Nga Artur Ajazi
E ndërsa temperaturat e verës rriten, bashkë me to, është rritur edhe “oreksi” i pashpjegueshëm i kryetarit të Partisë Demokratike, për tu bërë (ndoshta një ditë) kryeministër. Pothuajse çdo ditë zoti Basha (ka harruar se është kryetar partie) po flet, po sillet, po premton, dhe po drejton nga SHQUP-i shpurën e tij, sikur të ishte “kryeministër”.
Nuk dihet akoma, në është iniciativa e tij, apo një “udhëzim” nga Doktori, që Lulzim Basha të lërë mënjanë gjithçka që ka rrëmujë në parti, dhe të sillet si “kryeministër”. Pa e ditur edhe vetë, se ka zgjedhur rrugën e gabuar, ai ka vendosur të gjezdisë cep më cep Shqipërisë, të ndalet pa e ftuar, atje ku gjen një parcelë me domate, një fermë agrumesh, apo diku një biznes, për t’ju shpjeguar atyre “taksën 9 per qind, rritjen e rrogës dhe pensionit, dhe luftën ndaj korrupsionit”.
I ftuar së fundi në një emision televiziv, ai ka premtuar se “mjerë ata që kanë punuar me këtë qeveri, mjerë ata që kanë fituar para me këtë qeveri, sepse do të përgjigjen para ligjit”. Madje ai ka aluduar (si kryeministër) kur u pyet për situatën COVID-19, se “po të isha unë në vend të Ramës kryeministër, do të bëja tamponizimin e gjithë popullatës”. Gallatë e madhe, jo shaka. Ke zgjedhur rrugën dhe shtegun e gabuar zoti Basha për të bërë kryeministër. E di, që e ke “ëndërr të kahershme” të ulesh qoftë edhe 1 herë të vetme në zyrën e kryetarit të qeverisë (sepse nuk të mbush më zyra e kryetarit të PD) por ja që, të ulesh atje ku është ulur Edi Rama, duhet shumë, shumë punë.
Duhet ti bindësh njerësit e tu fillimisht, dhe shqiptarët mbarë, se ke programin më të mirë, se ke ide rracionale dhe ambicioze, se ke shtab të ngritur me profesionistë, se ke bërë catharsis në PD, se ke afruar të gjithë të rrahurit dhe të flakurit nga partia, se ke pranuar se zgjedhjet në atë parti, nuk janë bërë ndonjëherë të lira,të ndershme, se ke vendosur të largosh nga partia milionerët dhe të akuzuarit, se ke vendosur të drejtosh si demokrat dhe jo si marksist, se ke vendosur të largohesh nga e shkuara e damkosur, etj.
Nuk mund të besojnë shqiptarët premtimet tënde, apo dhe përbetimin tënd se “do të qeveris duke zbatuar ligjin”, kur dihet se përsa kohë ishe ti në qeverisje, dhe Partia Demokratike, ligji u shkel me dy këmbët, ligji u abuzua dhe ndryshua sipas interesit tuaj.
Nuk mund të besojnë më shqiptarët premtimet tënde për “taksa të ulëta, dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit”, kur e dinë si merrej leja e ndërtimit në kohën tuaj, si merrej liçenca në kohën tuaj, si dhe sa paguheshin nën dorë “trimat” e partisë të veshur me uniforma, si dhe sa jepej për të marrë tenderin, si dhe sa jepej për të fituar një vend pune, etj, etj.
Të kërkosh të bëhesh kryeministër, kur je provuar ministër, kryetar bashkie, apo dhe kryetar partie, do të thotë të “guxosh” shumë, dhe të mos kesh gjetur rrugën e duhur, por thjesht bën lojëra fjalësh. Aq më mirë për ty zoti Basha. Gjithsesi një fjalë e urtë thotë “kur nis dhe ëndërron, ke hedhur hapin e parë”. Ndoshta kaq mjafton për ju zoti Basha, hapin e dytë apo të tretin, ke kohë ta hedhësh deri nga 2030……..
Te lumte goja se ja ke qendisur ketij dordoleci qe tremb pulat sic e meriton krimineli vrases dhe hajdut dhe mashtues dhe dembel dhe shpifes .
Si mundet te rrije ky njeri akoma ne shqiperi nje zote e di,dhe nuk zhduket ne Hollande te kurvat se vetem per atije eshte kurva me trute qe ka.Sillet si ato bucat sa andej ketej duke genjyer miletin zagari.Normal qe e dergon qeni plak qe ka ne krahe bucen neper rruge se vete doktor vdekja po i vjen vdekja.
Lulja eshte komplete idiote zgjedhjet jane ne 2021 ne maj ne mos gabohem dhe ai filloshe fushaten nje vit para ky nuk ka kuptuar asgje nga politika eshte per te qeshur te takoshe nje grupe agriculteur sot qe ata te votojne mot kur dihet qe per nje vit elektorati levize dy here nese do kete zgjedhje vendore dhe me keq akoma kur ke nje lojtare te shkelqyere pokeri ne politike si Rama qe eshte i talentuar e nuk te jep asnje shance per ta goditur .
Lule nuk e ke talent politiken nuk e di cfare profesioni keni po largohu gjeje veten diku ne nje tjeter pune ndoshta do jesh me i sukseseshem
Une dhe familja ime nuk jemi socialiste por te garantoje me conscience te plot qe midis teje dhe Rames ne votoje Ramen .
Bukur, sakte. Shikon endrra me sy hapur Lulush mashtruesi dhe gënjeshtari.
Pse te jete ky kryeminister?
Jemi tre shoke dhe seicili nga ne duan te jete kryeminister. Kemi degjuar edhe ca te tjere. E pse jo?
Eshte jar komplet!
ore u beme per tu pickuar se nuk po marrim vesh se kush ishte ne tave kur ndodhi pislleku me buxhetin e rruges se kombit, 21 janarin, vjedhjen e votave, dhenien e detit greqires…. ketu akoma nuk eshte bere drejtesi, media i bejne jehone llapes qe ben sikur eshte shpresa e kombit…. megjithese nuk e kemi per here te pare qe riciklojme pisllekun.
Ja ke fut kor, Lulush!!
Te jesh minister i brendshem dhe te vriten me armet e Garde se Republikes 4 demonstrues paqesore ne nje proteste dhe te pretendosh te behesh kryeminister, kjo gje ndodh vetem ne Shqiperi. Ka mend ne koke nje kriminel i tille? Po njerezit e krahut te ketij palopolitikani kriminel a kane mend ne koke, qe e mbajne si nje dordolec dhe i bejne elozhe. Po populli mbare a mundet ta pranoje nje kandidature te tille. Le t’i leme menjane akuzet e tjera, qe e rendojne sa malet, vetem keto, qe permenda me siper e bejne kete njeri nje deshtak shembullor. Kjo tregon se ky ose e ka kapur pd per gryke, ose pd nuk ekziston. Ne te dy rastet humbja eshte e sigurte.
Sjellja e Lulit si kryeminister – njesoj si sjellja Kocit si skulptor!!
Asnji ndryshim.
Vetem nji dyshim: – Koci edhe mund te behej nji dite skulptor, ndersa ky: kurre.
“E thena me te bere qendrojne shume larg”
“E vetezgjedhuri nga i zgjedhuri del nga votat ”
“Kur fluturon me presh ne [email protected] , pervec ger-ver boja e flokut dhe kostumit me gjithe kullaro ngelen varur ne dollap si kostumi i vasilit”
Genjeve, vodhe, bashkepunove me te keqen, deshtove, monipulove , u provove qe ne ceshtjen e Kosoves , detin, rrugen e kombit, Gerdecin, 21 janarin, kryetar bashkie dhe si u zgjodhe, zgjedhjet nga *13 deri *20 , humbjet, deshtimet , menyra dhe perballimi i situatave, PO te zgjodhen ne djall te vene dhe mire tu behet se keshtu e meritojne se e zgjedhin vet.