Nga Çapajev Gjokuta
Në fillim të viteve ‘90 nisi të përdorej sintagma “intelektual i pavarur”. Shënonte persona që nuk bënin pjesë në parti politike, por militonin për interesin publik. Sa kishim dalë nga rendi totalitar, ndaj na dukej çudi të kishte njerëz që qëndronin mbi politikën.
“Ç’janë këta të pavarurit?”, pyeti dikush Kolë Jakovën. “Ata që presin të varen”, qeshi plaku hokatar. Sot, çerek shekulli më vonë, duket se para trekëmbëshit s’ka mbetur këmbë njeriu. Janë varur të gjithë…
Më ka rastisur shpesh të dëgjoj diskutime pse “klima shqiptare” nuk i favorizon të pavarurit. Mercenarë e bij mercenarësh, thotë një palë. Lufta nën flamurin e tjetrit, jo për liri dhe ideale, por për plaçkë e për laçkë, ka qenë ndër zanatet më të pëlqyera të stërgjyshërve tanë. Bëmë baba të të ngjaj.
Të tjerë, duke përdorur ngjyra më pak mitike, thonë se na mungon tradita e mendimit të lirë dhe e burrave të qëndruar. Dhe si provë sjellin hobetë sarkastike të Konicës dhe Nolit kundër Ahmet Zogut. Pastaj shtojnë vargjet e Nolit: “Dhe Faiku faqe ndrron/dje shante sot lëvdon”. Dhe, për t’i vënë kapak muhabetit, kujtojnë sëmundjen e Nolit më 1933, tre mijë frangat e Zogut dhe tërheqjen e intelektualit të madh nga sulmet kundër shtetarit dinak e pucará.
Thembra e Akilit qëndron tek institucionet, thotë një palë tjetër. Edhe intelektualët njerëz janë, para se të mendojnë e të flasin, duhet të hanë, të kenë një punë të sigurt. Rëndom këtë e ofrojnë institucione që janë të pavarura nga politika dhe nga biznesi. Shihni ç’institucione private kemi krijuar!
Jo universitete, por kioska që shesin diploma dhe punësojnë “akademikë” që i bën sus një pronar gjysmë injorant.
Në radhën e institucioneve mund të renditësh dhe mediat, por shumica e tyre që nuk para militojnë për interesin publik, por janë kobure në duart e pronarit që të shantazhojë qeverinë dhe të marrë tendera e koncesione. Doemos që në këtë mëhallë nuk mungojnë gazetarë që punojnë në të zezë dhe presin të marrin rrogat kur ta bjerë hera, ndaj, duan s’duan, katandisen në megafona për të trashur zërat e atyre që janë lart…
Paguajmë mallkimin e vendit të vogël e të varfër, thonë të tjerë. Hapësirat gjeografike i kemi të ngushta, kurse ato ekonomike edhe më të ngushta e më asfiksuese. Si të gjithë ne, edhe intelektuali ka prindër, grua e fëmijë, vëllezër e motra. Një pjesë e tyre janë në bukë të qeverisë, meqë administrata shtetërore mbetet punëdhënësi kryesor. E njohim njëri-tjetrin me fis e me farë, ndaj të afërmit e zërave kritikë shpesh mbeten pa punë. Kush do të donte që fisi ta shihte si delen e zezë?
Hapësirat e ngushta të vendit të vogël bëjnë që elitat t’i kemi të pakta, dhe rrjedhimisht, të ndikuar nga njohje e marrëdhënie personale. Si pasojë, disa intelektualë, në vend që të flasin për politikanin a biznesmenin, për bëmat a gjëmat e tyre, mbeten robër të simpative apo antipative vetjake. Topi bam e Muçua tutje! Thënë shkurt: varua të pavarurve! Nuk bëhen në anët tona…
Si thot populli?
Qeni leh atje ku ha.
Nje shkrim real,ashtu si dhe problemet e shoqerise sone plu(hur)-raliste.
Gjermani thote” Es dreht sich alles um’s Geld” qe ne shqip do te thote:
Gjithcka rrotullohet rreth lekut, nuk eshte fjala per Leka Zogin.
Per hir te se vertetes,ne vete e kerkuam kete sistem,ekonomia e tregut.
Ja ku e kemi.
Kjo vlene edhe per shkrimtaret dhe artistet.
Meqe ra fjala,ku vajten Budinet,se na u prish tallashi.
Çoç deshe te thoje!
Ja vlen ta lexosh vetem per batuden e Koles…
“Vetë e kërkuam këtë sistem!” Hajde mendje hajde. Po në fakt intelektualë “të pavarur” ka patur vetëm regjimi i qoftëlargut! Hajde kungull pa fara hajde. Edhe ata intelektualë me botëkuptim demokratik, edhe pse me kokrra, aq sa ishin u shfarosën deri në vitin 1960. Mbas asaj kohe, kosa e xhelatit i preu kokat e gjithëve ‘xhordanobrunove’ që nuk pranonin të thoshnin “Dielli rrotullohet rreth Tokës”, siç inkuizicioni komunist donte, por mbijetuan ‘galileogalilejt’ që, për mbijetesë e pranuan vetëm nën zë se ishte ‘Toka që rrotullohej rreth Diellit’, sepse me zë shkonin tek të shumtit. Apo jo?! Të paktën sot intelektualët, frikën e kokës s’kanë pse ta kenë. Nëse u interesojnë vetëm privilegjet, ajo është zgjedhja e tyre dhe jo e kohës.
Jam me ju Gjokuta ne te verteten e sjelljes historike kur ju citoni karakteristikat,e sjjelljes se ´´races´´ tone (nuk e di,a mund te quhet me race,nje perizierje jo e vogel kolonesh aziatik,qe desantuan ketu me pushtuesin otoman,bashkuar me rajat e shumte vendas,qe shiten fe dhe atdhe, vec per perfitime te stomakut dhe mullaqeve(posteve)te tyre.
Po hoqe keta, dhe minoritaret grek dhe minoritetet e tjere, mbetet ,nje pakice race autoktone).
Por per hir te se vertetes dhe kjo race autoktone,megjithse u erdhi kultura greko-romane brenda deres,ata prape se prape nuk e hoqen krraben nga dora,packa se pseudo arkeologe si Ceka,qe e kane mendjen vec per perfitim personal nga arkeologia dhe me tej,dhe qe vec kesaj i ka lene objektet e trashegimise te vidhen dhe te shkaterrohen,i veshin vepra te pa qena,per te fshehur surratin mbas tyre.).
Por me vjen keq Gjokutaj,qe ke futur ne kete tufe dhe Nolin me Konicen.
Eshte nje e vertete,qe e deshmon dhe praktika,thenia e Bertold Brecht,per racen njerzore qe:
´´Ne fillim vjen ushqimi,mbasandaj vjen morali´´.Kur dhe njerez dhe me kulture,kane mbetur te izoluar per nje kohe te gjate dhe rrezikonin te vdisnin,mbijetuan ne saje te kanibalizmit.
Por e vecanta e ´´races´´ tone eshte qe perfitimi vjen si kenaqesi e dyte,kenaqesi e pare i vjen asaj nga mbrapeshtia e vepres,ku ai ndjen zotesi dhe vecantine nga te tjeret.
Por lloji i Nolit me Konicen bejne perjashtim nga tufa.
Eshte e vertete qe mbas kundervenie te forta me Zogun,ata ju bashkuan atij me vone.Por kjo erdhi si pasoje se ata ishin intelektuale te mirefillte dhe ata pane ate se cfare bere Zogu per Shqiperine,pikerisht ate qe beri Ataturku per Turqine(i keni pare femrat talibane tiranase,mbuluar krejt nga koka deri tek kembet, ne dokumentaret e vjeter).E pra Noli e kuptoi qe demokracia qe ai kerkonte ish e parakoheshme dhe shtepia duhej prishur nga themeli sic filloi ta bente Zogu,qe te rindertohej se mbari si komb europian,ku Shqiperia kish dhe ka dhe vendndodhjen.
Por nuk ish e thene kjo,qe te realizohesh as ahere as me vone dhe as tani..
Po flini?