Nga Bashkim Kopliku
Shoh komente në facebook, dhe më se fundi te Provokacija e abc, z. Auron Tare, specialist i turizmit.
Paska gërmuar në ca arshiva tashmë të hapura, z. Tare (person në këtë rast hobist, krejtësisht jashtë specialitetit të tij), dhe paska gjetur ca të dhëna, për bashkëpunimin e Ernest Koliqit, me italianët, amerikanët, gjermanët etj. Po u publikuakan dokumente komuniste etj., të hapura, pas kalimit të kohës së detyrimit ligjor që të mbeteshin sekret. Punë krejtësisht prej amatori!
Natyrisht që duhet shumë kujdes në shqyrtimin, e aq më tepër interpretimin e këtyre dokumenteve, sidomos kur ato vijnë nga arshivat komuniste. Ato dokumente mund të jenë lënë qëllimisht të manipuluara në formë të tillë, që kur të hapen, të vazhdojnë të shërbejnë si shpifje ndaj “armiqve të Partisë”, një dënim ky, pas vdekjes, i patriotëve antikomunistë, por edhe një fshehje e tradhtarëve të vërtetë, e atyre që shitën Shqipërinë.
Nuk më çuditë ajo që qenka “zbuluar”, e që me siguri janë gjëra që stërdiheshin, që në vitin 1945, nga zbulimet e Amerikës, Anglisë, Italisë, Gjermanisë, pra të aleatëve tanë aktualë perëndimore, e që, në përgjithësi, janë ditur nga të gjithë, se Koliqi ka qenënë ministër, kur dërgonte në Kosovë dhjetra arsimtar nga Shqipëria…
Ernest Koliqi ishte një shqiptar i madh, që mundohej të gjente mënyrat më të mira, të kohës, për ta bërë Shqipërinë sa më të fortë ndaj rreziqeve që e kërcënonin. E trimi i mirë, me shokë shumë, e prandaj duhet të bënte aleanca me ata që mund të ishin të dobishëm për Shqipërinë. Gjërat duhen shqyrtuar sot, në kontekstin e kohës që jetoi Koliqi.
Për të kuptuar sa më lehtë kontekstin kur ndodhnin ngjarjet, po bëj një analogji. Sot, 2020, jemi aleatë me Naton, me ShBA (Amerikën) dhe BE (Evropën); ata na çliruan Kosovën nga robëria e Serbisë. Koliqi do të kishte qenë aleati nr. 1 i Natos, për lirinë e Kosovës, po të ishte bashkëkohës me ne. Por në 1939, apo 1941, nuk ishte Nato këtej pari, por ishin Italia fashiste e Gjermania naziste, Koliqi u bë aleat me Italinë e Gjermaninë, se ata dhe e çliruan Kosovën nga Serbia dhe e bashkuan me Shqipërinë për disa vjet, 1941 deri 1944. Ishte Komunizmi që tradhtoi Shqipërinë, duke ia kthye Kosovën Serbisë, fill pas Luftës, në 1945, pa mbajtur premtimin e bërë nga vetë komunistët, në Shqipëri e në Jugosllavi, se për kthimin e Kosovës do të vendosej me një referendum.
Edhe sot, ka shqiptarë që “marrin rrogën” te “Nato”, e që për ndokënd mund të quhen tradhtarë, kur dihet mirë se janë patriotë e aspak tradhtarë!!! Edhe Koliqi ishte qenie njerëzore, e duhet të jetonte, të ushqehesh, prandaj dhe të merrte, si nëpunës i aleancës përkatëse, rrogën përkatëse, si çdo zyrtar.
Këto janë faktet, ky është realiteti i thënë shkurt, larg lavazhit komunist të trurit, që na është bërë, me dogmat e mësuara përmendsh, për 45 vjet me radhë.
Natyrisht, kur gjykojmë sot, del se ka gabuar Koliqi në taktikat e tij, se ai duhet të bëhej aleat me amerikanët, me anglezët etj. Por, po të shkojmë me mend në vitin 1939-44, çdo person me bonsens e kupton se Koliqi pak shanse kishte të “mos bënte gabimin taktik”, që për të ndihmuar Shqipërinë, nuk u lidh me amerikanët, me aleatët, që fituan pastaj luftë! Ishte e vështirë që ai, Koliqi, të kontaktonte me Aleatët, në situatën konkrete të asaj kohe, apo jo!
Kini parasysh edhe faktin se deri në 22 qershor 1941, kur Gjermania sulmoi papritmas Bashkimin Sovjetik, të gjithë komunistët tanë shqiptarë, ishin me italianët e gjermanët, se Hitleri me Stalinin ishin aleatë: së bashku e ndanë Poloninë, që e sulmoi Gjermania në 1 shtator 1939, gjë që ishte shkëndia e plasjes së luftës së dytë botërore. Ishin të dy, nga një anë Hitleri, e nga ana tjetër Stalini, që përlanë e shkatërruan Poloninë. Komunistët tanë atëherë ishin, shumë prej tyre, anëtarë të Partisë Fashiste Italo-Shqiptare, kurse Koliqi, ministër arsimi. E solla këtë fakt, sepse konstatoj në gjithë këtë sulm të soçëm kundër Koliqit, zhurmën propagandistike të komunizmit, kundër kundërshtarëve të tij politikë, kur nuk arrinte t’i vriste apo burgoste, siç bëri 45 vjet me radhë.
Fakti që Koliqi, edhe pas luftës, pas 1944, për 30 vjet me radhë, vazhdoi të zhvillojë aktivitetin e tij letrar e politik në një vend përparimtar si Italia e mbas luftës së dytë botërore, është një provë shumë më e sigurt sesa letrat e nakatosura që sillen këto ditë për të njollosur një patriot. Fakti i punës 30-vjeçare të Koliqit pas 1945, është një provë se amerikanët e aleatët e tyre perëndimorë, e dinin mirë se cilat kanë qenë motivet e Koliqit me taktikat e tija politike: e mira e Shqipërisë!
Duhet t’i ruajmë figurat si Koliqi, se nuk është se kemi aq shumë si ata, mos të ngutemi të biem në konkluzione naive, amatore por dhe antishqiptare.
Bravo. Shkrim i persosur.
O Baci,sa here te kam thone mos pi qe ne mengjes,ose po pive,pi alkohol,jo trute.
Po pse mor burre ben krahasime kaq naive?
Italia fashiste dhe Gjermania naziste na kishin pushtuar ,pra ishin okupator,kurse Nato dhe Amerika jane aleate.
Kush bashkpunon me okupatorin ka vetem nje emer,tradhetare,pike.
Krijimtaria letrare eshte dicka tjeter,n.q.s. ka vlera apo jo le ta vlersoje lexuesi,pooooor qendra e rendeses eshte tradhetia.
Te perdoresh superlativen per nje bashkpunetore te fashizmit aq me teper minister ne Qeverine Kuislinge,nuk eshte mencuri.
Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit.(nuk po e etiketoj me ndergjegje tradhetar).
Peshoi gjerat dhe gjeje qendren e rendeses.
Transmetimet bardh e zi kane dhjetra vite qe jane zhdukur nga transmetimi
Qeverite qe bashepunuan me pushtuesit ne L2B u quajten kuislinge, per rrjedhoje cdo minister i nje qeverie te tille eshte kolaboracionist me pushtuesit. Denojeni dike per nje zgjedhje te gabuar dhe vleresojeni ne se ka gjera pozitive vec kesaj zgjedhjeje Njeriu eshte shumedimensional, si politikan Koliqi merr note minmale. Si shkrimtar apo gazetar apo dicka tjeter le tja japin noten specialistet
Jam dakord me kete kopllikun e curufjasur nga trute kur thote se KOL–HICI ishte i madh por jo si shqiptar por vetem si TRADHETAR
Keta shkodrianet shquhen per te hedhur shurren perpjete por pa e llogaritur se u bije ne surrat.Edhe ky koplliku konkluzionet per KOL-HICIN i ka nga eksperienca personale FALI O ZOT SHKODRIANET SE NUK KANE DITUR KURRE SE CFARE BEJNE PERVECSE TE HANE m….akarona
Spiun i poshter dhe jo shqiptar i madh. Ju qenderoni spiunet jane kokrra tradhtaresh te atdheut. Turp
Respekte z. Bashkim. Kam qene dhe jam nje simpatizant i mendimit dhe e idve progresive si nje nga intelektualet dhe politikanet me te spikatur te ketije vendi. I kam lexuar me deshire dhe etje shume artikuj qe kini botuar ne gazeta. Por me thene te drejten artiulli i fundit per Koliqin(dhe kjo eshte e drejta juaj per simpatine ndaj Koliqit si intelektual) me la pak shije te hidhur. E di pse, se ju dhe shume te tjere, nen petkun e antikomunizmi, po gaboni ne vleresimet historik te personit apo personve publik te kohes duke prmbysur apo kethyer koke mbrapesht te verteten historke dhe, e verteta(joapsolute se ska te vertet apsolute) sa do e hidhur qofte, eshte shume me pozitive se sa mohimi i te vetetes. Nu k jame dakort se fashizmi do bashkonte shqiprtaret pasi idologjija dhe synimet e fashizmit ishin pushtimi i botes. Ahere ku qendron dhe a eshte e vertete se do te ndodhte bashkimi i shqiperise me kosoven dhe . kur edhe sot e kesaj dite, me gjithe mbeshtetjen e superfuqise me te madhe ne bote, kjo nuk po ndodh – e ti i di me mire se une keto gjera apo zhvillime te ngjarjeve te 30 vjeteve te fundit.Te gjithe kolaboracionistet, pra bashkepuntoret e fashizmit, jane denuuar, dhe per kete po te sjell nje shembull ne Frence. Ish heroi kombetare i luftes se l boierore , per bashkepunim me fashizmin u denua me vdekje dhe per arsye te moshes se thyer nuk u fal por u denua me burgim te perjetshem. E une i nderuar Bashkim nuk jame per keto masa ekstreme se asnje njeri ne bote ka nje ecuri te njetrajteshme e Koliqi si gjithe te tjert kish zikzaket e tij here negative, here pozitive dhe, sic e theksoni edhe ju, ai ,mbas luftes ju perkushtua shkrimeve,duke beri gjene me te duher qe nje njeri me intelekt si ai beri ate qe bente me mire , duke nderuar vete dhe per pasoj pastroje ne nje fare menure njollen gjate kohes se luftes ll boterore.