Analistët kontroversë në Tiranë, që akuzojnë UÇK-në sikur të ishin pjesë e kancelarisë së Beogradit

18 Korrik 2020, 10:42Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të thelluar dhe duke menduar për vështërsitë që mund të dalin nga aktakuza e Prokurorit të Specializuar ndaj disa figurave të njohura të luftës dhe të politikës në Kosovë, mes të tjerëve, të cituar nga njoftimi zyrtar, edhe presidenti Thaçi, Kadri Veseli, lideri i PDK-së, forca politike e dalë në fillimet e saj nga luftëtarët e lëvizjeve çlirimtare, sidomos nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dhe të tjerë, emrat e të cilëve janë një enigmë e lënë qëllimisht në hije, jo vetëm për të ngjallur të papriturat, por që i gjithë faji, sipas prokurorit, të rëndojë në dy figura të njohura.

Kanë qenë e mbeten tri qëndrime ndaj çështjes Thaçi, nëse mund ta quajë kështu, ashtu si ka edhe tri mundësi në vazhdimin e saj.

Qëndrimi i parë ishte ai i bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët, ashtu si edhe në raste të tjera, ndjehen të tradhtuar, pasi e gjithë godina që është ngritur nga vetë Kuvendi i Kosovës, ku Thaçi dhe Veseli ishin determinues, që ndjek, heton dhe akuzon vetëm shqiptarët, u duket dhe është monstruoze dhe e pajustifikuar.

Për 178 të vrarë apo të zhdukur realë nga shqiptarët e Kosovës është NJË shtetas me kombësi serbe apo të supozuar si bashkëpunor të tyre. Është një raport përmbytës, që synon pa asnjë dyshim të ndryshojë atë që ka ndodhur në Kosovë dhe që ngjalloi reagime të pamasa në botën mediale.

Reagime të tilla ka pasur dhe do të ketë edhe në raste të tjera, ku figura të njohura të luftës janë akuzuar dhe burgosur, qoftë në struktura ndërkombëtare, rasti Haradinaj, rasti Limaj, ku nga gjashtë të akuzuar u “gjet” fajtor vetëm një luftëtar që nuk ishte në asnjë hierarki ushtarake, por edhe kur janë akuzuar apo dënuar në Kosovë nga struktura ndërkombëtare, si rasti i drejtuesve të luftës në zonën operative të Llapit, në zonën operative të Drenicës apo me figura të njohura nga zona operative e Dukagjinit.

Në fakt janë hetuar, akuzuar dhe dërguar për gjykim liderë nga tri zonat ku ka pasur më shumë luftime, ku masakrat serbe kanë qenë më të mëdha dhe në të cilat janë bërë akte të pashembullta të krimit të organizuar shtetëror serb, por edhe nga paraushtarakë, të cilët menduan se po i jepnin dëbimin e fundit bashkëvendësve të tyre.

Në kohën kur shteti serb ngre padi dhe dërgon mijra faqe për rreth 100 të humbur, analistë kontroversë në Shqipëri e katërfishojnë numrin e tyre, duke e akuzuar UÇK-në për rreth 400 serbë të zhdukur, sikur ata të ishin pjesë e kancelarisë së Beogradit, si pjesë mediale e tyre.

Qëndrimi i dytë ishte ai i kundërshtarëve politikë të Thaçit, në Shqipëri apo në Kosovë. Disa me mllef të habitshëm, dhe jo rastësisht ata, edhe në të shkuarën kanë qenë pjesë e strukturave kundër luftës çlirimtare, dhe të tjerë me cinizmin politik që mendojnë se i afrojnë me pushtetin.

Thaçi, Veseli apo të tjerë, nuk do të gjykohen për mendimin e tyre politik e as për debatet që kanë bërë me kundërshtarët e tyre politikë; ata nuk do të mund të merren të akuzuar se kanë qenë pjesë e korrupsionit politik apo financiar në Kosovë, gjithnjë nëse është e vërtetuar; askush nuk do të hetojë për mënyrën se si ata janë bërë drejtues të UÇK-së, por, dhe kjo është thelbi i gjithçkaje, për krime të supozuara që kanë ndodhur gjatë dhe në vitin e parë të pasluftës.

Në Tiranë, për fat të keq, por jo e papritur, ish drejtuesi i PD-së, Berisha, kur është menduar se në fund të fundit do të gjente mënyrën e reagimit të tij përmes heshtjes, bëhet zëdhënës i një rryme politike që e dërgon drejt atyre që edhe mohojnë luftën e zhvilluar. Ka qenë e pritshme, pasi ai, Thaçi, është kundërshtar politik i Berishës dhe mes tyre ka qenë e ndezur një luftë akuzash që nuk i bëri nder askujt, pasi, jo vetëm ishin të vonuara, por nuk ndryshonin asgjë nga ajo që dihej.

Në Kosovë kundërshtarët ndaj presidentit Thaçi njihen, ata e kërkuan me ngulm arrestimin e tij, lobuan për këtë aktakuzë, gjithnjë me shpresën e pushtetit, njëjtë si kishin bërë që në ditët e luftës aleatët e tyre të djeshëm politikë, me të cilët u ndanë sepse nuk mund të bashkoheshin.

Nëse në dosjet e paraqitura një ditë do të ketë informacione nga organizata “Sigurimi i Atdheut”, apo nga “militantë” opozitarë, askush nuk pse habitet nga kjo. Mllefi njerëzor është edhe mllef politik dhe nuk merr parasysh asgjë tjetër. Shërbimi që i kanë bërë rrjedhshëm pushtetit të dëbuar serb përmes strukturave misterioze është i mjaftueshëm për të qenë në një ditë të nesërme, të dënuar, në mos tjetër, historikisht.

Analistë, të njohur si grupi anti Ramë, janë bërë zëdhënës të qëndrimit anti Thaçi, jo se e dinë të vërtetën, megjithëse disa prej tyre kanë akses të mjaftueshëm në materialet e strukturave të posaçme të Serbisë, por, më tepër se kaq, ata kanë qenë për përmbysjen e Thaçit me çdo kusht, duke ndjekur radikalizmin në Kosovë dhe mbështeturt Kurtin, të cilin, një ditë të ardhshme, nëse gabon e afrohet me Ramën, do i hidhen sipër me të njëjtin mllef.

Përgjithësisht ky grupim analistësh, që edhe gjatë luftës ishin cinik, përtallës, mburravecë dhe ndonjri prej tyre lehtësisht i shitshëm, që njëcditë mbështet opozitën, sidomos kur është thellësisht radikale dhe ditën tjetër e sulmon,kur mendon se po bëhet më e arsyeshme, pas dënimit të Thaçpit shohin edhe rënien e Ramës.

Nuk shohin dhe as duan të ia dinë se çfarë humbet Kosova nga ky mllef, çfarë është e vërteta, çfarë në fakt ka ndodhur dhe si ka ndodhur.

Ata e përceptojnë luftën si një shetitje në katet e larta të lokaleve komfortë dhe modernë, ku mund të diskutohet duke pirë kafe dhe duke gjykuar si të ishin marshallë të njohur të luftës.

Qëndrimi i tretë , kësaj here zyrtar, ishte ai i shtetit shqiptar, që , aq sa ishte butaforik dhe emocional, aq ishte edhe i padobishëm. Pas duartrokitjeve parlamentare ka më sumë se një zemërim, dhe, nëse do të ishin bërë detyrat e shtëpisë që nga mbarimi i luftës për sqarimin e akuzave që lidhen me ngjarje në teritorin shqiptar, atëherë shumë gjëra do të kishin qenë më të dobishme.

A është fajtor Hashim Thaçi?

A është fajtor Kadri Veseli?

A janë fajtorë “ të tjerët”, si thuhet në njoftimin e prokurorit të Specializuar?

A është e saktë enigma se i gjithë zingjiri komandues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i hetuar, i listuar dhe mund të jetë një ditë i akuzuar?

Akuza ndaj tyre a do të jetë edhe akuzë ndaj vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve në disa dekada të shqiptarëve të Kosovës që të jenë të mosvarur, të lirë, për një jetë të denjë?

Lufta nuk ka qenë fillimi i gjenocidit në Kosovë, por akti i fundit i tij.

Që nga fundi i vitit 1944 dhe deri në qershorin e vitit 1999 , pra në disa dekada, të vrarët shqiptarë nga shovinizmi serbomadh është mbi 60 mijë vetë. Më pas se një e treta u vranë gjatë luftës. Pasuria e grabitur, qoftë përmes pronave, por edhe e pagesa të kontributeve pensionale është në disa dhjetra miliardë euro. Mijra vetë janë përdhunuar, grabitur dhe zhdukur.

Carla del Ponte, edhe kur ishte kryeprokurore e shtetit zvicerian, ishte njëra ndër kundërshtaret më të egra ndaj pavarësisë së Kosovës; është e vetmja në të gjithë stetet europiane që ndaloi me ligj veprimtarinë mbështetëse ndaj luftës dhe viktimave dhe, në fund, pasi nuk arriti të provojë asnjë nga akuzat e saj, më tepër politike, la pas vetes një libër të turpshëm, tek i cili po mbështeten, mjerisht, edhe njerëz të politikës dhe të mediave në Shqipëri.

Sido që të trajtohet nga kancelaritë europiane aktakuza ndaj disa figurave të njohura, pra, edhe kur theksohet se ajo është për individë të veçantë dhe jo për UÇK-në, ajo, jo tërthorasi, por drejtpërdrejtë rëndon mbi këtë të fundit.

Ka mjaft njerëz në Kosovë, mes tyre edhe miq të mi , të shumë dekadave, sidomos në vite të vështira, që nuk janë të këtij mendimi, që nuk e kanë njohur kurrë Thaçin si drejtues të Ushtrisë Çlirimtare, megjithëse kanë bërë pjesë në një organizatë dhe këtë nuk e kanë bërë tani, por që në krye të herës, kur lufta ende nuk kishte filluar.

Ata, megjithëse të paktë, janë respektuar në qëndrimet e tyre, i kanë shtruar këto probleme haptas, disa herë me shkrim, sepse kanë qenë pjesë e një lëvizje të hapur nga mendimi dhe qëndrimet, e megjithëse strukturat e larta drejtuese nuk i kanë miratuar, përsëri janë në të drejtën e tyre të qëndrojnë në këtë mendim. Vendimet e struktuave drejtuese të luftës, si Këshilli i Përgjithshëm dhe kryesia e LPK-së, nuk mujnd të hidhen poshtë e të lihen anash nga ngjarjet që kanë ndodhur.

Por Thaçi, Veseli e të tjerë nuk do të hetohen, akuzohen e ndoshta gjykohen se kanë qenë apo jo realë në poziconet që kanë patur.

Ata, në sytë e botës politike e mediale ndërkombëtare, por edhe tek të tjerë, kanë qenë drejtues të strukturave të larta të UÇK-së, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, të Drejtorisë Politike, drejtues politikë dhe ushtarakë, dhe përmes këtij pozicionimi do të trajtohen.

Nëse naivisht mendohet se bota politike e juridike do të ndajë luftën e zhvilluar përmes dy strukturave, kjo është dëshirë vetjake, por jo realitet politik.

Askush nuk e di se çfarë aktakuze është ngritur ndaj të tjerëve, të cilët mund të jenë po ashtu drejtues të lartë, ndaj Thaçit dhe Veselit.

Vetë Thaçi do ta mësojë në fillimin e javës së ardhshme, kur do të pyetet nga gjykatësi special.

Askush nuk e di se si është perceptuar ajo pjesë e hetimit që ka të bëjë me veprimtarinë e Kadri Veselit, të luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve pas disa kohësh do të jenë të njohur dhe njerëzit do të mësojnë se kjo nuk është më punë me dy a tre vetë, që nuk do të ishin domethënia e UK-së, por me disa nga figurat, pa të cilat nuk mund të ketë histori të luftës.

Përsonalisht unë besoj në pafajësinë e Hashim Thaçit!

Përsonalisht unë besoj në pafajësinë e Kadri Veselit!

Përsonalisht unë besoj në pafajësinë e “ të tjerëve”, pavarësisht se cilët është përpjekur të fshehë prokurori i Specializuar!

Jo vetëm se jam mik i tyre dhe kam qenë pjesë e strukturave të larta politike të luftës, por sepse i gjithë programi, mendimi, qëndrimi i UÇK-së ka qenë kundër dhunës.

Në majin e vitit 1998 heroi i Kosovës, Fehmi Lladrovci, duke dhënë intervistë në BBC do të deklaronte haptas se, “Le të tregojnë pushtetarët serbë një rast të keqtrajtimit të tyre… ne armët nuk i kemi marrë kundër popullisë civile, por kundër makinerisë vrasëse të Millosheviqit…”

Në shkurtin e vitit 1999, në Rambuje, pala serbe paraqiti një listë me vetëm 5 civilë të zhdukur, nga të cilët tre jetojnë ende,megjithëse kanë masakrues të popullsisë civile shqiptare.

Jam i prirur të besoj në pafajsinë e gjithë luftëtarëve të UÇK-së!

Ngutja për t’i shpallur fajtorë apo të pafajshëm, për të bërë rolin e hetuesit, prokurorit apo gjykatësit, në mos tjetër është delikuencë mendore dhe qytetare; është rendje pas një fakti që mund të mos jetë i tillë dhe mbështetje për akuzën që mund të jetë e rreme.

Nëse nesër do të bëhen publike gjithë materialet e dërguara nga shteti serb kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush të mos habitet kur mes mijrave e mijrave faqeve do të gjejë edhe shkrime medialë, deklarata politike, akuza monstruoze, pa asnjë fakt por mbi hamendje, pikërisht nga “ të zemlruarit” e sotëm të Tiranës apo një skotë në Kosovë.

23 komente në “Analistët kontroversë në Tiranë, që akuzojnë UÇK-në sikur të ishin pjesë e kancelarisë së Beogradit”

  1. Juli says:

    Ahhh re Bedri ,sikur nuk e di ti !!!!!
    Shqiptarët për pak karrike dhe poste shesin vëllain,motrën,nanë e babë. E jo më Thacin.
    Ty të heq kapelen. Respekt.
    (E ke prish pak tani me Ramën !!!)

    1. Titi says:

      Te futet ne kushtetute ligji per tradhti kombtare qe Saliu me Liken e fshine

  2. pjeter says:

    Amalistet kane emer e mbiemer.Ljubici fare mire mund te jete paguar per te bere deklarata filo serbe,e meqe tek ne eshte sport popullor tia fusesh si kau peles,ne kete kaos nderhyjne bastardet zgjebamane,antishqiptare,qe nuk e kane pas problem te shesin baben,dhe besoj as memen,qe shprehin ne audio vision qendrime qellimisht anti shqiptare,dhe me e keqja qe nuk i hyn asnje gjemb.Dhe me kete rast dua tu them atyre qe punojne per te bere klasifikimin e fjales se lire,ne media,Shqiperia duhet te jete ne vend te pare per lirine e fjales,nuk jam i sigurt se Ljubici do lihej kaq i lire ne vendet parararoje te lirise se fjales,te mos pergjigjej per ato qe thote,ai bastard akuzon shqiptaret e masakruar nga serbet per 370 serbe te zhdukur?ku bazohet akuza e keij gjak prishuri?

  3. Sqepari says:

    Analist, si thoni ju eshte, por pse nuk ua permend emrat?

  4. Ilirian says:

    Bedri ti ke të drejtë por harron një gjë shumë të rëndësishme, shtetin nuk e ndërtojnë dot ata që kanë bërë luftën sepse janë shumë lehtë të sulmueshëm … nuk mund të jetë një individ edhe luftëtarë edhe gjykatës … ata që bën luftën nuk duhet të merren me politik më, mund të merren me biznese private ose të punësohen edhe ne shtet por si punonjës jo si politikan… në një shtet normal kush bën luftën nuk mund të bëj dhe paqen …

  5. ppa says:

    Degjoja nje dite, ne nje TV shqiptare, perballe nje gazetareje kukull-memece, nje avokat te Kosoves, me duket Tom Gashi; emer i njohur per disa ceshtje te ndyra; e habitshme se si mitralonte pa ndalim gjithfare akuzash kunder Thacit, sikur te ishte Dick Marti, edhe ky vete do ishte me i kursyer. Gazetarja idiote e degjonte, sikur donte te provonte, qe kete porosi kishte marr – ta linte ate plehren te akuzonte pa fund Thacin.

    1. Lumbardhi says:

      Avokati Tom Gashi eshte nje mashe e Beogradit ne Kosove,qe mashtron shqiptaret dhe i rrjepe per para.Njeri me te paftyre nuk e gjene ne Kosove.Ka bashkepunuar dhe bashkepunon me gjykaten speciale dhe me prokuroret serbe dhe me e keqja bene kariere ne Kosove.

  6. Z says:

    Lufte ishte Bedri! Edhe ndonje gabim mund te jete bere! Por kur serbet bashkohen te gjithe kunder ceshtjes Kosovo,Shqiptaret percahen! Keshtu ka ndodhur gjithmone me ne ,ne te gjithe historine tone! Armiq te vedit dhe spiune te serbit! Flasin e dine te shkruajne serbisht shume here me mire se shqip qe pothuaj jane gjysem analfabete ne opininin tim!Shikoni Saliun,malesorin besnik,sic e karakterizuar Ramizi! Thaci le te dale para kesaj dhe le te tregoje se eshte i pafajshem! Une e besoj kete! Problemi eshte Kososo-Shqiperi! Shume Kosovare nuk duan bashkimin sepse do te largoheshin nga lista serbe e spiuneve! E ndjejne veten te poshteruar se jane prapa botes! Shikoni Saliun dhe Liken te dsashur Shqiptare sa te jene ata ne politike udhe e mbare shqiptare! Edhe njehere Bedri. Qendro besnik i ceshtjes shqiptare dhe mos e dridh here pas here!

  7. lori says:

    Njihen ato gazetar te elites gazetareske te mbajmur nga parat,shakllaban te gjitha mendyrave.Thjeshte ka ardhe nje kohe te diskretitojme ato si antishqiptar e jo ti kritikojme duke i ledhatu.Thjesht F.Lubonja kryeson grupin antishqiptar e jam i lumtur qe se paku nje parti e futi brenda,por gaboj se nuk i futi plumbin.Ne emer te se “vertetes” tryre pa ditur asgje ndertojne e thurim gjithefar konspiracionesh ne kurriz te popullit shqiptar.Fatos Lubonja po te drejtohem ty drejtepersedrejti: TI DIN SE H.Thaci eshte kriminel e se ai iashte drejtues i krimineleve apo i luftetareve per clirim kombetar te Kosoves.Neqoftese ti dine minimalisht ndonje veprimtari kriminale te H.Thacit :deklaroje.Mos ngel peng i thashethemeve te zakoneshme ne cdo analize politike.Gazeraria eshte gazetari e ku gazetari ngren probleme e jep thjeshte mendimin e vet te arsyeshem per problemin qe trajton gjithe mbi baze dekomentacioni e jo mbi bazen e thashethemeve e teorive konsprirative kaq te dashura per nje popull injorant,fukara deri ne palc e i etur per ti besuar cfardo rrene apo genjeshtre qe ky llum gazetaresk i servir.

  8. zeqinea says:

    E fyen fjalen analiste nese ja atribon ketyre analeve te shqiperise qe shesin,gocen, motren e gruan per 5 leke,pasi nenen se kane problem pasi eshte nje brez me larg

  9. Kapterri says:

    Lufta brënda llojit është më e pamëshirshmja. Të shohim kush do fitojë.

  10. drino says:

    UDB eshte e forte dhe metastazat i ka te shtrira dhe ne Tirane…..

  11. Trotski says:

    Nuk me duket çudi qe pinjolle te BLLOKUT jane ne sintoni me Baballaret e tyre qe shiten si pa gje te keq Kosoven ,,qe ne mbarim te Luftes ishte e çliruar teresisht ,pasi kishin hyre divizionet shqiptare ,qe pastaj me urdher nga “LART” ua lane terrenin forcave serbe ,qe masakruan Popullsine shqiptare te Kosoves.,sot po perserisin si Papagaj “Krimet ” e UCK ,,duke fajsuar personalisht Hashim Thacin..Ketyre ,natyrshem u eshte bashkuar dhe Agjenti i Serbve ,Krimineli Sali Ram Berisha ,qe shkaterroi Shqiperine ,me teper se mund ta bente ndonje Armik Shekullor,. Kesaj Bajalldije duhet me iu pergjigj me Bashkimin e Shqiptareve ,:Te Jemi ne nje ZE ” Nuk na müposht dot Armiku Shekullor me Glasat Europiane .Turp per “KURVEN E MOTIT”, qe te pakten te beje nje “MEA CULPA” per masakrimin e Trojeve shqiptare.

  12. Predatori says:

    Lavdi luftës së UÇK-së dhe dëshmorëve të atdheut. Nderime dhe respekt për ata qe luftuan kunder serbëve. Thaçi dhe shume të tjere i tradhetuan idealet e luftes kur vendosen të shndërrohen në hajna dhe ta trajtojne Kosoven si plaçkë lufte.

    1. Agroni says:

      … E saktë!

  13. Titi says:

    Likja, Sala dhe Basha jane te listat e pageses te serbimeve segrete serbo-greke.

  14. Ilir says:

    Mua me jane neverritur “patriotet” si ky gazetari, qe kerkojne te mbyllin c’do debat ne emer te patriotizmit.
    Nje gjykate e ngritur me vullnetin dhe deshiren e Kosoves , ngre akuze. Ngre akuze per krime pas lufte dhe jo gjate lufte. Njeriu qe akuzohet ka edhe akuza per vjedhje,korrupsion dhe bajraktarizem nga populli i Kosoves. I ngelet te provoje se akuzat per krim jane te pabazuara. Kaq.Pse nxehet ky “patrioti? Apo do nje shtet ku drejtezia shtypet nen kontrollin e Thacit? Lakej te majte, lakej te djathte po prape…lakej jane gazetaret si ty.
    “Patriotizmi” eshte nje mall shume cheap sot ne Shqiperi.

    1. Tani says:

      O zog gomari qe fatkesisht e ke emrin Ilir do te pershtatej mire emri GJOKO.Bedri Islami eshte nje nder drejtuesit kryesor te UCK e cdo problem e njeh me mire se ti o GJOKO faqeziu.Debati nuk eshte i mbyllur ne emrin e patriotizmit,por nje hakmarrje serbe kunder udheheqesve kryesor te UCK qe drejtuan edhe luften per clirim kombetar o tarallak me emrin e pameritushem ILIR.Serbet mor zog gomari me emrin ILIR,kerkojne ta barazojne genocidin serb me luften e popullit shqiptar te Kosoves per pamvaresi e si rrjedhim genocidin serb ta paraqesin si lufte kunder “bandave terroriste shqiptare”.

  15. Kola says:

    Normale. Te mbash gjarperin ne gji, keto gjera duhet te presish. Shqiperia ka 30 vjet qe po jeton me fashizmin berishian i cili po e kafshon ne cdo cep dhe prape s’po ja gjen dot anen t’ja dredhe zverkun kesaj vemje serbe.

  16. Rrofte UCK says:

    Bravo Ilir
    Edhe nje fjali do i shtoj komentit tend.
    Kam qene shpesh ne Kosove dhe sa here qe binte llafi per kete teme nga kosovare te rangjeve te ndryshme thuhej” Krejt i kane kry qeto gjona qi po i akuzojne” Por edhe ato ne emer te Patriotizmit thonin se sduhet me ju bo qefin shkijeve.
    Kosovaret e njofin kush eshte Hashimi me shoke.

  17. Kuq e zi says:

    Shoh vetem propagande…
    Nga gjykata nderkombtare u akuzua haradinaj e limaj dhe ne shtyp nuk u pa kjo zhurme nderkohe qe duheshin mbrojtur sepse flitej per luften e uck-s
    Kurse sot thaci akuzohet per vrasje pas luftes 99-2000 nga gjykata e kosoves mos harrojme se qendron ne hage vetem per arsye sigurie ndersa ju na e shisni si akuze kunder uck
    Thaci promovoi gjykaten me shprese se keshtu do shpetonte kjo nuk ndodhi
    Gjykata speciale e kosoves eshte simotra e spakut ne shqiperi rama e promovoi sepse mendon se keshtu do shpetoje, ska per te ndodhur
    Prandaj eshte e kote qe ngreni furtune ne gote duke maskuar ngjarjet, raliteti eshte ndryshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje