Nga Zamira Çavo
-Diskursi politik
Rama – Demagog me doza të larta autoritarizmi e sarkazme politike. Fraza të zgjedhura që krijojnë impakt.
Basha -Demagog me tendencë mashtrime divulgare, gati mediokre. Fraza të ngjashme pa asnjë impakt.
–Gjetjet politike
Basha – I manipuluar lehtësisht nga rrethanat e jashtme dhe, për rrjedhojë, jo rezultativ në gjetjet politike.
–Puna në ekip
Rama – nuk njeh punë në ekip. Autoritarizmi i tij është në ekstrem.
Basha – përpiqet të krijojë skuadër, por nuk është i suksesshëm për organizim.
–Qëndrimi ndaj opinionit publik
Rama: Injoron rolin e opinionit, duke e kaluar vëmendjen tek individi.
Basha: Mbështetet tek opinioni publik dhe sillet me korrektësi ndaj këtij opinioni.
–Roli në Parti
Rama – Shpërfillës maksimal në rolin e partisë si institucion. Partia i duhet Ramës thjesht për mburojë institucionale, por jo si qelizë demokracie. Kjo e ka çuar Partinë Socialiste drejt tkurrjes së shpejtë.
Basha – I interesuar për të pasur parti të shëndetshme, por i paaftë për ta menaxhuar atë. Shkaku: nuk ka cilësitë e liderit karizmatik që i duhet Partisë Demokratike pas largimit të Berishës.
-Publiciteti
Rama: Mjeshtër i publicitetit ose, siç njihet ndryshe, marketingut politik. Ky marketing i ka siguruar epërsi në mjaft ngjarje politike brenda dhe jashtë vendit.
Basha: Kopjues i dobët i skemave të marketingut politik të përdorura nga kundërshtarët e tij.
-Vizioni për punët publike
Rama – Selektiv. Nuk i interesojnë punët publike si të tilla, por vetëm ato që i sigurojnë “lavdi” personale. Në ato që i cilëson “punët e tij publike”, është vizionar ekselent.
Basha – Flet për punë publike, por ka dëshmuar se nuk ka as vizion dhe as aftësi për t’i planifikuar e realizuar ato.
–Qëndrimi ndaj faktorit ndërkombëtar
Basha – Qëndrim korrekt ndaj këtij faktori.
–Qëndrimi ndaj institucioneve shtetërore
Rama – Sillet si pronar i shtetit. Injoron institucionet dhe i barazon këto të fundit me veten e tij.
Basha – Njeh institucionet dhe rolin e tyre.
10 – Sjellja demokratike
Rama: Mendon si diktator dhe sillet si i tillë.
Basha: Mendon si demokrat dhe sillet si i papërgjegjshëm.
Hahhaaa basha njeh i institucionet
Basha korrekt me nderkombetaret mashtrim publik
Rama,vizionar dhe me kokën plot mend!
Basha,trupeshk!
Vizioner i Cadrave, lol!