Nga Rudina Xhunga
Në fakt, unë nuk vija maskë. Më ka mbetur prej kohës së videos së BBC, ku Dr. Shunmay Yeung, shpjegonte që përdorimi i saj nuk sillte asgjë plus, përkundrazi:
“Nëse shumë njerëz do të përdorin maska, nuk do të ketë mjaftueshëm për ata që kanë nëvojë vërtet për to, stafi mjekësor dhe të infektuarit me Covid-19.”– thoshte ajo.
Pastaj OBSH-ja ndryshoi qëndrim, por jo unë. Kjo deri javën që shkoi, kur më lajmëruan që shoferi i cili më kishte marrë nga grimi te televizioni ku isha e ftuar, kishte bërë tamponin dhe dalë pozitiv.
Lexuar kjo nuk do të thotë asgjë. Po kur të ndodh ty dhe merr Silva Binon të parën dhe ajo të pyet, a kishe maskë, aty të nis e përmbyset e gjitha.
– Jo nuk kisha.
⁃ Ishe ulur pas.
⁃ Jo, isha ulur para.
⁃ Po kondicioneri ishte hapur?
⁃ Po hapur.
⁃ Fole ti, po ai foli?
⁃ Nuk e mbaj mend. Nuk më kujtohet gjë fare. E kam marrë doktoresha?
⁃ Risk i moderuar, Rudina.
⁃ Ç’d.m.th? Oh sa njerëz marr unë në qafe po e kam marrë. Dhe ndërsa ajo flet, mua më del para lista e njerëzve që kam e dua, të cilët korona i vret nëse ua kam dhënë.
⁃ Sa kohe ka?
⁃ Sot dita e 4-ët, po tani ma thanë.
⁃ Nuk bëhet tamponi sot. Do të presim. Dhe do të kontrollojmë nëse ke simptoma.
Pritja kur mendon se ke marrë koronën është komplet e çmendur. Sidomos kur ke lexuar e shkruar për simptomat e saj mijëra herë. Pritja është plot me simptoma. Frika jote është simptoma më e keqe. Më shumë vret frika nga sëmundja. Pastaj kjo sëmundje ka dhe një të keqe plus. Sëmundjet e tjera, gripi përfshirë, kanë solidaritet në familje. Të shohin me dhembshuri të gjithë dhe të shërbejnë.
Po nëse thua që dyshon se ke marrë koronën, është si të thuash ke marrë HIV. Secili ka frikë për ca mund t’i ndodhë dhe fajtori je ti që e solle. Pra kur thotë shefi i OBSH-së që sëmundja kërkon solidaritet mes shtetesh ta harrojë! Solidaritet nuk ka as në shtëpinë tënde.
Përveç vajzës sime të vogël që mendon se nuk e kemi marrë, se ajo do të flasë me unicornin e saj që do të na mbrojë, siç na mbrojti njëherë kur avioni u tund mirë në Bilbao, ne të dy jemi të tmerruar. Marrim në telefon prindërit tanë dhe i pyesim imtësisht për çfarë kanë, çfarë u dhemb dhe sa më shumë se dje u dhemb. Pastaj i kthehemi njëri-tjetrit dhe pyesim ku do ta lëmë vajzën nëse ajo nuk e ka dhe ne e kemi.
Në fakt pyetja pa zë, është ku do ta lëmë vajzën nëse e kemi dhe gjërat shkojnë keq. Dhe ngaqë nuk e bëjmë dot këtë pyetje as pa zë, nxehemi me njëri-tjetrin, me mua d.m.th që jam kaq e papërgjegjshme sa hipi në një makinë televizioni, këto kohë dhe pa maskë. Dhe e vetmja arsye pse mund të shpëtojmë është sërish një anë e keqe imja, që nuk flas, që ul kokën në telefon dhe nuk kthehem fare as majtas as djathtas. Dhe ndoshta, ndoshta kjo do të na shpëtojë.
Ndërkohë ne jemi mbyllur të tre në shtëpi. Në pritje të simptomave, na është kërkuar të izolohemi. Unë vij vërdallë me maskë nëpër shtëpi. Nuk e heq as kur fle. Fle me maskë. Kjo e nxeh më shumë tim shoq që nuk e kupton pse nuk mbaja maskë atë ditë dhe pse isha ulur para. Po pas ishin ulur tre vetë, i them, e debati nis nga fillimi.
Deri ditën që bëmë tamponin unë nuk pata asnjë simptomë, veç dëshirës për të qarë në banjë, (kjo nuk del te simptomat), ndërsa im shoq kishte grykët, temperaturë, dhimbje koke. Ndaj e bëmë tamponin. Në shtëpi erdhën dy zonja.
Një prej frikërave më të mëdha është që nëse nuk e ke mos e merr kur vinë të të bëjnë tamponin, aq shumë na është futur ideja që mjekët e kanë të gjithë. Ata nuk e kanë. Ata janë më të rrezikuarit, më të dëmtuarit në këtë histori të papërgjegjshmish, njëra prej të cilave jam dhe unë.
Vajza ime u ul e para. E pyetën nëse donte të bënte në fillim hundën, apo gojën. Pyeti kush qe më e vështirë që ta niste me të. I bëri të dyja dhe tha që ishte eksperiencë qesharake, qe te gudiliste. Kur erdhi radha ime, nga sikleti teshtiva dhe tmerrova dy zonjat që bënë disa hapa pas dhe pastaj ikën, pa i qerasur, se nuk mundemi thanë. As ujë, në atë vapë korriku.
Zonjat më thanë që rezultati del për 24 orë. Dilte, por tani për shkak të fluksit është zgjatur koha. Unë nuk prita dot as 24 minuta dhe nisa të pyes mjekë të ndryshëm të hetimit në Tiranë, pse zgjat kaq shumë dhe a ka të ngjarë të jetë rezultat fals. Nuk ka asgjë që të heq mendjen kur pret një lajm. Asgjë që ulesh ta bësh me vetëdije dhe të largon vëmendjen. Aq më tepër kur nuk del dot as nga shtëpia.
E vetmja gjë që më lehtësoi ishte një intervistë e Merkel që i ndryshova titullin. Ajo kishte folur për BE-në, po mua më ngacmoi shprehja: “Është e vështirë, por në vend të bëjmë pyetje ekzistenciale, duhet te vazhdojmë me punët e ditës.”
Mund ta kisha lexuar çdo çast tjetër këtë shprehje, po nuk do të më bënte kurrë përshtypjen që më bëri atë ditë. Thjesht ma mblodhi veten. Dhe vazhdova të laj pjatat, pa e hequr maskën. Rezultati doli të nesërmen, në darkë. Më morën në telefon dhe më lajmëruan që ne të tre ishim negativë. “Jeni negativë. Kjo për sot, pastaj është në dorën tuaj. Ruhuni!”, tha zonja që më telefonoi. Ose kështu duhet të ketë thënë se unë dëgjova mirë vetëm negativë, gjithçka tjetër vinte flu.
Sapo dëgjoi gezimin tim, ime bijë ma hoqi maskën dhe e grisi. “Tani do e heqësh, te puthemi, -tha”. Joooo, tani do e heq vetëm në shtëpi.”, i thashë. Dhe e mbajta fjalën. Nuk e vras mendjen për vapën dhe për asnjë vështrim kureshtar.
Unë mbaj maskë. Nuk e përballoj dot rikthimin tek ato tre ditë pritjeje dhe nuk di si do ta përballoj koronën nëse e marr. Nuk e di vërtet. Por e di që maska më mbron, mua dhe njerëzit që dua.(Dritare.net)
Perfect!
Thjesht per kureshtje duam nje liste te kompanive qe importojne maskat nga jashte , naryrisht edhe listen e prodhuesve vendas.
..po ik covidohu mor kar, ruaj bythën gjithë mut që e ke, dashke lista! …apo mos je gjë luli kacaluli 7×7 = 67
TE JESH VETJA ,ESHTE GJITHCKA,TE BESH SIKUR JE ESHTE DEFORMIM,PO TI JE VETJA DHE TE NGJALL EMOCION ME KETE PERSHKRIM TE DREJTE PER DREJT,KUJDES GJYSH YLLIN.RESPEKT
Po ne si nuk na don ma moj Rudin?
Ti gjithmone je cfaqur shume emocionante dhe e dashur me shikuesit ne auditoret e shumte te shtepive shqiptare.
Por mos u shqeteso fare Rudin,,mbasi ne jemi mesuar me hipokrizine teatrale te studiove,televizive,lozur nga aktore made in plepash .
Bashkatdhetare te dashur (shumica injorant dhe shume kokeforte – faji i gjenit shqiptar).
Mbani masken dhe distancen, qe te fitoni te gjithe.
Ndryshe, me vjen ne mend : dite me te keqija do te vijne pas kesaj. Klm
Vetëm kur e provon fillon të besosh. Sigurisht që ajo shprehja, frikë jo, kujdes po, vlen. Nëse ke kujdes do kesh më pak frikë. Mendoni për vete, por edhe për të tjerët. Mgjt njeriu kur ndjehet keq mendon si të dalë më parë nga kjo e keqe, e pastaj të mendojë për nesër. Faleminderit që e ndave me ne historinë tënde, duhen shkruar përvojat e kësaj periudhe nga të gjithe, jo vetëm në gazetë, por edhe në fletorkat tuaja, sepse është histori njerëzore. Jo vetëm ato të dhimbshmet, por edhe të bukurat. Duke i shkruar duket sikur flet me dikë dhe kjo të ndihmon të shohësh përpara e të mposhtësh frikën. Kështu janë shkruar historitë e popujve, e thëna fluturon, e shkruara qëndron-thotë një fjalë e urtë.
Pershkrim fantastik! Keshtu do isha ndjere dhe une. Habitem kur thone njerezis se s’kane frike. Per mua ose jane budallenj, ose te papergjegjshem, ose s’kane c’te humbin me. Cdo konfigurim tjeter per mua eshte frike, sidomos kur mendon qe mund te jesh ti shkaku per te vrare me duart e tua njerezit e afert.
Ah sa shpresova deri ne fund te shkrimit qe kjo do ta kishte ngrene koronen. C;ti bej, s;paskam fat.
E shkruar bukur duke ndarë emocionet realë.
I vdekuri në shtëpinë e komshiut duket sikur fle?!. Tragjedi për atë që preket. Pësimi i tjetrit , mësimi ynë
Të jesh e sigurt, se nga nesër shumë që të lexuan do ta venë maskën kudo , jashtë shtëpie.
Unë e para.?
Egocentrizem i papare !! Unë, unë dhe vetem unë ! (dhe të afermit e mi). Nuk eshte as e para, as e fundit, as e vetmja, por kjo qenka misherimi i egocentrizmit të pakufi !
Po mirë, po kjo nuk ka turp qe perqafoka ende prinderit pleq, nderkohe qe kjo epidemi prek me simpoma pothuaj vetem dhe vetem njerezit në moshe??? Ketu nuk ka pune MASKA, por perqefimet (dhe mbajtja e distances).
Mirë egoiste dhe histerike, por dhe kokrra e injorantes ! Ptuuu, debile grua.
Moj Rudina e dashur e kam lexuar me shume ankth dhe shume emocione shkrimin tend dhe lutesha qe ti te kishe marre lajmin e mire nga spitali ndersa lexoja cdo rresht me shume shpejtesi.. Kur po vinte fundi mu ndal fryma dhe fillova te dridhesha nga frika,ne mendje me shkonte edhe me e keqa qe mund te kishte ndodhur.
Kur mberrita ne fund lotet me rridhin dhe bertita bravo Rudina shyqyr zotit dole negative.Ishin lote gezimi, thanks God. U gezova shume si per veten time qe ishe shendoshe dhe mire.
Jeni familje e mrekullueshme dhe keni nje vajze cute adorable zoti e bekofte dhe nuk meritoni te vuani nga virusi kjo semundje e tmerrshme.
Faleminderit per mesazhin Rudina. Duhet patjeter kujdes,shume kujdes te mbrojme veten, familjen te afermit tane dhe gjithe shoqerine.
Me ka marre malli per Shqiperine, per cdo gje atje edhe per guret ….. kurre nuk jam ndare per asnje moment, nje pjese e mendjes eshte atje.Kur je larg e kupton me mire cdo te thote te jetosh ne vendin tend te flasesh gjuhen tende ,te jetosh zakonet dhe kulturen tende……….
God bless you and your family Rudina e dashur!
Uroj gjithe te mirat per popullin shqiptar ,jemi njerez te vuajtur por me zemer shume te mire.
Me mungoni shume o njerez te mire.
Dmth ti ishe pa maske, ulur perpara, ne nje ambjent te Vogel. Shoferi doli pozitiv, ti negative….
Thon pastaj pse ka konspiracion…
Shyqyr qe ke dal negative..
Po si ske turp edhe na e trregon qe ke ber tamponin pa pasur simptoma se ka mijra raste me simptoma dhe nuk ja ben njeri tamponin prandaj mos na u trregoni kaq engjellor jeni plahra egoiste
Pse ti Rudina e bere tamponin kur dhe kubte doje dhe ne vdekataret e zakonshem duhet te presim edhe sot 1 jave pas simptomave te forta? Pffff
Sa me fat je qe te ben tamponin!!!
Kolegeve te mi i ka dal bashkeshorti pozitiv prej nje jave dhe i thon rri ne shpi dhe nuk i bejn tampon!
Aq deshire sa do kishe pas ti te kishit pas maske ne makine, aq do kishte dhe ajo te ishte gazetare dhe te kishte akses ne telefonin e Dr. Silvia Bino ( 127 po nuk ke 5 dite me temp +39 te ben fresk) ….!
Ps: nuk e kam personalisht me ju , perkundrazi me shtetin e flliqur qe nuk teston popullaten !!!
Tipikja e njeriut frikacak, qe kur ka filluar pandemia vetem klithma vetmbrojtje, dhe dritherima egoiste. Imagjinoni trime te tilla qe te cajne drrasa morali ne kohe te zakonshme si do silleshin ne nje kohe reale lufte per fatet e njerezimit. E abonuar ne news24 gjate kohes se karantines se pare na tregonte se sa mire e kalonte familjarisht kohen, nga cila ane e bente vijen e flokeve dhe hapte sirtarin e moralizimeve…harronte kjo moster se kur ajo strukes me gjithe mornicat e saj egoiste, ata qe duhet te gelltisnin ato ishin, mjeket, infermieret, njerezit e zakonshem qe duhej te punonin non stop edhe pse rreth tyre gelontr corona virusi. Imagjinoni kete pleher te moralit njerezor te veshur me gurkashken e bardhe te mjekut. Ti Rudine je vec nje jashteqitje njerezore.
undefined
O KOLE me K te fillon emri dhe rrot K je..ah mor Kol si Koler po me Rudinen cpate
Njerzit vdesin dhe kjo na pershkruan sa shume vuajti se dyshoi qe ishte semure!? Nevoje per te nxjerre kete surrat trizomikeje cdo dite ne gazeta!