Nga Artur Ajazi
Pavarsisht lëvizjeve të shpeshta, për të krijuar zhvendosje dhe tendosje politike, duket se axhenda e dyshes Meta-Basha, nuk del nga rutina e zakonshme. Duket se as takimet në sallën e madhe (ku priten zakonisht kryeministrat dhe presidentët) të Presidencës, dhe as “vizitat” në banesën e kreut të shtetit, nuk mund të zgjatojnë dhe imponojnë tek shumica qeverisëse synimet e Metës dhe Bashës, për të mbajtur nën presion Kuvendin, apo ndoshta edhe për të hedhur poshtë marrëveshjen e 5 Qershorit.
Ajo do të miratohet nga ligjvënësit, pasi ky është vullneti i shumicës qeverisës dhe faktorit ndërkombëtar. Por ajo që bie në sy, mbetet r utina, plogështia, dhe mosbesimi në forcat e tyre politike, të dyshes Meta-Basha, përballë uraganit Rama. Kryeministri ka qenë dhe mbetet i njëjtë në qëndrimet dhe parimet e veta, duke i qëndruar konseguent deklaratave të tij, mbi marrëveshjen e 5 Qershorit, apo dhe listave të hapura.
Brënda 4-5 ditëve, Meta dhe Basha janë takuar dy herë mes tyre, njëherë në “sallën ovale” në Presidencë, dhe takimi i fundit, nga ku kreu i shtetit ka postuar edhe foto, ka qenë në banesën e tij. Ata po “rrahin mendime” dhe po shtrydhin mëndjen e tyre të lodhur, për të gjetur një mundësi dhe rrugëdalje, për ti bërë ballë Edi Ramës, duke synuar të “trazojnë më shumë situatën e ndezur”.
Ftesa e kryeministrit dhe dakortësia e tij për të qenë vetë i pranishëm në mbledhjen e të hënës në Këshillin Politik, ndoshta ishte e papritur për Lulzim Bashën, aq më tepër për Ilir Metën. Askush nga ata nuk e priste, që i paparashikueshmi Rama, të propozonte i pari, që në takimin e ardhshëm të Këshillit Politik, ku do të diskutohet mbi listat e hapura dhe koalicionet, të ishte edhe vetë prezent. Por ndërkohë që Edi Rama, vendos të jetë i pranishëm përballë treshes së ish-opozitës në Këshillin Politik, duke mos patur kompleksime dhe duke patur kurajon qytetare të një politikani të përgjegjshëm, në kampin tjetër, dy konkuruesit e heshtur për “kreun e opozitës”, takohen në banesën e Metës, për të kullandrisur mysybetet e vjetra.
Lulzim Basha dhe Ilir Meta, e kanë të pamundur të përballen me Edi Ramën, e kanë të pamundur të garojnë në fushata elektorale me Edi Ramën, e kanë të pamundur të bindin me argumenta kundërshtimet e tyre, pasi hileja tani ka marrë “erë” të keqe. Ata nuk mund të mohojnë dhe prishin marrëveshjen e 5
Qershorit, ata nuk mund të dalin mbi Parlamentin, mbi faktorin ndërkombëtar, ata nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e vendit, pasi ata nuk mund të përballen me uraganin Rama.Dërgimi i Gazit në mbledhjen e të hënës të Këshillit Politik përballë Edi Ramës, nuk është mungesë serioziteti më shumë se, një trembje e pakushtëzuar e Lulzimit, i cili “shpëtimin” e tij politik, nuk dihet pse po e shikon tek Meta, dhe jo tek potencialet dhe kredencialet e veta politike, pavarsisht të zgërlaqura në maksimum.
Gjigandi , u a dhjet të dyve.
Janë të humbur, kot e kanë që përpëliten.
Kryeministër si Rama, s’do të ket kurrë më .
Timonin të gjatit, edhe 2 mandate ,
sa ti rritet LULUSHUT , dhe tja bëjnë synet pastaj .
Shiko, nuk eshte se nuk qendron argumentimi bashke me hamendsimet e tua…, por Rama eshte kryeminister i ligjshem i vendit dhe eshte aty per te udhehequr.
Derdellitjet e Luli dhe perpelitjet e Ilirit, vetem sa mbajne gjalle militintet e tyre dhe te gjithe sahanlepirsit e tjere qe presin me lugen ne brez..
Keta Plehra Opozite dhe Presidence duhen shtruar me Rulin Popullor.I Pafshim ne Reç te Shkodres ,duke luajtur Tavell.
Me ne fund si individ, Rama,po tregon gjysmen e trimerise te munguar te kryeministrit shqiptar.
I kane rafashuar ne menyre te paligjeshme,investimin milion euro te zogut zi,ai vec ka heshtur(vec ka paguar populli pa breke ne bythe per kete)e keshtu me rradhe deri sa keto zbythje te neveriteshme,ne te kundert me deshiren e madhe te atyre qe i kane dhene voten,kulmojne me vjedhjen spekatakolare te zgjedhjeve te pergjitheshme,ku banda e Saliut,jo vetem qe nuk i rihapi kutite,nje kerkese ligjore kjo,por dhe i dogji ato.
Dhe perseri ulje koke dhe bishtin ne shale.ku saliu i vjedh bashkine e Tiranes,me deshmitar okular ambasadorin amerikan dhe ja jep ate dylberit te vet lul.
Aty dhe Kadareja duke u ndjere i tronditur dhe i revoltuar nga nje perdhunim kaq i hapur dhe i ndyre qe i behesh votes kryeqytetase dhe demokracise,i beri thirrje lulit,qe te pranonte humbjen,pasi mund te ndodhnin dhe trazira.Duket Kadare,kish harruar historine,qe Rama i dashuron votat(i duhet vota per te lene gjurme ne histori si individ),por nuk ka treguar asnje fare guximi per ti mbrojtur ato.
Dhe me pas kur bandat e kullave te vicidolit dhe cepanit,kane bere njera pas tjetres vepra te denueshme nga ligji shteteror,shteti i Rames ka bere spektatorin.
Keshtu shteti i Rames,me friken e tij gjenetike bashkeudhetare,ka funksionuar si nje shtet vecanerisht politikisht disfunksional:
Ka pranuar gjithmone qe ne bisedime me te ashtuquajturen opozite haxhiqamilase veriore, te jene gjithmone prezent perfaqesuesit e shteteve perendimore,duke e katandisur kete vend ne nivelin e nje kolonie.
Qeveria dhe kuvendi merr vendime konform me ligjin,por mjafton nje lehje kundershtuese nga banda ´´opozitare´´,qe Rama te tutet dhe tja u adresoje dhe tja u lere ne dere vendimin gjithmone komisionit te Venecias.Por dhe keta te fundit nuk jane aq budallenj dhe e kuptojne qe pamvaresisht se vendimet qendrojne,Rama me friken qe mbart,do ti nxjerre geshtenjat me duart e Venecias.
Dhe per daten e zgjedhjeve Venecia dha nje pergjigje evazive,por megjithate ajo nuk e anulloi daten e zgjedhjeve.Por ja perseri kur i drejtohen perseri Venecias,por kete rradhe ajo ne menyre te revoltuar te heshtur,me specien Rama,qe do dhe postin,por ekzekutimin e vendimeve ta marrin te tjeret,shkon deri aty sa ti jape te drejte,nje qenie butaforike,injorante dhe gjithe vese si meta.
Po keshtu,me daljen nga parlamenti,te rapsodeve te saliut dhe metes,ishte ligjore qe kuvendi shqiptar te njihte si opzite te vetme te ligjeshme,ata deputete qe zevendesuan ata qe dolen nga ai.Por cudia eshte qe Rama,per genin qe permban,opoziten ilegale te sali-metes,te cilet, per me teper mbas daljes nga parlamenti,filluan aksionet e shkaterrimeve ne rruge te institucioneve dhe intrigave mbas shpine,vazhdoi akoma ta trajtonte si opzite te ligjeshme,duke injoruar dhe ne shkelje te ligjit opoziten e ligjeshme brenda parlamentit.
Dhe ja tani me se fundi Kryeministri, gjeti tek vetja nje gjysem trimerie dhe e njohu opoziten parlamentare,u ul me te,dhe plotesoi dhe kerkesat kryesore te saj,qe me pare e bente veshin shurdher,kerkesa qe jane dhe te votuesve te vet ps-es.
Rama ka pasur nje rast te art ne dore,jo vetem per te por dhe per Shqiperine,qe me daljen e bandave te saliut dhe metes nga parlamenti,ai duhet ti kish prere kontaktet me ta,dhe te vazhdonte kontaktet, vec me opoziten parlamentare,nga e cila do te kish dale berthama e nje partie te re opozitare,qe do ti kish atrofizuar fare te ashtuquajtura parti pd-lsi,qe jane katandisur vec ne disa emra te vjeteruar dhe te amortizuar qe u kane rene krejt qimet,apo zagare te rinj,qe lehin poshte kembeve te tyre kur u hidhet kocka e mishit,qe vazhdojne te furnizohen dhe nga paret e ndraghetes se shpelles, qe zoteruan firma apo nderrmarje shqiptare,ne menyre krejt te pa merituar.,
Pergjithesisht dakord me ju @ qytetar, por si gjithmone ka nje ‘por’. Jane dy faktore qe e kushtezojne Ramen,. Se pari faktori nderkombetar dhe se dyti permasa e elektoratit opozitar, pavaresisht se aktualisht per gomarllekun e liderve te saj nuk eshte e perfaqesuar ligjerisht ne Kuvend. Por ajo eshte nje realitet, qe dhe te pakten sipas normave demokratike dhe euro-atlantike nuk mund te injorohet. Eshte nderthurrja e ketyre te dyjave qe e bejne faktorin nderkombetar qe te jete i kujdesshem dhe pak a shume i ekuilibruar. Perndryshe, ne kete vend me drejtues te paparashikueshem deri ne marrezi, i detyron ata qe te bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh. Edhe “Keshilli Politik” duket se eshte nje sajese e tyre, edhe pse ai eshte tejet antikushtetues, kur ne menyre te çuditshme i jepen te tilla atribute “mbi kushtetuese”, ne kuptimin qe me te te mund t’i imponohen sovranit popull, qe perfaqesohet kushteteshmerisht nga parlamenti. Pra Rama eshte midis dy zjarresh dhe perpiqet te luaj ne keto kushte. Kam pershtypjen se te gjitha zbythjet qe ka bere deri me sot i ka bere nen presion. Edhe terheqja nga shkarkimi i Metes eshte bere nen ate presion. Nderkombetaret kane patur dhe kane nje merak te madh “Stabilitet” para demokracise. Kjo e fundit, edhe ashtu hibride, eshte me e mire se anarkia dhe akoma me keq kur flitet per rajonin mund te sjelle dhe konflikte më të rrezikshme, me kosto per ta. Ata jane vigjilente, per hesap te tyre, edhe pse ne nuk na pelqen. “Dora që nuk kafshohet puthet”, thuhet në keto raste. Fatkeqeisht po na duhet te shtrengojme dhembet. Ata e gjeten si ‘modus vivendi’ Reformen në Drejtesi, me anen e së ciles do të mund të benin nje largim (krehje), te ketyre politikaneve, qe në nje menyre a në tjetren jane në kohe dhe produkt i tyre, por qe edhe Reforma në Drejtesi, duket se po u sjell plot andrralla. Metastazat e kancerit politik shqiptar jane shume thelle dhe shume të perhapura. “Politika kuptohet (shihet) mbasi ndodh-thuhet. Te presim se kur do te ndodhe (kur do ta shohim), qe edhe ne të behemi nje shtet normal dhe dedemokratik. Ne mbyllje po risjell në kujtese thenien e famshme te ish kancelarit austriak Vranicki ne vitin e zi 1997: ” Ne Shqiperi nuk kuptova se kush ishte engjëlli dhe kush ishte djalli”?!?!…
URAGANI GJIGANDI. AI DO QUHET NE TROJET SHQIPETARE. EDI RAMA THE GREAT
Fat per Shqiperine qe ne momentin e duhur kur keto plehrat e degjeneruan Shqiperine deri atje ku nuk imagjinohej, Rama mori pushtetin dhe akoma po rregullon lemshin e ketyre pisave te korruptuar e antishqiptare. Po ben shtet dhe po jep leksione ne politike perdite.