Dishepujt e fundit të Stalinit janë në Shqipëri

6 Korrik 2020, 20:23Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

“Njerëzit që votojnë nuk kanë asnjë rëndësi, ata që numurojnë vendosin gjithçka”. Kjo është një shprehje e vjetër që i mëvishet ta ketë thënë Stalini, e cila shpjegon qartë konceptin për zgjedhjet të njërit prej diktatorëve më gjakatarë të historisë së njerëzimit.

Edhe pse kohët, rrethanat dhe personazhet mund të mos kenë asnjë ngjashmëri, pak a shumë të njëjtën gjë duket se mendojnë sot ata, që nënshkruan dakordësimin e Këshillit Politik për ruajtjen e statuskuosë në zgjedhjet tona.

Sepse thelbi i marrëveshjes famëkeqe Rama-Basha ishte që çunat problematikë të tre partive recidiviste në vjedhje votash t’i mbanin sërish duart e tyre të ndotura brenda kutive të votimit. Gjithçka tjetër, që diskutohet për këtë temë, ose nuk ka të njëjtën vlerë, ose është teknikalitet pa shumë rëndësi.

Ndaj edhe është e domosdoshme që ajo të rrëzohet, qoftë edhe vetëm për ta çliruar Shqipërinë nga ai mentalitet i ndyrë stalinist për zgjedhjet, më shumë se 100 vjet pas Revolucionit të Tetorit, ku dy apo tre veta duan të numurojnë votat e gjithë të tjerëve.

Listat e hapura, korrektimi kombëtar dhe depolitizmi i komisioneve është trinomi kryesor, që jep zgjidhje reale dhe afatgjatë për një reformë zgjedhore të qënësishme.

Vetëm nëse arrihet kjo, ne mund të shpresojmë se i kemi lënë pas krahëve zgjedhjet problematike, gjithmonë të kontestuara dhe i kemi hapur rrugën një etape të re të përfaqësimit politik dhe të vendimmarrjes në Shqipëri.

 

2 komente në “Dishepujt e fundit të Stalinit janë në Shqipëri”

  1. antistalinist modest says:

    Ky “diktatori me gjakatar ne historine e njerzimit” pra Stalini ishte mik i beses per Ruzveltin dhe Churchillin pra sipas shprehjes “me thuaj me ke rri te them se kush je” del kallup Gjarperi Patozi..
    .
    Stalini paska qene parashikues brilant i votimeve te 8 majit 2011 sipas shprehjes ” POPULLI VOTON…AMBASDADORI PERCAKTON” ku hapur fare amb. Arvizu i rrembeu fitoren Rame Kurbanit per tja dhene Devilul Bashes..
    .
    Nuk me intereson cfare ka qene Stalini djall apo shenjt por nese Amerika do kishte ndihmuar Shqiperine si ne kohen e Stalinit ne do ishim kombi me i pasur ne bote..
    .
    Nuk me intereson cfare ka qene Stalini djall apo shenjt por krimet e tij jane me te vogla se tolerimi qe po i ben perendimi Perbindeshit Sali ku dhe ky gjarperi i Patozit ka pjesen e tij.

    Faleminderit nese e botoni komentin…

  2. shqarthi says:

    Ore patos, Stalini te qi… , ju as te q…, as te leshoni!!?!? Prandaj populli nuk ju do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje