Nga Alba Malltezi
Eshtë e qartë që po përpiqemi të gjejmë 100 justifikime për ngjarjen tragjike të Kombinatit, ku një nënë me dy vajzat e saj u ngujuan deri në vetëflijim. Me ngulm po kërkojmë copëza nga jeta e tyre për të qetësuar ndërgjegjen tonë: ishin të çmendura, besonin në sekte, kishin dhimbje, babai ishte vetëvrarë…Po gërmojmë në jetën e tyre për të qetësuar veten, por e kotë, çfarë ka ndodhur tashmë është një dëshmi e pashlyeshme.
Jemi të sigurtë që banorët më të brishtë, më të ndjeshëm, më korrektë të shoqërisë sonë jetojnë mirë mes nesh? Jemi të sigurtë që edhe pse të arsimuara, aq normale dhe të pastra në foton ku i shohim të treja përkrah me ëmbëlsirë e neskafe me pana, mbi to nuk rëndonte prej kohësh si shkëmb i rëndë vështirësia për të “çarë përpara” në një shoqëri të tillë? Edhe nëse synonin ringjalljen, mesa duket jetonin në një ferr nga i cili kërkonin të shpëtonin prej kohësh, e kur ferri të mbërthen, duket se kanë dashur të anulohen e të ristartojnë siç bëjmë me një kompjuter.
Shqipëria duhet të ishte bërë një vend i mirë për më të brishtët e saj, por vitet kalojnë dhe ashpërsia dhe hendeku mes “të fortëve” dhe “normalëve” sa vjen e thellohet duke mbjellë viktima kudo. E qartë që në sipërfaqe shpërthejnë rastet më të bujshme: një i moshuar që djeg në radhët e një spitali të fortin që i rrëmben gjithnjë radhën e dializës, një vajzë e mitur e përdhunuar dhe e poshtëruar pa mbrojtje e respekt nga institucionet, dy vajza dhe nëna e tyre që treten e treten me dëshirën për t’u zhdukur e për t’u rikthyer ndoshta në një shoqëri tjetër. Më të mirë se kjo e tanishmja.
Keni provuar të realizoni një ide, një projekt, një dëshirë, pa njohur askënd? Pa paguar askënd? Pa u rekomanduar nga askush? Pa pasur mbrojtjen e një partie, të një medie, të një organizate, të një ambasade? Keni provuar të çani në jetë në Shqipëri me forcat tuaja? Do të duheshin forcat e një gjigandi, të një ciklopi, të një njeriu prehistorik që të mposhtte të gjitha kurthet, stërkëmbëshat, hilet, gënjeshtrat, falsifikimet që ngrihen nga të ngjashëm gjatë rrugës. Atëherë kush ja del? Të parët e më të privilegjuarit janë politikanët e ndryshëm dhe njerëzit përreth tyre, pastaj ata që punuan e u pasuruan me Padrejtësinë, pastaj trafikantët, pastaj “të fortët” e profesioneve. E këtë sukses, pasuri e lavdi e shpalosin në socialmedia, kaq e dukshme dhe e prekshme për të gjithë: Foto në superjahte, në superhotele, në super ristorante, të veshur me super firma.
Po si arriti t’ja dalë pa asnjë shkollë e mundim “vajza e Tixhes”, e si jeton në mjerim e pamundësi vajzat e shkolluara e të mbara të Zhanetës? Si ka mundësi që vajza e Tixhes pëlqehet nga 100 mijë shqiptarë në Instagram, me nga 20 mijë like përditë vetëm se fotografon të pasmet e vishet me Versaqe dhe flet vetëm idiotësira, ndërsa vajzat e Zhanetës ishin mbyllur duke u tretur e anuluar përditë? Si arriti të blejë vilën në resortin më të pasur e eksluziv të kryeqytetit vajza e Tixhës, e si mezi mundën të gjejnë një hyrje në Kombinat dy vajzat e arsimuara e të mbara të Zhanetës? E kuptojmë kush jemi dhe ku duam të shkojmë?
Vetëflijimi i Zhanetës, vajzës Anisës dhe rreziku ku ndodhet Blerta duhet të jetë një kambanë e fundit alarmi për një shoqëri si e jona. Nëse nuk kuptojmë edhe këtë sinjal të rëndë, shenjat nuk janë aspak të mira për shoqërinë që kemi ndërtuar të gjithë.(Shqiptarja.com)
??
ka folur drejt zonja: Jehovajt targetojne te brishtet!
ka folur drejt zonja: Jehovajt targetojne te brishtet! !!!
ka folur drejt zonja: Jehovajt targetojne te brishtet! !!!
Edhe une shume e brishte jam!
Edhe une shume e brishte jam!
po nuk jam lare ndonjeher tek lavazhi i D.H.
Edhe une shume e brishte jam!
po nuk jam lare ndonjeher tek lavazhi i D.H.
Ja ta them unë. Mqs ato fatkeqet kanë emër e mbiemër , edhe “vajza e Tixhes” është person me emër e mbiemër. Vajza e T është Armina Mavlani tru thara e moral shplara. Është Monika me vila ku ka banjo edhe për Macet. Monika që deri dje ishte me çizme llastiku. E që I shoqi , nga katunar 24 karatesh, sot është një ndër sheikët e Ballkanit. Vajza e T janë femijte e Ardian Fullanit që sfidojnë edhe veten e tyre, edhe zotin, edhe paratë e vjedhura të givernatorit hajdut. Shkrimi është një manifest, kushtrim për këtë shoqëri hale. Bota nuk është se ka qenë më e mirë në mijë vjeçare. Por bota, edhe e keqe siç është, ka disa limite të sajat. Ka aparence në fund të fundit. Ndërsa tek ne edhe kjo mungon. Pra ne jemi llumi i llumit . Duket e pa mundur , gati e pa imagjinueshme, që një vend me sipërfaqe sa Holanda , me rreth 2 milion që kanë ngelur për shkak të emigracionit, vuan akoma për bukën e përditshme. Të fortët , barbaret e maleve, morën toka e gjë, dhe si përfundim i gjati dhe i çmenduri ja dhanë me 1€ m. Çartistet i hynë me sëpatë pyjeve e lumenjve, plazheve e qyteteve, dhe këta kellirat i klasifikojnë si biznese. Madje që duhen ndihmuar se thithin turistë. Ptu fare e keqe mamlukesh. E di çfarë ? Nuk paska qene rastësi që na kanë pushtuar e djegur në mijë vjeçare. Popujt që nuk mbrojnë e nuk respektojnë pronën e tyre , janë të destinuar të dështojnë si shoqëri.
c’jane “te pasmet”?
c’jane “te pasmet”?
po “te parmet” a ka?
I ke ren pikes, shtetin shqiptar I degraduar kem e kok dhe asgje nuk funksionoi dhe ato instucione sikur punojn jan ne dor te ca lepirsa te politikan, MORTJA qe I ka ren ktij vendi esht pjella komuniste nga Fatos pijaneci ,Sali gerrdeci ,Ruci ,like floriri ,tek Ramut mjelloshi, e Bash gjumashi ,jan e koqa e shqiptaris MORTJA e kombit duan pushtet te perjetshem post
Bravo gazetare ky eshte realiteti nje shtet I kalbur I flliqur ne cdo kuptim e vret njeriun e mire e te pafuqishem
Hidhi nje sy vetevrasjeve ne vendet skandinave. Aty ku njerezit nuk kane probleme shkollimi apo realizimi. Ku korrupsioni eshte i ulet dhe mireqenia e larte. Ku eshte dhe niveli md i larte i lirise se besimit apo ateizmit. Dbe pastaj e kupton se gjithe ky artikull bie poshte. Pasi vetevrasja nuk eshte kurre nje zgjedhje logjike. Por iracionale dhe ka nje mekanizem qe nuk njihet ne kohe apo nga jashte individeve, pavaresisht nga vendi, sistemi apo feja.
Po c’lidhje kane vetevrasjet ne vendet skandinave me rastin ne Shqiperi?!! Ne rastin ne fjale viktimat besonin rikthimin ne jete, ringjalljen, ndersa ne vendet skandinave qe ti permend, ata qe bejne vetevrasje (shumica e tyre nuk besojne tek Zoti) duan qe te largohen perfundimisht nga jeta. Nje shembull, Avicii, suedezi DJ, packa milionat e fituara vetem per pak vite, i dha fund jetes sepse vuante nga stresi dhe depresioni.
Sigurisht qe edhe kjo familje kishte stres e depresion, por katalizatori per veteflijimin e tyre ishte mpirja e trurit dhe besimi pa kufij nga propaganda e “psikologeve” te ketij sekti fetar.
O lalo. Lidje me shkrimin e Alba mallrwzit e jo me llogjet rreth e rrotull.
Lexo dhe i here titullin: tri gra vendosin te zhduken nga vendi ku jetojne. A thu se ia k8shte vendi te keqen dge jo koka e vet. Alba fillon e tjerr se ne shqiperi eshtte e veshtire çdo gje prandaj vendosen te vetevriten e une i them qe njerezit vetevriten edhe aty ku njerezia duket se e kane me te lehte. Por u eshte merzit jeta nga arsye te ndryshme. Po shqiptaret e kane me kollaj se kujt t ia vene fajin se vetem athere u bie mideja rehat.
Kambana alarmi këtu në Albani kanë rënë e bien përditë për shumë e shumë gjëra, po shyqyr që s’i kanë dëgjuar e s’i dëgjojnë politikanët dhe shokët e tyre vrasës, trafikantë, hajdutë e gjithfarë pisash, se po të kish bërë kjo vaki do t’u ishte dëmtuar shëndeti, për përmirësimin e të cilit popullit do t’i duhej të paguante edhe më shumë me djersë, gjak e jetë…
Fakte te vetetat dhe tragjike pike per pike.Ky eshte thelbi i stresit me skandaloz ne Shqiperine tone te dashur-Nuk mund te besh asgje pas u varur nga dikush qe ka neser interesin tend. Te aftet dhe te talentuarit rrine vend numero. Kjo nuk pritej nga Rama. Nuk pritej qe per te bere dhe nje kolle duhet te kerkojme ndihmen e kryeministrit dhe partise se tij. Cfare ndryshimi ka nga Berisha qe per te bere cfaredo gjeje donim duhet te pyesnim djalin, Vajze apo dhendrrin e korruptuar. Rama ka spostuar vemendjen nga familja te vemendja dhe varesia nga partia familje. Por pengesat dhe vuajtjet jane njesoj. Supershkrim