Nga Alfred Peza
Ka një ristartim të vrullshëm të lidershipit Europian, për nxitjen e dialogut Kosovë- Serbi, pas dështimit të takimit të 27 Qershorit në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Ambasadorit Richard Grenell. Tregues është njoftimi për rifillimi i bisedimeve mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit Alekandër Vuçiç, me ndërmjetësinë e BE, që pritet të nisë këtë javë.
Rizgjimi i Europës ka ardhur pak ditë pasi zyra e Prokurorit Special të Hagës njoftoi ngritjen e akuzave për Presidentin Hashim Thaçi dhe ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli për periudhën kur kanë drejtuar luftën e UÇK për lirinë e Kosovës. Duke krijuar përshtypjen se fokusi i BE për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, më shumë sesa një objektiv parësor i saj, është refleks i garës “inatçore” diplomatike me SHBA për ndikim në proceset e Ballkanit Perendimor.
Gjatë kësaj jave ka tri zhvillime të rëndësishme:
Së pari, të martën e 7 korrikut, Presidenti Macron pret në Pallatin Elize në Paris, Kryeministrin Hoti. Zyra e shefit të qeverisë në Prishtinë, komentoi se kjo tregon përkushtimin e Francës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Së dyti, të premten më 10 korrik mbahet në Paris samiti virtual nga Presidenti Macron dhe Kancelarja gjermane Merkel, me temë dialogun Kosovë- Serbi. Marin pjesë Kryeministri Hoti e Presidenti Vuçiç, shefi i politikës së jashtme të BE, Borell dhe përfaqësuesi special i BE për Ballkanin Perendimor, Lajçak.
Së treti, të dielën më 12 korrik zhvillohet takimi mes Kryeministrit të Kosovës e Presidentit të Serbisë, të organizuar nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian.
Siç shihet, kur do Europa ajo që nuk u bë me javë e muaj të tërë, pritet të realizohet brenda 5 ditëve të kësaj jave. Megjithatë, asnjëherë nuk është vonë për të nxitur zgjidhjen e një çështje të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vetë diplomacinë ndërkombëtare. Ndaj rinisja e dialogut Kosovë- Serbi është një lajm i mirë për të gjithë.
Nuk është hera e parë që BE e mer këtë rol mes Prishtinës dhe Beogradit. Sikundër SHBA nuk ka hequr dorë, pavarësisht asaj që ndodhi. Ambasadori Grenell ka njoftuar realizimin e një takimi, sërisht në Shtëpinë e Bardhë, pa konfirmuar ende datën e re. Në rinisje të këtij procesi, Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në bisedime, jo më nga Hashim Thaçi por nga Kryeministri i ri Avdullah Hoti.
Pala kosovare është në pozita të pabarabarta në këtë proces. Që ai të balancohet dhe BE ta ruajë protagonizmin e rizgjuar pas dështimit të takimit të 27 qershorit në SHBA, mjafton që Brukseli të ndërmarë me guxim disa hapa jetikë për Kosovën dhe të ardhmen e Ballkanit Perendimor.
1.- Të liberalizojë sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës, duke e hequr në këtë mënyrë njollën e zezë të izolimit për shtetin më të ri të Europës.
2.- Të negociojë dhe të “detyrojë” pesë shtetet e vet anëtare të BE: Greqinë, Qipron, Rumaninë, Spanjën dhe Sllovakinë që ta njohin shtetin e Kosovës. Pa këto njohje, procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE është thjeshtë një përrallë!
3.- SHBA dhe BE të angazhohen sëbashku për të nxitur sa më parë, procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, siç ka ndodhur edhe me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, vitet e fundit.
Pa këto tri hapa të rëndësishëm, protagonizmi i ri Europian për nxitjen e dialogut Kosovë- Serbi, do të jetë thjeshtë një lojë e re e rivalitetit të vjetër me SHBA, por jo një lidership real për zgjidhjen e halleve konkrete në Ballkan.
Hap hapi eshte emer i gjinise mashkullore, pra thohet tre hapat dhe jo tri hapat. Keni nevoje te kryeni filloren zoti Peza.
Hahahaha! Kush je ti more Peza qe percakton hapat qe duhet te beje Europa?!! Beni “detyrat e shtepise”, ato qe Europa ka 30 vjet qe po ju keshillon dhe ju keni ngelur po ata, te korruptuarit, mafiozet, sharlatanet, kriminelet, hajdutet, drogaxhinjte, vrasesit!
ne ankoheshim pse nuk pwrdornin “tri” per femeroret
ky budalli na del e na e perdor per mashkulloret
ne ankoheshim pse nuk pwrdornin “tri” per femeroret
ky budalli na del e na e perdor per mashkulloret
pse ia nxirrni foton ketij
ca osht model me u ndjek ky hajdut
pse ia nxirrni foton ketij
ca osht model me u ndjek ky hajdut
shkrim jo i keq
Me mire mos dil fare, edhe hajdut edhe jep mend.
Na i neveritet, na drejtojne ne çdo cep te shtetit, hajdutet, rrugaçet, mafiozet, trafikantet, torrollaket, imoralet.
Jemi bere te ikim nga syte kembet. Na i shpifet vendin ku jetojme.
Kosova ka vetëm një rrugë që mund të ndjekë.
Bashkimin me shtetin amë.
Të tjerat janë përralla lubonja që kanë për qëllim rikthimin të serbia.
Kush se kupton është i trashë (
Si peza).
Kush e kupton dhe nuk reagon është tradhëtar.