Nga Ilir Yzeiri
Debati që është hapur pas publikimit nga studiuesi Auron Tare në « Peizazhe të fjalës » i disa dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në ngarkim të Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, vijon ende, sepse argumenti është i mprehtë dhe pret si me brisk ndjeshmëritë e gjithë atyre që merren me letërsi dhe, ashtu siç ndodh gjithmonë në fshatin tonë të madh, ky debat ka ngritur në komandën: Bajonetë-drejto! edhe gjithë pezmin e atyre që e shohin letërsinë, personazhet e saj, përplasjen komunistë-fashistë e kolaboracionistë si një spektakël joshës që të grish jo vetëm ta ndjekësh, por edhe të japësh mendje, të gjykosh, të dënosh, të shash e të bëhesh ekspert.
Ndërkaq, pavarësisht kësaj shpërfaqjeje të kuptueshme, personalisht, kam vënë re se botimi i atyre dokuementeve prej Tares, nga njëra anë, dhe polemikat nga një pjesë jo e vogël debatuesish, nga ana tjetër, këtë herë krijuan një klimë më të mirë dhe, në shumë raste, u nxorën në reliev edhe ide me vlerë dhe qëndrime që nuk janë larg shkëmbimeve korrekte të opinioneve.
Pas leximit të atyre dokumenteve, unë nuk vura re, në thelb, asnjë dashakeqësi nga ana e Auron Tares. Qortimi që i bëhej në fillim një veprimtarie të organizuar nga Kumbaro e ministrja e Kosovës në Prishtinë, për mua, është një qëndrim personal.
Gjithë pjesa tjetër, për mendimin tim, ishte korrekte dhe, nga ato që unë lexova, Tare vetëm ngre hipoteza dhe në asnjë vend nuk deklaron se agjent i cilit shërbim ka qenë Camaj apo Koliqi. Në anën tjetër, nëse i sheh me vëmendje ato dokumente, do të vëresh se në to bëhet fjalë vetëm për takime, për biseda dhe në asnjë rast nuk na tregohet implikimi direkt në ngjarje që, për shkak të përfshirjes së tyre në veprimtari agjenturore, mund të kenë shkaktuar pasoja te të tretë.
Sa i takon Koliqit dhe lidhjes së tij me qeverinë fashiste, kjo nuk është ndonjë gjë që u zbulua sot. Këtë të gjithë e kemi ditur. Pjesa më e shëndoshë e opinionit ka dashur ta relativizojë këtë qëndrim duke përmendur, sidomos, punët e tij të mira gjithë duke qenë në krah të fashistëve që kishin zaptuar vendin.
Vështruar në këtë optikë, debati më duket se nuk shton ndonjë gjë me peshë, përveç të vërtetave të njohura. Ndërsa qëndrimi ndaj mërgatës politike duhet parë me kujdes. Nëse përfundimi i luftës u dha të drejtë komunistëve, që në përfundim të saj ishin në anën e fitimtarëve, instalimi i regjimeve të demokracive popullore dhe shndërrimi i tyre në diktatura më pas, ua hoqi të drejtën morale mbi gjykimin dhe dënimin e pandërprerë të kundërshtarëve të tyre edhe gjatë kohës së asaj që njihet si lufta e ftohtë.
Përpara se të gjykojmë për veprimtarinë e tyre në emigracion, ndoshta duhet të mbajmë në vështrim se komunistët kurrë nuk kryen një pajtim të madh, kurrë nuk falën, por ndërtuan kultin e urrejtjes për kundërshtarët e tyre si një perpetum sentimenti. Mjaft të kujtojmë se edhe Noli i madh, ai që ishte idhull edhe për komunistët, edhe për kundërshtarët e tyre, nuk pranoi të vinte në Shqipëri pas luftës, edhe pse elita politike komuniste e ftoi disa herë, dhe do të bindemi se çdo gjykim mbi veprimtarinë e mërgatës sonë politike gjatë kësaj periudhe duhet parë me kujdes.
Personalisht mendoj se ka vetëm një udhë që na nxjerr nga stereotipitë e gjykimit neokomunist për të kaluarën tonë: pranimi i gjithë asaj që ka ndodhur si një realitet që duhet treguar, por pa u gjykuar dhe pa ndërtuar hierarki të reja. Sepse, në qoftë se është i tepruar gjykimi i së shkuarës së afërt, pra i historisë komunistë – fashistë me stereotipitë e fitimtarëve të luftës, është po aq i neveritshëm edhe gjykimi tjetër ai që shpall shenjtorë ata që bashkëpunuan me fashizmin dhe kriminelë, të kundërtët e tyre.
Narrativa e denoncimit të krimeve komuniste ka tridhjetë vjet që nuk resht. Nganjëherë kjo është bërë aq banale, sa tani botohen edhe dokumente rutinë nga puna e atij regjimi që, në disa raste, bëjnë efekt të kundërt dhe ashtu, pa u vënë re, po ngjallin nostalgjinë për një rend që ishte serioz dhe i formalizuar me shkresa e dokumente. Ndërkaq, të mos harrojmë se është një pjesë e madhe shqiptarësh që e ka paguar dyfish këtë histori. Gjithë ata shqiptarë që nuk u futën nëpër burgje, por që punuan nëpër kooperativa, në ndërmarrje e në çdo anë të jetës, bënë dhe duruan një sakrificë të madhe në emër të socializmit. Kur ëndrra u shua dhe sistemi ra, kjo pjesë e madhe e popullsisë, ky popull u detyrua të paguajë edhe një taksë tjetër.
Nga buxheti dhe nga taksat e kësaj popullsie u morën të ardhurat për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë, të afërmit e tyre dhe pronarët e shumtë. Të mos harrojmë edhe zaptimin dhe vjedhjen me frymëzim politik të majtë e të djathtë. Tani, me të drejtë, lind pyetja: ku janë fitimtarët dhe të mundurit? Për krimet e komunizmit nuk paguan kriminelët që i shkaktuan ato krime, por shqiptarët e ndershëm nga xhepi i tyre. Tani për çfarë po flasim? Po këtë popull të madh që sakrifikoi dhe shtrëngoi rripin në emër të ndërtimit të një shoqërie më të mirë me komunistët dhe që po sakrifikohet edhe tani në emër të ndërtimit të kapitalizmit të egër kush e dëmshpërblen?
Ndaj mendoj se çdo debat mbi të shkuarën tonë nuk ka asnjë fitimtar. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, jemi të humbur. Po të ishte ndryshe, nuk do të ishim në këtë gjendje ku ndodhemi sot.
Z.Tare nuk ka bere asnje krim Z.Ilir, por problemi eshte se pse nuk hapen dosjet e agjenteve qe i ke ne te gjithe instancat shtererore,biles njeri desh u be president i shqiperise por u dekonspirua si rezultat i luftes se eger per pushtet,pikerisht pse nuk hapen dosjet,e ketu duhet te perqendrohet Z.Auron. Nuk eshte problem pse kane qene bashkepuntor se keshtu funksionojne shtetet e kombet,biles mund te jete nje nder profesionet me te vjetra e qe kane shpetuar kombe e kontribuar me shume se kushdo tjeter per shoqerite, por problemi me i madh eshte se ato jane te santazhushem dhe ketu perfiton korrupsioni e kaosi ku gjendemi edhe pas 30 vjetesh. Nuk eshte ceshtja pse ky shkroi per Camajn e Koliqin, biles i ben mire shoqerise po te hapen ato dosje e te shikohet e verteta e shkrimeve. Prap mendoj eshte provokuese per keto dy figura,sepse ato nuk kane patur asnje ndikim pas vitit 45, por ne kemi gjalle dhe me shume ndikime aktuale personazhe per te cilet ja vlen te behet transparenca e tyre, i njohim per te medhenj e te mençur,e nuk e dime çfar kane bere, ketu eshte problemi e jo pse ai shkruajti per Camajn dhe Koliqin. Edhe nese keto dy personazhe kane patur aktivitet kunder P.Komumiste Shqiptare, kjo nuk do te thote se Camaj e Koliqi ishin kunder prosperitetit te shqiperise. Po te dalin dokumentat e dosjeve te tyre, kam idene se do shohesh çudira nga shkrimet e sigurimsave ,pa nivel, e ketu ne vend qe te demaskohen Camaj e Koliqi ,do shihet injoranca e pushtetit komunist. Prandaj nuk ka ndonje gje te fotokopjohet e ti vihen publikut
dosjet e tyre.
edhe ti spiun paske qenë ore kafshë?
shkrimi eshte i pranueshem… madje mund ta quaj pozitiv dhe patriotik.
te vetmen pjese qe nuk mendoj qe ke te drejte, eshte qe nuk paska “asnje dashakeqesi nga ana e auron tares”.
ne fakt te gjitha ato qe ka thene pa permendur prova per camaj-n kane qene pikerisht keqdashese. tare u pyet per prova dhe pergjigja e tij se “po, kur të hapet ajo e beogradit, patjetër… do e kemi” te le hapesire ta intrepertosh kate pergjigje ne dy variante.
1. kur te hapen dosjet ne beograd dhe n.q.s. del ashtu si po na thote tarja, atehere ku e e ka marre tarja ate informacion tani, pa u hapur dosjet e beogradit? i bie qe tarja paska akses te dosjet sekrete ne beograd! pra, qenka i shitur te serbia dhe po luaka lojen e serbe te percarjes, meqe paska informacione qe beogradi ende i ka sekret.
2. nq.s. nuk di asgje se cfare paska beogradi ne dosjet sekrete, por thjesht po shpif bazuar ne maredhenie njerezish, atehere i bie qe po ben diversion perseri ne favor te serbise. ne te dyja rastet i bie qe qenka i shitur. anti-shqiptar.
nuk eshte fakt qe dikush ka mbaruar shkollen ne beograd. rexhep qosja p.sh. ka mbaruar filologjine ne beograd. do akuzojme dhe qosen tani?
ne asnje vend perendimor nuk te lejojne te dalesh dhe te flasesh qesim pa fakte, perndryshe si ai qe shpif, edhe ai qe ja jep tribunen per te shpifur, jane bashkpunetore dhe duhet te penalizohen. sa e sa gazeta dhe persona jane hedhur ne gjygj ne perendim per shpifje, dhe kane falimentuar, ose i eshte prishur reputacion, per gjithe jeten…
ne lidhje me mesiper, kisha per te shkuar edhe me larg. si do tu dukej mustafa nanos se “provokacija” (nuk besoj e keni harruar fishekzjarrin per gjergj kastriotin qe ka dale nga ajo studio) dhe auron tares nqs dikush do t’i akuzonte se jane te paguar nga bezbednosno informativna agencija? dhe kete gje mund t’ua provonim vetem ate dite kur beogradi do te hape per publikun dosjet e aktuale te personave te sotshem publike te jetes politike dhe mediatike shqiptare… shpresoj qe kjo te mos jete e vertete.
I nderuar. ne fakt komenti juaj calon disi. Z Tare tek Provokacja ju pergjegj pyetjes se ne se ka apo jo nje dokument te nenshkruar nga Camaj per UDB. Ai tha qe ne se hapen dosjet ne Beograd kjo pyetje mund te marre pergjigjie shteruese. kaq dhe jo ajo qe thoni ju
Asnje shtetar,letrar,shkrimtar nuk ka punuar per shqiperine te gjith kushe me shume e kushe me pak
ku ju eshte dhene rasti per ta shit kete vend kane firmos me te dy duart
Shikoni ne vitin 2020 Sali Berisha agjent i UDB jugosllave kryeminister e president ketu e 30 vjet
Ilir Meta agjent i sigurimit grek qe nuk len gure pa luajtur ne dem te shqiperis
Lulzim Basha njeri i rekrutuat nga rregjimi serb duke ju kopsotur dosjen te gjithe komandateve te UCK duke i dorzuar ne beograd dhe kjo shikohet sot qe te gjithe po shkojne nje mga nje ne gjykaten e hages kete e kane nga agjenti me i ri i shtetit tone, njkosisht me ndihmen e salihit i shiti detin greqis
Dhe te flitet per Martin Camaj. dhe Ernest Koloqin sot krahasimi me eliten e sotme eshte qesharake
per kohen dhe ata jetuan si sheik dhe shite. interesat e atdheut, kjo do vazhdoj gjate, gjate,gjate
por pavarsisht tradhetareve shqiperia do vuaj po do rroj gjate.
NUK E DI SE CFARE KA QENE POR DI QE PO TREGOHET NJE KELLUF KA….
E TMERRESHME ESHTE TE MENDOSH SE JEMI NE NJE GJENDJE KU CDO DUKA-GJIN MUND TE FLAS PER CESHTJE VITALE TE KOMBIT…………..
Shqipria atdheu ynë është me shumë vullkane ,po të vështroshë hartën të varur në mur ,shqipëria veriut me tërë krahinat e dashura saj i ka dhënë shqiprisë për gjysëm shekulli ,milarada dollar vendit ,nga masivi i pyeve shekullore që antikomunistët i prenë i vodhën i dogjën i shitën i masakruan ,tokës i hoqën dhe lëkurën e saj kan dalë shkëmbejtë.Kur komunistët e Enver Hoxhës i ruajtën i shfrytëzun i shtuan me rregull e disiplinë ,si pasurinë më të madhe të bukur të kombit.
Komunistët shqiptar i dhanë vendit zingjirin e hidrocentraleve më të mëdha të ballkanit dhe europës ,në bazë të popullsisë. ,i ka dhënë shqiprisë mbi 13.288.320.000 Këëh…(Mbi 13 milard kilovat orë)në vit ,Komunistët shqiptar i kan dhënë vendit dritën e syve ,morën shqiprinë 90% të popullësisë analfabet ,e shkolluan 100% deri te akademia e shkencave ,një popull bari delesh e bëri mekanik e ingjiner te industria ,te torno ,te makina ,te pushka te avjoni .
Vendi malarjes dhe sëmundjeve vdakjeprurse u zëvendësua me spitale moderne ,në qytete e fshatra ,falas ,me zgjatje të jetës ,komunistët morën 1 milon shqiptar në v. 1944 dhe shtuan tre fish ,tre milon,Të gjitha falas,njeriu kapitali më i çmuar..
Kur në kohën e turkut ,të Zogut dhe të shpive të apara ,vdekjet bënin kërdin ,nga malarja,sifilizi,tuberkulozi,zia e bukës ,mushkonjat i shin mbret nga llagëmet e kënetat që kishin mbuluar shumicën e fushave, dhe bejlerët e agallarët nuk vrisnin mendjen për këtë situatë të mjerueshme.
Ku janë Hekuruadhat ?
Ku janë fabrikat e bakrit e të telit markës shqiptare?
ku janë prodhimet e grurit ,të mistrit ,pambukut,lulediellit ,panxhar që prodhohej sheqeri pastërt shqiptar …? ,Përse këto përparimie nuk i hapën pinjollët koliboracionistë antikomunistë për shqiptarët ,por i lanë si popull zulu .Këta antikomunistë nuk dinë gjë tjetër ato dinë vetëm të shajnë komunistët ,dhe të zhvarrosin eshtra heroish e dëshmorësh dhe në vend të tyre të venë kriminel ,që zhvasin popullin ,të mbushin xhepat e tyre me para të djersës e gjakut popullit ..
Krahasimi dhe vlersimi bëhet jo me opinjone interesi por me punë të devotshme ndaj atdheut e popullit.Puna e komunistve revulicionar në shqipëri me Enver Hoxhën udhëheqësi revulicionar që liftoi për liri shoqrore ,pavarsi kombëtare .e socilaizëm të barabart.dhe idet e komuniste jan të pa vdekshme ,jan ngajdhimtare ,jan histori lavdie e suksesi ,e shëndrruan shqiprinë nga majmuni në njeri.
Sepse njeriu ma vlera sociale si e Enver Hoxhës ,
jo kapitale e zhvatëse si Zogut ,turkut e fashizmit është,
si floriri që s’des kurrë. Puna e komunistve shkëlqen ,e antikomunistve sterros.të zi e më Zi .
Gjithë puna e komunistve revulicionar shqiptar të 50 vjetve ,është e pa vdekshme ngajdhimtare në shqipëri e në botë ,për të cilat punoi me përkushtim Enver Hoxha ,dhe varrin e do prej Floriri.
Antikomunistët ,pinjollët koliboracionistët e fashistët varrin e duan prej katrani të ZI ,dogjën ,vodhën dhe shkatrruan shqiprinë i vunë zjarrin ,grabitën gjithçka ,me parullat e luftës e sharjeve kundër komuistve shqipria kaloi në kuotën -ZERO !!!!!……
Sot shqiptarët mbetën rrugve ,pa punë ,pa drejtësi , analfabet ,të droguar ,pa ndihmë mjeksore .Me flamurin e zi antikomunistët në krye ,pjestar të bandave Gjon mak gjoni ,halil Alia , Llesh Marashi ,Martin Camaj ,Ernest Koliçi ,Muharrem Bajrektari ,SaliBerisha Ilir Meta ,Lulëzim Basha ,Monik Kryemadhi Jozefina kërbçi ,mul Noka Kaçi zi ,Dashamir bulçia e rakia ,Dyle grekofoni,Idriz çamushi ,të burgosurit ordiner që zhvasin parat si të dënuar politik ,profesorat injorant gjekmark e gjon merk jan radhitur e japin mësim në univeristet ,grabitën shqiprinë duke sha legjendari Enver Hoxha i cili nuk la dhe një shtëpi për fëmijt i la te pularia.
Ky është ndryshimi midis komunistve dhe antikomunistve shqiptar ,populli i vlerson sejcilin ,komunistët që punuan me pastërti e pëkushtim e kan vendin në pejdestalin e nderit kombit ,Antikomunistët pinjollët bejlerët agallarët ,zhfrytëzuesit e zagarët, që vunë pasuri përrallore për vete dhe pasardhsit në vendin e turpit ,në gropën e mutit..
*****…Shtrohet pyetja i nderuar YZEIR :Kush e ndërtoi shqiprinë moderne ,dhe kushë e vodhi ,i vuri zjarrin dhe tradhtoi ?….Vlerismin e bë hegjemoni popull i cili trazhgon e do të trazhgoi këto troje,jo koliboracionistët e fashistët dhe pinjollët e tyre.
Te lexosh artikullin ne nje blog shqiptar serioz, megjithe shpjegimin ne hyrje nga ana e Vehbiut, eshte pak e çuditshme por edhe e frikshme, se i jepet fjala njerezve qe s’kane çfare te thone, perveç perallave. Tare nuk eshte historian dhe ndonje zbulues-hulumtues i madh. Dhe kjo, jo se e them une, por shihet nga leximi i artikullit te tij.