Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë.
Vendimi i gjykatës turke për të anuluar statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, dhe kthimi i saj në një xhami shkaktoi reagime të shumta në komunitetet fetare të krishtere por jo vetëm.
Kjo ngjarje ka qenë tema e monologut të gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija” këtë të martë.
Monologu i plotë:
Këtu kaloi pa vëmendje vendimi për ta shndërruar në xhami Shën Sofinë, ashtu siç ishte për pesë shekuj me radhë.
Për një mijë vjet të tjerë përpara se të shndërrohej në xhami kishte qenë kishë. Kisha më e rëndësishme në historinë e Bizantit. Ishte edhe ndërtesa më madhështore në këtë histori.
Gjatë shekullit të fundit, saktësisht prej fillimit të viteve 30 të shekullit të shkuar, Shën Sofia ka shërbyer si muze.
U kthye në xhami nga Mehmet Pushtuesi, të cilën e adhuron Muhamet Sytari. Muhamet Sytari nuk është ndonjë Sulltan tjetër. Është myftiu i Shkodrës.
Mua nuk më del e keqja me këtë myftiun e Shkodrës që e nderoi Sulltan Mehmetin duke e quajtur Sulltan i bekuar.
Është po ai Sulltan që pushtoi të gjithë Ballkanin e të gjitha viset shqiptare. I pushtoi, po të besojmë kronikanin Tursun Beu të asaj kohe, duke derdhur gjakun lumë e duke bërë kufomat kapicë.
E përfytyroni ju kapica shqiptarësh të vdekur njëri mbi tjetrin? Ja, kjo është ajo që ka ndodhur sipas kronikanit të Mehmet pushtuesit e Mehmetit që është heroi i Muhametit të sytarëve.
Kur u pushtua Konstandinopoja, gjëja e parë që u bë ishte shndërrimi Shën Sofisë në një xhami. U hoqën kambanat, altari, amvona, pagëzimorja e ikonostasi. Ndërsa afresket me Krishtin, Shën Mërinë, etërit e kishës, engjëjt etj, u fshehën, u mbuluan.
Dhe u shtua diçka. U shtua brenda minberi e mihrabi (kamarja që tregon drejtimin e qabesë), ndërsa jashtë u shtuan katër minaretë që ka edhe sot dhe kisha u bë xhami.
Unë kam qenë atje, dy herë. Është me të vërtetë një ndërtesë madhështore, edhe pse unë e pashë, nuk e di pse, me sytë e Mark Tëain-it, i cili në gjysmën e dytë të shekullit XIX pikasi që Shën Sofia ishte “më shumë e pistë sesa madhështore”. Mark Tëain-it nuk i pëlqeu as Stambolli.
I pëlqeu nga larg, duke hyrë me avullore, por me të hyrë brenda, magjia iku. Kështu ka ndodhur edhe me Edmondo De Amicisin. Edhe me shumë të tjerë. Mark Tëain-i në shënimet e veta të udhëtimeve thoshte se në Stamboll mund të gjeje çdo gjë, me përjashtim të moralit e ëhiskey-t.
Moral nuk e di nëse ka sot, pasi shoqërinë turke nuk e njoh mirë, por ëhiskey e alkool nuk ka as sot. Gjen, por nëpër zgëqe. E ka ndaluar Erdogani. Dhe këtë e ka bërë në kuadrin e aksionit që ka ndërmarrë për t’i ndryshuar faqen Turqisë, për ta islamizuar.
Islamizimi po ndodh ngadalë, hap pas hapi, si pa u ndier, më shumë nëpërmjet shembujsh e modelesh. Në Turqi janë shtuar gratë e mbuluara.
Vetë Erdogani është dëgjuar të thotë se “gratë duhet ta dinë se ku e kanë vendin” dhe se “barazia mes gjinive është kundër natyrës”.
Një politikan i lartë turk, i afërt me Erdoganin, është shprehur se gratë nuk duhet të qeshin në publik.
Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. “Gratë nuk duhet të qeshin në publik”, ka thënë.
Sikur ta ishte në dorën time, unë këtë njeri do ta dënoja në mënyrë ekzemplare. Do ta detyroja të lexonte “Poetikën e Aristotelit” apo “Emrin e Trëndafilit” të Umberto Eco-s.
Përpjekjet më të shumta në këtë kuadër i janë kushtuar arsimit dhe me të drejtë. Shkollat janë të rëndësishme. Erdogani ka shtuar në numër e ka forcuar në prestigj shkollat fetare (studentët që përgatiten për imamë nga 60 mijë në vitin 2002 janë një milion sot).
Ai ka futur edukimin fetar në të gjitha shkollat, ka rritur autoritetin e imamëve e ulemave në shoqëri. Janë ndërtuar xhami të reja.
Vetëm pas vitit 2000 janë ndërtuar 17 mijë xhami të reja; 17,001 në fakt, bashkë me këtë të Tiranës. Dhe ja tani e konvertoi Shën Sofinë nga muzeum laik në xhami. U bënë 17,002.
Siç duket, Erdogani synon de-ataturkizimin e Turqisë, de-ataturkizimin e plotë. Kështu si e ka nisur, nesër, nuk është çudi të anulojë edhe alfabetin latin e të rimarrë atë arab. Ky do ishte hapi i fundit e de-ataturkizimit të Turqisë, të cilin me sa duket e ka si qëllim të jetës së vet. Gjynah!./
edhe nga kjo teme merrke vesh ti o gje e shpifur,kot nuk thojne qe njeriu kur plaket rrjeth nga mend,ti je evidence i momenti qe e verteton budallekun qe te ka shpethyer ne koke idjot,presin ne te ecim perpara me te tille gazetar analist cfar pidhin e ropve eshte ky mustafai qe do dali katolik nga emri ik o turk nga kufiri i iranit mos bej te diturin plere.
te verteten ka thene Nano, ty cfare te gjeti qe shan ne ate menyre.
Duket cfare niveli dhe kulture ke.
Shndrrimi objekteve te kultit, sipas besimit te pushtuesve-sundimtare, eshte praktike e njohur.Kam pare ne Kordobe te Spanjes, te famshmen Moskea(Xhami) te ndertuar nga emiri arab, qe nxinte brenda 20 mije besimtare. Princi katolik e kishte shndrruar ne kishe,Hequr minaret dhe ndertuar kambanore, ndersa brenda familjet e kamura dhe fisnike kishin ndetuar(pershtatur) kapela familjare. Çfare beri greqia me objektet e kultit myslyman?I shembi te gjitha.keshtu veproi edhe ne Çameri, rrenoi gjithe xhamite. Si mund te kete goje Anastas Janullatosi te protestoje per Shen Sofine. Greqia,Shen Sofine ne stamboll e konsideron pjese te trashegimit te saj bizantin. Me sa di, me vendimin e gjykates turke, shen Sofia lejohet qe te jete objekt kulti ku besimtaret mund te kryejne ritet, por asgje atje nuk ndryshon, mbetet ajo qe eshte, bile edhe e vizitueshme per turistet.
Shen Sofia, u shndrrua ne xhami nga sulltan mehmet pushtuesi.Eshte pjese e territorit te shtetit turk, nen juridiksonin e tij, dhe vendimet e tij jane sovrane. A edin z.Nano se sa kisha ka ndertuar ne Shqiperi Janullatosi, qe numron xhamite turke duke shtuar edhe ate te Tiranes?
Idriz,a e din historine e pushtimit te Spanjes nga hodhite islame te Marokut dhe te Afrikes veriore. Po shporrjen prej ketu te tyre prej koalicionit te krishtere. Kete fat do kete edhe Konstandinopja ( Stambolli) dhe pastaj do thoni qe u kthye xhamija shen Sofia ne kishe. Ndoshta ti nuk do ta arrish,por mbetjet e tua islamike do ta provojne.
O Idriz informohu pak me mire, se ajo xhamia e Kordobes eshte ndertuar mbi themelet e nje bazilike visigode te krishtere, (Basílica de San Vicente Mártir) ndertuar nga mesi i shekullit 6. Te krishteret e Spanjes, ne ndryshim nga ne shqiptaret perzune pushtusit arab dhe iu kthyen besimit e kulteve te te pareve te tyre. Kurse shqiptaret u kthyen turq me fe e emer si ky i yti.
Ma mire do te ishte pa kisha e xhamija te dyja jane me mbajte popujte e shtypur se nje prifte e nje hoxhe nuk kane ndonje ndryshim prej nje politikani te gjithe popujte e zhvillum e dine se feja ka lindur kur mashtrusi i pare ka takuar budallain e pare.
Eshte nje shkrim pa sllogane,por me nje statistike historike te qemtuara ne menyre te vijueshme dhe te jetuar.
Ne suazen e kesaj,vjen dhe fjalia rezume(qe permban shume brenda saj) ne fillim te shkrimit:
´´Ketu kaloi pa vemendje vendimi per ta kthyer Shen Sofine ne xhami´´(nga muze qe kish qene me pare).
Shoqeron kjo heshtjen e te gjithe bemave te mbrapeshta,qe jane bere dhe vazhdojne te behen,kunder humanizmit dhe shtetit demokratik shqiptar.
Ideologu dhe realizuesi i ketyre mbrapeshtive ish berisha me shpellaret e vet,qe qysh ne fillimet e viteve 90 e konvertoi kete vend perseri ne nje vilajet te azise islamike, ku se pari e futi me perdhune ne konferencen islamike(pa marre pelqimin e kuvendit),me hapjet e dyerve dhe me dyndjet e shumta ketu te islamit terrorist(citoj fjalet e nje gazetari tereni,para dy tre javesh,qe thote,qe fshati shqiptar mund te mos kete shkolle,por atje ka dy xhami),administraten dhe institucionet i populloi me sozite e tij. I luajti te gjitha letrat e tij te mega-diabolizmit katundar,qe vendin tone ta paraqiste para botes perendimore si nje shtet musllyman,pamvaresisht se po te kete nje anketim te paanshem te popullsise,del vetem nje perqindje e vogel i ketij besimi(shqipot ja kane mbathur te gjithe drejt perendimit,ashtu dhe tere skota familjare e Saliut,metes etj.)
Dhe besimet e tjera vazhdojne te shahen,shpifen dhe te fyhen me menyrat me te mbrapeshta deri ne diten e sotme.
Heshtja e komunitetit musllyman shqiptar,per kete akt vandal te bere nga Erdogan,tek i cili tani jane bashkuar sulltani dhe imami,eshte ne vazhden e heshtjeve te denueshme te mepareshmete ketij komunitetit,kundrejt xhihadit shqiptar,qe i bashkohet heshtjes ndaj veprimeve te imamit te Shkodres Sytari,krahu i armatosur i islamit sulltanor,qe ka masakruar popullin tone.
Dhe mbas kesaj thone te gjithe keta me siper,pa ju skuqur faqja fare,qe kemi bashkeekzistence paqesore nderfetare.
Dhe vec kesaj Kryeministri i sotem prej kohesh ka marre pozicionin e nje rajai per te ardhur keq dhe ngjan i rreshtuar mbas atyre qe permendem me lart.
Dhe shiptari i thjeshte pyet veten:
Cfare eshte kjo ne te vertete,tolerance e kristiane,apo frike per tu meshiruar, per tu perballur me realitetin?
Muç si gjithmone GJIGAND! !!!! APSOLUTISHT i
pakundershtushem .Kuptohet nga njeres me llogjike .
O “Arrifff” mëso: “absolutisht”, jo “apsolutisht”!