Nga Mentor Kikia
Një i njohur, në një agjensi ku paguhen drita, gjoba… më njoftoi se kisha një gjobë 12.000 lekë të reja nga policia rrugore. U interesova dhe më thanë se ishte gjoba që kisha marrë tek “Qofte Tymi”, Rruga e Kavajës, në 3 Qershor. “Po e mbaj mend – i thashë personit që po më sqaronte. Ishte mëngjes, trafik, bori… dhe gjëja e fundit që çova ndërmend ishte të vija rripin e sigurimit. Polici më ndaloi, e më tha:
-Rripin se kë vënë.
-E drejtë “shef”, por ja trafik, s’ka rrezik. Njdesë…
-Ka rrezik s’ka rrezik, rregullorja është rregullore. Duhet të paraqitesh në komisariat. Në TV kërkoni zbatimin e ligjit ju, këtu se zbatoni.
-Ke të drejtë “shef”…
E kisha harruar edhe shefin, edhe gjobën, edhe rripin, derisa më erdhi mandata sot, 120 mijë lekë, kur i themi ne me të vjetrat. Kishte brënda edhe një kamatë vonesë, pasi vendimi i komisionit ishte marrë në 3 korrik dhe unë paguaja kamatë për këtë 1 muajshin kur gjoba nuk ishte vendosur ende.
-Por ka edhe një arsye tjetër – më thz personi që më sqaroi. Eshtë vepër e përsëritur, dhe kur përsëritet vepra, rritet gjoba.
-Ke tejkaluar shpejtësinë në 2016.
-Po e mbaj mend, në Vlorë- Fier. Në njërën anë të urës ishte shpejtësia 80 në anën tjetër 40. Tek tabela me 40 rrinte natë e ditë një patrullë policie që plotësonte numrin e gjobave që kishte caktuar shefi.
-Ke edhe një rrip tjetër në 2018
-Se mbaj mend, por derisa e thotë shteti, e kam.
E mbylla. Askujt si pëlqen kur e gjobisin, por rregullat janë rregulla. Falenderova personin që më sqaroi dhe iu ktheva punës.
Por duke shfletuar mediat, hasa në një shkrim: “Dritan Dajti drejt lirimit”.
What the fuck?- kur thonë anglezët
Gjykata e Elbasanit kishte bërë, së fundmi, bashkimin e dy dënimeve. Njëri 23 vjet për dy vrasje, tjetri 25 për 4 vjase, në një dënim të përbashkët 25 vjet. Pra 23 + 25 = 25. Meqë ¾ e dënimit i ka kryer, mund të kërkojë lirim para kohe për sjellje të mirë.
Ca nene të Kodit Penal janë të pabazuara në shkencën e matematikës dhe gjykatësit këtu kanë marrë të gjithë notën 10. Por logjika është kjo. Sa më shumë vrasje të bësh, aq më pak dënohesh. Dënimi është si puna e çmimit të mallit me shumicë, e keni parasysh. Me shumicë bie.
-Hë- thashë tërë nervra, po mua pse ma shtuan gjobën për dy rripa?
Ndaj – dua të jem edhe unë si Dritan Dajti apo Emiliano Shullazi, qoftë dhe një ditë – mendova. Ti jap makinës pa rrip, pa frena, pa drita. Tu bie e ti bëj përshesh kush të më dalë përpara. Dhe kur të vijnë ata të rrugores, të më thonë:
-Hë “shefo”, u vrare? – “shefoja” jam unë tani, jo polici.
-Ata e kanë fajin, ata të dolën përpara ti s’kishe faj.
Të shtyp ca njerëz, apo edhe ti vras po nuk mu bindën, të vijnë ata të kriminales, e të thonë. “Shefo” nuk është faji jot, ata të dolën para makinës dhe të provokuan.
Ehhhh shteti. Ka dy lloje qelbësirash që punojnë në këtë shtetin tonë.
Njëri lloj janë ata, që atyre të fortëve dhe të pasurve u lëpijnë duart e çdo gjë tjetër, duke shkelur ligjin, rregullat, urdhërat, e çdo gjë tjetër. Pa pyetur, pa patur as frikë, as cipë e as sedër.
Ndërsa lloji tjetër janë ata, që atyre të drejtëve, urtëve dhe të varfërve, u vënë shkelmin në fyt, si atij të “ziut” Flyod, duke i tundur para syve ligjet, kodet, rregulloret, urdhërat, madje edhe ato që s’janë miratuar ende, por i ka qeveria në kokë.
Kryeveper, pershkrimi me i sakte i ketij mut shteti qe jetojme
I sakte ne detaj
Ka ca komentues qe e kane marre fjale per fjale shkrimin. Besoj se eshte e qellimshme ky interpretim nga njerez afer pushtetit per te mbrojtur paaftesine e pushtetit. Kini parasysh qe thrlbi shkrimit eshte mungesa drejtesise. Gazetari eshte i qarte dhe koshient per gjobat dhe i pranon ato por nuk pranon dot qe disa te tjere te mos denohen per te njejtat shkelje.
Revolta ne fund po ta marresh fjale per fjale normale qe duket e peshtire por rrevolta nuk eshte per tu bere kriminel me njerezit, revolta eshte per tu bere “kriminel” ndaj bandes qe ka mberthyer pushtetin dhe e kthen drejtesine sipas deshires.
Pra mos beni sikur nuk kuptoni shkrimin dhe ta ktheni sikur autori ka luajtur nga mend e kokes dhe drejtesia ne kete vend eshte ne shkalle optimale. Do ju bjeri dhe ju nje dite rasti te perballeni me drejtesine, mos kujtoni se jeta eshte gjithmone sic e shikoni tani (nga ana pushtetit)
Mentor mos u anko.Kjo eshte reforma ne drejtesi.Po nuk e kupton pyet hartuesin z Xhafa .po sta mbushi ai mendjen pyet edhekryetarin e kom ligjeve z Manja.DRITANET,SHULLAZET i rit vendi,prandaj ambjentohu me ta
Fiks fare!
Shkrim sikur te jete bere nga nje fshatar lopçar, jo gazetar me emer!
Cfare lidhje ka krahasimi i gjobave per shkelje te kodit rrugor me vrasjet kriminale te banditeve, more zoteri?! Vete je neglizhues per mospagim gjobe ne kohe. Nese konstaton padrejtesi, ankohu, protesto, akuzo!
Kur mendon dhe deklaron per nje cast te jesh kriminel si Dritan Dajti apo Shullazi etj, ti e ke hedhur me ”guxim” hapin drejt gropes…dhe mund ta realizosh deshiren si vrases. Zoti te te ruajen mendjen! Ja kaq mund te te them, si pensionist, qe jam.
O pensionist”Edhe une pensionist jam,por akoma nuk kam rrjedhur,me ka mbetur edhe ca kohe truri ne vend.
Shkrimi eshte shume i goditur,krahasimi eshte korrekt,por do ca tru ta kuptosh….
Ai Dajti,jo mali i Dajtit,por krimineli Dajti,nuk duhet te zihej me ne goje e jo te lirohet.Denimi duhet te ishte i perjetshem dhe te tillet,nuk duht=et te shohin me drite dielli,nuk duhet t’u zihet emri ne goje…
Bej ca perpjekje dhe fresko memorjen.Aludimi nuk eshte vertettim i asaj qe aludon Kikia,por terheq vemendjes se…sikur te vriste dhe ai me makine,ky gjykatesi i Dritanit,do ja ulte vitet e denimit dhe ai polici nuk do e ndeshkonte ne se do ishte perserites ne shtypjen e njerezve kalimtare ne rruge…
Ruaj shendene aga,i tha nja artiste ne filmin “Perballimi”,prandaj dhe ti ruaj shendene pensionist…
Fix …pune albanistani …gjelle qensh…
Sakte…. banda fshatare e policise rrugacerore eshte qershia mbi torte e “ policise qe duam”…kjo bande sejmenesh provinciale nuk dine shkrim e kendim dhe jo me te lexojne ligjet e rregulloret… i mbajne keshtu se keshtu i duhen shefave… sa per detyren funksionale qe duhet te kryejne … as e kane haberin…
Ke plotesisht te drejte zoti Kikia! Eshte tamam keshtu.Une po te jap nje shembull tjeter.Ardian Dvoranin e larguan nga gjykata e larte,pasi e kthyen permbys dynjane derisa arriten te kthejne voten disa anetare te KLGJ-se (organi me i ri i drejtesise qe me demek do gjykoje me ndershmeri shqiptaret,duke patur parasysh ketu dhe kriterin qe percaktoni ju ne kete shkrim ndaj te pushteteshmve te tipit Like-Floriri… dhe te pafajshmeve e te pamundurve te tipit Floid e compani)kuptohet pas influences mbi e nen rrogoz te presidentit (qe ti pime lengun) te videos 700000 eurove…,kurse nga ana tjeter zonjen Vitore Tusha,miken dhe shebeken e likes se florinjve,e cila po ashtu e ka mbyllur mandatin dhe s’e luan topi nga puna e saj si gjyqtare ne kushtetuese dhe tani qe e liroi vendin Dvorani (hala ne syrin e te babeziturit Metaj) do vrase e do prese ne KED derisa te gjeje simotrat e Xhaferllarit apo sivellezerit e Likes se presidences ne kushtetuese,me qellim qe ai si burri me i “ndershem ” i ketij vendi (me vulen e banditit dhe te korruptuarit ne balle te mos pesoje gje nga komisioni hetimor per ndeshkimin e tij dhe te vazhdoje nen rrogoz te shtoje mijerat e eurove,sic dhe paska deklaruar nga shitja e apartamenteve,nga ryshfetete bizneset e fshehta qe ben 24 ore ne dite,non stop,se bashku me te shoqen,duke infektuar cdo gje qe prekin me dore e shohin me sy.Dhe ne flasim per organe te pavarura si KLGJ-ja qe vihen ne levizje me urdherat e fermanet e ketij mafjozi te degjeneruar politik,sepse s’ka kush t’ja vere kufirin tek thana e ta coje ne burg kete te degjeneruar!
perse u kthye dynjaja permbys per Dvoranin,se me demek ka plotesuar mandatin nga i papari Metaj Like,kurse per Tushajn,e cila po ashtu e ka perfunduar me kohe mandatin,ky surrat i ndyre s’thote asnje fjale,por perkundrazi influencon qe ajo ti pastroje pengesat per ne gjykaten kushtetuese?Perse lejohet qe ky mafioz president te loze teater e te beje kobina se gjoja i digjet barku per kushtetuten e per ligjin te cilin ka shume vjete qe i ka bene nen menderen e tij zyrtarisht e te hedhe hi ne sy te te popullit tone dhe per me teper te nderkombetareve dhe te mos i hyje nje gjemb ne kembe?
Pra edhe ti gazetaruc do qe te behesh kriminel! – nuk e duron dot rregullin?! – dhe kercen menjehere perpjete me krahasime sofiste, sapo Ligji vjen tek ty..
Jeni drama dhe keqja e ketij populli. Kurre nuk dhate nje mesazh human.
Plera
Mentor, ke shumë të drejtë. Gjërat janë sikundër i thua. Dhe kjo të revolton
Bravo!
Nuk i heq nji germe cfare ke shkruar Mentor! A i lexojne pozita, opozita, presidenca artikujt tuaj?!
Shkrim i bukur dhe i goditur rrespekte Kikia.
E para e punes Vendos RRIPIN o gazetar!!!
Qenke edhe recidiv pa le…
Siç duket nuk ke problem per koken tende.
Ne kete boten perendimore qe doni te krahasoheni, do te te kishte fluturuar patenta dhe liçenca e atij qe ta ka dhene patenten..
Mos u ngref se te bejne qejfin keta “miqte” qe shkruajne ketu…ruaj koken e ver rripin !
Qe te jesh si Dajti duhet te kesh edhe gruan buce, si Tani.
Miku im Mentor meqe reflektimi yt mbi situaten te ka sjelle kete deshire te shfrenuar do te thoja qe jam e bindur se vete Dritan Dajti do ishte i gezuar per kete lloj shkembimi , sigurisht nese ja zevendeson ti ditet e burgut , i mban kostot e shpenzimet mujore te nje burgaxhiu dhe nese del krahehapur rrezikut te bresherive te plumbave , ai do te ta lente pa pishmanllek postin e “shefo-se” , vetem per disa nga gjobat e tua modeste.
Mirembetsh mik.
Popull,me kte “rreforme” drejtsie dhe kte pordhici bandite,po na lind nevoja qe te armatosemi dhe te organizohemi ne fise si para nje shekulli sepse smund te lejojme kend qe pordhicia,”drejtesia” dhe pordhitika,qe te na cenoje jeten dhe familjet.Te mbrojme veten me vete’organizim.
Çfarè niveli gazetarie? Çfarè profilesh halabakèrie?
Shqipèria 2020.
Kanè shitur gomerèt dhe kanè zbritur nè Tiranè. Aty, vetèquhen gazetarè tallavaje pastaj.
Asgjè europiane nuk ka tek ta. Èshtè diçka hibride, midis Mandit tè Nish tullès dhe Kandaharit.
Ka shkuar pèr lesh ky vend,,,,,,,,SHEFOOOOOO.
Ke nje zgjidhje ose nje mundesi per te shmangur gjobat, VENDOS RRIPIN! dhe zbato rregulloren gjate drejtimit te mjetit! Te tjerat jane ….bla bla….
Juve esperta te mencur,qe keshilloni gazetarin
viktime te shtetit policor gjobaxhi ju sqarojme:
Ne trafik me shpejtesi me pak se 30 km ne ore
rripi i sigurimit Eshte i panevojshem ose i pavlefshem.
Per sa i takon rrugeve dhe parkimeve ne Tirane
sqarojme se:
Ne Tirane qarkullojne automjete disa here
me teper se sa pranon rrjeti rrugor i qytetit.
Parkime sublime Tirana nuK ka fare.
Shembull 2 parkime ne fillim te rruges
Ali Demi i kthyer ne pika Shitje veturash
te pangopurit se kurre mos U ngopshin
Etjera teiera……
Meqe zoteria e nihka mire rregulloren dhe nuk paska nevoje per rrip sigurimi ne trafik apo kur shpejtesia e mjetit eshte nen 30 km/ore. Pyetja eshte, sa e sigurt eshte venia e rripit kur mjeti eshte ne levizje, zhbllokohet trafiku dhe shpejtesia rritet ndjeshem?