Fatos Lubonja ka bërë një analizë te Panorama, për propozimet e fundit të opozitës parlamentare, për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Lubonja ia vesh Ramës këtë kërkesë dhe thotë se ai kërkon pushtet të përjetshëm si Enver Hoxha.
Sipas tij, tashmë Rama për të realizuar qëllimin e vet, nuk pyet më as ndërkombëtarët.
“Në pikën ku kemi arritur duke ecur mbi dërrasat e shumta të kalbura të Ramës, vendimi i tij për të mos lejuar koalicione si manovër për të mos ia lëshuar me asnjë çmim qeverinë opozitës, vjen si pasojë e një procesi ku pushteti i krimit nuk mund të pranojë mundësinë e një qeverie tjetër, të ngritur nga një opozitë që ka denoncuar simbiozën e krimit me politikën, me Policinë e Shtetit, pastrimin prej tij të parave të pista nëpërmjet lejeve të ndërtimit apo koncesioneve, kanabizimin e vendit etj., etj.
Ne e kemi parë se sa ka vuajtur Rama për t’i përgënjeshtruar këto, se sa të madhe e ka pasur dhe e ka vullnetin që zhduk fare nga skena të gjithë “kazanët”, “plehrat”, “shpifësit” e “delet” që i thonë këto gjëra, deri edhe t’u bërtasë ndërkombëtarëve “gënjeshtra!”, “gënjeshtra!” kur ia kanë përmendur. Kjo që po bën është përpjekja për realizimin përfundimtar të këtij vullneti. Mirëpo, duke pasur parasysh kontekstin europian ku vepron, nuk mund t’ia lejojë vetes ndryshimin deri në atë pikë të Kushtetutës, sa të shpallë Rilindjen si partinë e vetme udhëheqëse të jetës politike të vendit. “De facto” ai këtë synon, por “de jure” kërkon ta arrijë këtë nëpërmjet një ndryshimi kushtetues që i mundëson të fitojë përsëri. Hapi tjetër vjen më vonë.
“Kjo do ta vendoste Parlamentin Shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në BE”, deklaroi zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU, Wadephul, “Populli shqiptar nuk e meriton këtë”.
Duket se edhe Wadephul mendon që thënia “Populli ka qeverinë që meriton” nuk është ashtu dhe aq e vërtetë, përderisa ne durojmë ende këtë qeveri. Duke e konsideruar aktin e Ramës si “kundër” BE-së, ai paralajmëron braktisjen e mbështetjes europiane ndaj qeverisë Rama, duke na vënë kështu përpara pikëpyetjes: A është më e vërtetë thënia se populli shqiptar ka qeverinë që mbështesin ndërkombëtarët, apo se ka qeverinë që i imponon (edhe ndërkombëtarëve) sistemi kriminal i pushtetit, që ndihet më i sigurt kur ecën mbi dërrasa të kalbura?”, shkruan Lubonja.
????
Per fat te mire per ne lexuesi dhe per fat te keqe per ty Fotas,jetojme ne shekullin e21-te.
D.m.th. me nje klikim ne Google,mund te vertetosh ose pergenjeshtrosh kete thenien tende.
Citoj(mare nga Google direkt):
Johann Wadephul,lindur ne 10 shkurt 1963,Husum, qytet brgdetar ne veri te Gjermanise, deputet i thjeshte i Bundestag-ut.
Edhe sikur,theksoj edhe sikur te ishte ne ate pozicion ai eshte n.q.s. me te vertet eshte prononcuar, nuk eshte ne
praktiken e Bundestag-ut te pronononcohet nepermjet Twitter,Toso mos u bej qesharak,lexo njehere cfare thote Soreca live.
Aa,se per pak harrova,i jo i nderuar Fotas,e para here qe tregohesh i sinqerte dhe e pranon vet qe je ashtu sic je shprehur me lerte.
Une nuk ofendoj njeri,per aresye etike.
Mos u merzite,keshtu e ka jeta.
Hera e pare qe po me poelqen Fatos sepse je i sinqerte, e kupton dhe e beson edhe vete se je NJE PLEHRE qe kundermon ere te keqe!
Karagjoz ne monizem, karagjoz ne demokraci. Me Thacin u tregove palaco karagjoz. E ke ne gen.
Lubonja ben kot ai eshte e do mbetet bodigardi i sivellait te tij rama..lexohet lehte
Mire qe me ne fund u binde, se cfare muti je !