Nuk e besoj ringjalljen!

9 Korrik 2020, 11:50Blog TEMA

Nga Xhon Toma*

Na e bënë gogol ringjalljen sikur po flasim për zombit. E bënë të shpifur, si një gjellë e gatuar keq që s’ke çfarë i bën më. Edhe kripë t’i hedhësh, e ha më njeri?

Fajin nuk e ka gjella jonë, aq sa e ka kuzhina e tyre. Kaq shumë speca djegës i kanë hedhur kazanit sa çdokush që ha prej saj i përvëlohet goja.

Prandaj, mos u lodhni shumë për t’i sqaruar njerëzit. Atij që e ka gojën të djegur, çfarë do t’i bësh? Edhe ëmbëlsirat e Parisit t’i japësh në këtë moment, ai nuk i ha dot.

Fjalën ‘ringjallja’ e kanë lyer me bojë të zezë. Ti mund t’i shpjegosh që origjinali ishte i bardhë, po kush të dëgjon? Unë i besoj syve të mi thotë bashkëbiseduesi, jo llafeve të tua.

E mbaj mend kur provova të sqaroj një muhabet me një të dehur. Nuk e di nëse e keni këtë përvojë. Të them të drejtën, s’është që pata shumë sukses.

Por me këta që janë të dehur nga keqinformimi, mendoni se do të keni rezultat më të mirë? Sa t’u dalë inati, vështirë se bisedohet për së mbari.

Mos duhet hequr dorë nga fjala ‘ringjallja’? Ndoshta po. Se e kanë shpërfytyruar aq shumë sa s’dallohet më kush është. Të paktën duhet vënë mend që të mos e nisim diskutimin kurrë te Zh-ja, por te A-ja.

Më kujtohet që më pyeti njëri për ringjalljen. Ishte koha e pashkës, kështu që nuk ishte aq e pazakontë si pyetje. Ia ktheva me një pyetje timen:

“A ka Zot?” i thashë.

“Nuk jam i sigurtë” më tha me sinqeritet.

“Por qysh më bën pyetje për ringjalljen kur nuk e di nëse ka Zot?” ia ktheva.

Edhe juve, qysh debatoni me individë që nuk e dinë nëse ka Zot, për tema që nuk kanë sens për ta?

Për shumë njerëz, fjala “ringjallja” është gogol sepse janë brumosur me filozofinë materialiste. Kjo është e kuptueshme. I bashkëngjitet këtij mentaliteti edhe ngjarjeve si kjo e fundit (e trajtuar me titra sensacionale) dhe është e pritshme që do të ketë reagime kundra.

Herën tjetër kur dikush më pyet nëse besoj te ringjallja, do t’i them jo. Do të them atë të vërtetën tjetër që thotë Bibla: ‘nga pluhuri kemi dalë dhe në pluhur kthehemi’. Pastaj, do ta pyes: ‘Po shpirti ku shkon pas vdekjes?’

Sigurisht që kjo nuk është e gjithë e vërteta. Por a nuk është kjo një pjesë e së vërtetës? Ndoshta një pjesë që mund të përtypet më kollaj?

Një miku im jetoi shumë vite në lindjen e mesme. Kur fliste për besimin e tij me ata që ishin brumosur me një fe tjetër, nuk thoshte asnjëherë qe Jezusi është biri i Zotit. Përse? Sepse koncepti i tyre për thënien ‘biri i Zotit’ ishte aq larg konceptit të krishterë, sa nuk ia vlente, edhe sepse çdo bisedë tjetër shpirtërore mbytej nga keqkuptimi i kësaj fjale. A kishte gabim? A e kuptoni analogjinë?

Ringjallja është një mister madje edhe për besimtarët, po për ata që s’kanë botëkuptim fetar si mund të jetë?

Prandaj, miqtë e mi të krishterë, le të tregohemi pak më të duruar. Tallësit mos i jepni muhabet. Të inatosurin, priteni sa të qetësohet. Atij që ka pyetje të sinqerta, jepini përgjigje të sinqerta gjithashtu. Por mos e humbni humorin.

Ndoshta më shumë rendësi në këtë kohë nuk është të mbroni besimin tuaj, por të jetoni me një frymë mirësie. Në fund të fundit, çfarë interesi kemi të fitojmë një debat?

Këshilla ime: Mos e ha gjellën që gatuan tjetri, por gatuaj një gjellë tjetër më të shijshme. Me një fjalë: bëhuni pozitiv jo negativ.

*Pastor britanik, që ka shërbyer si misionar për 23 vjet në Gjirokastër

5 komente në “Nuk e besoj ringjalljen!”

  1. Sulejman Gj says:

    Na dhjeve

    1. Lilo says:

      Sul o Sul ti i dhjere ke qene, je dhe do te mbetesh.

    2. vang says:

      Nuk e kuptoj perse shtrohet pyetja ne se ka ringjallje apo jo.,ASqe ja vlen te pyesesh per dicka qe duket komplet budallallek,.Dhe sa per shpirtin as ka forme,as ka peshe,as e ka pare njeri.Shpirti do ishte frymarrja e cilandalon me vdekjen: Sic thone :”dha shpirt”.KUPTIMI eshte figurativ dhe here te tjera ngatrrohet me ndergjegjenpsh kur i drejtohesh dikujt dhe i thua:Ti ske ndergjegje,je i pa shpirt”

  2. Emigranti says:

    “Ringjallja eshte nje mister”, eshte ekuivalente e pergjigjes “Zoti punon ne menyra te mistershme” kur dike e vendos ne pozite te veshtire dhe nuk e ka nje pergjigje per pyetjen tende. Nuk mbulohet padituria me vellon e misterit. Te quash nje dicka mister eshte ti japesh asaj mundesine e ekzistences, pra kjo dicka “misterioze” edhe mund te ekzistoje sipas autorit te shkrimit. Por cfare na thote realiteti, i gjithe ky eshte vecse nje koncept amorf, i pa forme, i pa mbeshtetur ne asnje gje me teper sesa deshira jone per nje jete te pertejme qe rrjedhimisht derivon nga problemi qe kemi per te pranuar nje te vertete me the madhe sesa ky “mister”, faktin qe jeta e ka nje fillim dhe nje fund.
    Ta quash ringjalljen “mister” eshte ti lesh hapur kesaj te fundit mundesine e interpretimit, me keq akoma te arrihet ne situata si ajo qe ndodhi kur realiteti dhe absurdja behen paq dhe gjithcka zhvishet nga konteksti ne te cilin ky “mister” gjen gjenezen e tij. Pra a nuk do te ishte me mire ti themi dy te verteta, le ti themi gjerat ashtu sic jane edhe nese keto bien ndesh me interesat tona te sotem per te sjelle begati per se moti?
    Ky “mister” a nuk do ishte me mire te thuhej per ate cka eshte, nje koncept i lindur per te mbeshtetur nje doktrine, nje themel imagjinuar i krijuar per te ngritur muret dhe ti vene nje cati doktrines kristiane? A eshte kaq e dhimbshme te dihen dy te verteta nga populli? Le te biem ne paqe me veten tone, le te mos i frikesohemi nje fundi qe eshte i paevitueshem per cilindo prej nesh, madje fryme e nje ndricimi te mendjes dhe burim kurajoje te na behet ky botekuptim si shtyse per ti dhene vleren qe meriton ekzistenca jone, te vihemi ne dobi te shoqerise, qofte si individe qoft si grupe shoqerore, te nje me te madheje (shoqeria) qe eshte me shume sesa vetem shuma matematikore e pjeseve te saj (individi).
    Ama dhe kur te vije ajo dite asnje te mos jete pishman (per ato qe nuk mundi te realizonte) apo i mbushur ne brenga per vuajtjet apo nenshtrimin ne kembin te dickaje qe nuk ekziston apo nuk ka ekzistuar kurre?

  3. katarakti says:

    Asgjë nuk dihet. Dhe askush nuk di gjë. Si fetarêt, ashtu edhe ateistët, shprehin atë që dëshirojnë. As Papa i Romës nuk e di nêse ka Zot apo jo.Një pastor, një hoxhë apo një prift, eshte edukuar nga familja, shkolla apo shoqëria qê ekziston Zoti. Nje ateist eshtë i bindur për tê kundertën. Njeriu eshte shumë i vogël, shumê i paditur, shumë i parëndësishëm, shumë i papergatitur për tu dhënë përgjigje pyetjeve të tilla ekzistencialiste. Folozofi mesjetar francez Pascal Blaise dikur pyeti: “Përse ekziston diçka, në vend që të mos kishte asgjë”?! Ndryshe: përse ekziston sot universi?! Si u krijua dhe pse?! Nga kush?! Shkencëtaret me Bing – Bang-un e tyre hedhin poshtë edhe mundësinë që universi të ketë ekzistuar pafundesisht. Jo, thonë ata: Universi u krijua para 14 miliardë vjetësh, ndersa sistemi ynë diellor para 4,5 miliardë vjetësh. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ekziston një Zot që gjithë ditën shikon se çfarë bejmë ne. Dhe na ka bërë gati parajsën dhe ferrin! Se vjen pyetja: Po Zoti nga lindi?! Apo si materia ai eshte i përjetshëm dhe i pandryshuar?! Me një fjalë askush nuk di gjë. Kaq shkurtimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje