Nga Enver Robelli
Nuk ka ASNJË arsyetim të bindshëm që Vetëvendosje të mos votojë marrëveshjet ndërkombëtare që sigurojnë disa mjete të nevojshme për të luftuar pandeminë.Janë mjete të ndara nga institucionet financiare ndërkombëtare.
VV nuk duhet të sillet si fëmijë i paedukuar që struket në qoshe, e hidhëruar, hatërmbetur, me qëndrim “pas nesh ardhtë skëterra”.
Si në pushtet, si në qeveri DUHET përgjegjësi.
Nëse të tjerët janë të papërgjegjshëm, kjo nuk domethënë që edhe një parti më shumë duhet të jetë e papërgjegjshme.
Megaqeveria e 465 anëtarëve nuk meriton përkrahje, por marrëveshjet ndërkombëtare po.
Sepse janë në të mirën e popullit. Në të cilin VV thirret orë e çast.
LVV nga kriminelet vazhdimisht etiketohet si “femije” vetem pse nuk ben vjedhje e vrasje si te tjeret. Ne “universin” e kriminelave nuk ka vend per racionalizem, pragmatizem, humanizem, por vetem per “Guns & Roses” siq thoshte para shum vitesh Lutfi cica i LyDyKy-s. Por ja qe dy zgjedhjet e fundit dhe sondazhet po tregojne se populli po i don me shum “femijet”. Le te mbahen zgjedhjet e reja, dhe do te shihet se kush eshte “gabim”.