenda logjikës së tij. Ai po bën të vetmen gjë që di të bëjë më mirë. Ata që janë vënë në rolin e budallait janë sërish opozitarët, që besuan për të disatën herë se kishin gjetur mekanizmin që do ta detyronte kryerilindasin të luante ndershëm.
Që në tetorin e shkuar, pasi dështoi në përdorimin e forcës, prishjen e zgjedhjeve moniste dhe rrëzimin e regjimit me bomba molotov, dyshja PD- LSI shpalli një platformë të re opozitare. Thelbi i këtij dokumenti të pranuar konsensualisht ishte të justifikonte pafuqinë për tu përballur me pushtetin autoritar përmes vendosjes së vijave të kuqe të bashkëpunimit me të.
Opozita braktisi mitingjet, hoqi dorë nga sllogani “zgjedhje pa Ramën kryeministër” dhe la të hapur diskutimin me mazhorancën, por pa Damian Gjiknurin që e etiketonte si hajdut të provuar votash, pa Rudina Hajdarin që e konsideronte si të tradhëtare të blerë nga qeveria dhe me kryesues ndërkombëtarë të dialogut.
Pas kësaj tërheqje të parë në tetor erdhi e dyta në janar. PD dhe LSI, pranuan të uleshin në tryezën e reformës zgjedhore, duke i dhënë oksigjen regjimit, përpara konferencës së donatorëve dhe hapjes së negociatave. E gjitha kjo u shoqërua edhe me tërheqje të tjera. Përballë gjeti në tryezë, pikërisht Gjiknurin, pikërisht Hajdarin dhe asnjë kryesues të huaj.
Pas pesë muajsh debatesh, konfrontimesh dhe diskutimesh, kur u duk sikur një pakt i arrnuar u arrit, për vëzhgimin e qendrave të votimit me kamera dhe për identifikimin biometrik të zgjedhësve, Rama sërish e përmbysi tryezën duke thirrur në ndihmë këtë herë sharlatanët e parlamentit të përgjysmuar.
Tani opozitës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të shkojë drejt zgjedhjeve me të mbathuara nëpër shalë, dhe të rrijë gjithë ankth për pabesinë e re që do i bëhet në të ardhmen.
Pikërisht ajo që po ndodh këto ditë është edhe njëherë treguesi se akti me kurajoz dhe më i drejtë që ka bërë opozita reale ishte ai i djegjes së mandateve, dhe daljes nga ai sistem të cilin Rama e kontrollon si padroni që ka në dorë edhe gurin edhe arrën. Sa herë ka tentuar të kundërtën, qoftë në 18 maj 2017, qoftë në janar apo qershor të këtij viti, ajo ka dalë më pas e tradhëtuar dhe e zhgënjyer.
Edhe njëherë tani po provohet se me Edi Ramën është e pamundur një lojë me rregulla. Kur është puna për pushtetin e tij ai shpërfill çdo normë dhe çdo pakt. Atë që po bën sot me shfuqizimin e koalicioneve dhe me ndryshimin unilateral të kushtetutës, asgjë se pengon ta bëjë nesër me truqe të tjera për grabitjen e zgjedhjeve.
Prandaj kjo situatë e pas 5 qershorit, e ka vënë edhe njëherë opozitën para dilemës se me ç’mënyrë duhet të përballet me të.
Ashtu sikurse kanë vërtetuar dhjetra raste, rruga legale dhe demokratike duhet përjashtuar. Nëse ka këllqe, opozita duhet ti kthehet rrugës radikale. Ose në të kundërtën, nëse është e pafuqishme për të, le të mos i mbajë shqiptarët me shpresë, se do ktheje normalitetin përmes tryezash që Rama i përmbys sa herë të dojë.
Normalizimi i tij është një mision iluziv. Me të ka vetëm dy rrugë: ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar.
Qe kush je ti mo injorant qe flet ne emrin tim????????
Duroje Bushat ashtu sic te duron ty ai perdite pa te bere padi per gjithe maskarrelleqet qe te nxjerr goja e ai lapsi yt i dale boje perdite. Nuk ke se çben. Kjo eshte demokracia.
Nuk keni asnjë ide mbi rregullat e demokracisë.
Sillni argumenta të nxitur ose nga inati ose nga interesi personal.
Vari k…t teze ,punë ushtrie.
Shume dakort me titullin….shkrimit as qe i hodha syte
Ose duhet ti rruash shelegun.
Rrezoje ti o i tredhur,se na cave K… kaq kohe,dil te te shofim se cfare je i zoti te besh.Ushkur
Bushat ka tre rruge ose duhet rrezuar ose duhet duruar ose ne grup siq jeni ca gazetaruc ti hani kokrren e mutit Edi rames dhe gjithe partis socialiste
Ha hahahah ky eshte filozofi Bushati qe nga mendimi absulut qe ka e tregon fare qarte shkallen e larte te injorances. Njeri inantcor qe per te provuar teorine e tij te “Revolucionit” pra te permbysjes dhe te marrjes se pushtetit me dhune si “Revolucioni i Tetorit ” ne Rusi, kerkon argumenta per tiu kethyer edhe nje here deshtimit te pa kontestuar te “revoltave te dhuneshme” qe nuk kane nevoje per koment.
Bushat, dhe tere Bushatet qe besojne ne revolucione, jeni te mbaruar si analiste si qytetare dhe si njerez normale te ketij vendi. Ju nuk doni asgje vetem kerkoni rremuje qe Shqiperia mos te perparoje ne marveshje me BE. Ju kerkoni rremuje qe te merrni perseri pushtetin si e kishin baballaret tuaj. Komunizmi ka vdekur Bushat e bashke me te edhe Hoxhat edhe Kapot me soj e sorollop .
Ik mor rrot k.ri. Ke 8 vjet qe vetem budalliqe thua e shkruan.
Edhe 35 vjet….mbani mend…
Je i lig dhe genjeshtar.Gjej ne marveshjen e 5 qershorit piken ku percaktohen koalicionet dhe behesh 100% i besueshem ,ndryshe je shpifes
Po p’se eshte dinak dhe i pabese ?!?! A ja dha Lulkes gjysmen e qeverrise ne 2017-en ?!?! Apo ajo “it wasn’t good enough” ?!?! C’fare i dha Saliu atij ne 2009-en pervec djegies se fletave te votimit (sikur po zinin shume vend ne KQZ-se dhe s’kinin c’fare te benin me to). Saliu si dha asgje Rames dhe Rama fitoj. P’se qenka e thene qe Rama ti japi dikujt dicka (megjithese ja dha qesharakut) ?!?! Apo per hir te demokracise ?!?! Pse more mjekrrosh e legjitimoke qe dikush (ate qe do ti kuptohet) duhet te marri dicka sa here te ket zgjedhje ?!?! C’fare akti kurajoz eshte te lesh mandatin per hir te samarit (Rames) dhe te lesh gomarin (popullin) pa perfaqesim ?!?! C’fare kurajo qenkerka kur populli qe te ka zgjedhur, e le ne balte ?!?! Prishej qeverria dhe shteti mund te rreshqiste ne anarki dhe keas ?!?! Por ti nga mendja je nje kec ne rastin me te mire dhe nje kamikaz kur je lluce. Per ta rrezuar, te duhet edhe Cim Peqja me vete, ajo deputetja-sekretarja e pare e partise se PPSH-PD-se qe lexon fleterrufete ne Parlament ne emer te popullit, dhe Lefter Maliqin (kanacen). Merri keta dhe rrezojeni.. Pse dashke dike te provoj corben qe gatuan (shkruan si rasti konkret). Vish opingat dhe provoje mor trim..
Ti ne nje emision sikue ishe dakort dhe me hapjen e listave dhe the se opozita po te doje behet bashke dhe caktojne bashke nga nje kandidat per cdo qender dhe fitoren e kane te sigurte. Apo tani u ftillove dhe ti pas kaq ditesh pasi mendove se ne rradhet e opzites nuk mund te gjesh nje kandidat per hajer se jane te gjithe si keta qe jane ne parlament ,dhe se me keta kandidate opozita nuk mer as 50mandate .
Se cfare ka bere rama me mamane tende, ose cafer mendon ti se ka bere, nuk eshte mire qe te reflektohet ne media. Media eshte publike dhe duhet ti sherbeje publikut dhe jo qefmbetjeve tuaja, prandaj mbylle ate hale se na qelbe. Pleh.
Bushat, si ti edhe opozita, duhet të mësoni të luani shah më mirë se Edi Rama përndryshe do ta duroni Edin deri sa ai të ngriht vetë nga tryeza e lojës.
Qe nuk behet politike ne Shqiperi kete e kupton dhe me i pa shkolluari.Me thoni kush nga keta qe jane ne krye te politikes ka punuar per kombin.Kur populli eshte me i varferi ne rajon politike ska.
Rama praktikishte seshte politikan.Kuptoje se politika eshte per te mbushur xhepat.Kete bene te gjithe ata qe u moren me politike.
Duro Bushat themi une se i ri je akoma Shohim e bejme mbas 2030 se si pensionist e do jesh ma do mendja se Lulashi do ta beje nje end per ty ne parti them se ne parlament harroje
Hik ore hajvan,prodhim Blloku,eshte humbje kohe te lexosh te pegerat e tua.
Bushat nu e di se sa artikuj ke shkruar kunder RAMES bashke me ate te tredhurin Lubonja por deri tani me ato qe shkruani ja keni ritur jetegjatesin si kryetar i shtetit ,prandaj te sygjeroj qe eshte e kote qe te vazhdosh luften me keto shkrime demode kunder tij.Edhe une inat e kame por skam cfare ti bej.
Vetem ty nuk po te durojme dot .Ke mare titullin “Trap i Merituar”
Tani je ti qe nuk durohesh me , aq sa ke fituar edhe titullin”Trap i Merituar”.
Kisha kohe pa e pare temen. Paska perfunduar si zeri i partise qe mbronte bllokmenet qe pinin gjak dhe derdhnin gjak.
Ketu qenkan mbledhur te gjithe hajdutet, kurvat, sharlatenet dhe sulaqexhinjte e punesuar nga parate publike qe duhet shpenzuar te ndihmonin dhe jo ta shkaterronin kete vend.
Drogaxhiu dhe perdoruesi i kokaines te keqijat e Saliut i ka cuar ne nivele te papara.
I ka cuar ne nivel gjakpirje dhe vjedhje te hapur qe e kane bere urgjente kthimin e denimit me vdekje per politikanet hajdute!
Ne nje vend me rroga afrikane uji dhe dritat paguhen sa ne Japoni kurse karburanti edhe me shtrenjte!
Moderator i faqes : Bushati eshte “Trap i Merituar” , por dhe ti nuk je me pak , qe bllokon komentet e mija.
0 injorant gazetar…..po cila na qenka rruga jote e mesme o shtatanik…
Apo rruga e te lehurit ham ham e gam gam….rruge qe keni 7-8 vjete qe o e beni..
..
Ha qe te rritesh o “pinxho”…
Keto dy mundesi kane qene gjithmone more Andush. Por gjene mire qe ti e kuptove me vonese por e paske kuptuar shkelqyshem fare: 8 vjete e provuat qe Edi Ramen nuk e rrezoni dot, 8 vjetet e tjera do beni durim, me vone shikoni mbase del ndonje mundesi e trete.