Lokomotiva PS dhe lokomotiva PD

9 Korrik 2020, 13:07Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh prej ndryshimit të sistemit zgjedhor në 2008-ën, PS-ja dhe PD-ja kanë qenë lokomotivat e koalicioneve përkatëse me shumë vagona.

Në fakt, vetë ndryshimi i sistemit kishte për qëllim që partitë e vogla të kishin stimuj për t’iu bashkëngjitur njërës prej lokomotivave – një partie të vogël brenda koalicionit, për të siguruar një deputet në një qark të caktuar, i duhen vetëm gjysma e votave të një partie jashtë koalicionit.

Si rrjedhojë, gara në një sistem të tillë është për të rreshtuar sa më shumë vagona pas secilës lokomotivë, në myrë që në përplasjen zgjedhore, të fitojë treni me peshën më të madhe.

Qysh pas 2017-ës, të gjitha partitë e vogla, përveç PSD-së dhe PDS-së, i janë bashkëngjitur lokomotivës PD në luftën e përbashkët opozitëre ndaj qeverisë Rama. Dhe në qoftë se nuk bëhet ndryshimi kushtetues për moslejimin e koalicioneve parazgjedhore, gjasat janë që opozita e bashkuar të shkojë në zgjedhje si një tren i gjatë elektoral, i tërhequr nga lokomotiva PD.

Por në qoftë se materializohet ndryshimi i sipërcituar kushtetues, shpresat e PD-së për ardhjen në pushtet zvogëlohen ndjeshëm. Sepse në një përplasje pa vagona, lokomotiva PS peshon më shumë se lokomotiva PD.

Nga ekstrapolimi i shumë sondazheve që kam publikuar në tre vjetët e fundit, PS-ja është luhatur në intervalin 700-800 mijë vota (nga 765 mijë vota që mori në zgjedhjet e 2017-ës). Nga ana tjetër, PD-ja është luhatur në intervalin 500-600 mijë vota (nga 455 mijë vota që mori në zgjedhjet e 2017-ës). Ndërsa partitë e tjera opozitare janë luhatur në intervalin 150-200 mijë vota.

Zgjedhjet duan edhe të paktën 9 muaj që të zhvillohen, por shifrat e mësipërme tregojnë se gjasat janë të mëdha që përplasjen e lokomotivave pa vagona ta fitojë PS-ja. Dhe pastaj Rama do të ketë të drejtën kushtetuese për t’u mandatuar për krijimin e qeverisë. Nga ku fillon dhe pazari i votave në Kuvend, për të siguruar shumicën parlamentare…

Andi Bushati ka hedhur tezën që, edhe nëse ndryshohet kushtetuta për moslejimin e koalicioneve parazgjedhore, opozita nuk duhet të frikësohet. Sipas tij, ajo thjesht mund të futet në zgjedhje me një listë të vetme të frontit opozitar. Por kjo formulë ka dy probleme; njëri afatshkurtër elektoral dhe tjetri afatgjatë politik.

Problemi afatshkurtër elektoral

Daljen me lista të përbashkëta e provoi PD-ja në zgjedhjet e 2017, ku kandidatë të partive të vogla u futën në listat e PD-së. Kështu, fjala vjen, 3 kandidatë të rëndësishëm të Partisë Agrare Ambjentaliste u futën në listën e Durrësit, Tiranës dhe Fierit, të renditur në vende që mendohej se mund të rezultonin fitues. Por asnjeri prej tyre nuk fitoi, ku më befasuese ishte humbja e Agron Dukës në Durrës, i cili kishte marrë 12300 vota më 2013, kur kishte garuar veç PD-së.

Në një pronocim të para disa javëve, Agron Duka deklaroi se nga sondazhe që kishte zhvilluar në zona rurale, kandidatët e Partisë Agrare Ambientaliste ishin konkurues në 8 qarqe, dhe kanë gjasa të marrin mandat. Kuptohet që fushata e tyre kapilare në secilin qark mund të jetë shumë më efikase, në qoftë se garojnë me siglën e kësaj partie,dhe jo me atë të frontit të bashkuar të PD-së. Në këtë skenarin e dytë, lista përbëhet nga shumë kandidatë dhe stimuli nuk është i drejtpërdrejtë për kandidatët e PAA-së.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për LSI-në, PDIU-në, etj. të cilat kanë treguar se janë shumë konkuruese kur kandidatët e tyre garojnë me siglën e partisë së vet. Pra, me pak fjalë, një tren i gjatë elektoral me lokomotivë PD-në mund të grumbullojë më shumë vota se sa bashkimi i të gjitha partive opozitare në një lokomotivë të vetme opozitare.

Problemi afatgjatë politik

Partitë e vogla i druhen mosgarimit me siglën e vet, sepse gradualisht humbet arsyeja e tyre e të qenit në politkë; gjegjësisht, për të qenë faktor sa më të rëndësishëm në krijimin e qeverive të ardhshme. Vetëm duke garuar më vete, ato mund t’u demonstrojnë partive të mëdha peshën politike, e për rrjedhojë, ta ngrejnë stekën e tyre kur të ndahet torta e pushtetit…

Le t’i kthehemi shembullit të mësipërm të PAA-së. Dihet publikisht se Agron Duka mori 12300 vota në Durrës në zgjedhjet e 2013-ës, por në 2017-ën ai nuk mund të thoshte dot me siguri se sa vota kontribuoi për listën e përbashkët me PD-në (ku ishte i pesti e mbeti pa mandat). Në qoftë se ai dhe kandidatët e tjerë të PAA-së grumbullojnë mijëra vota në gjithë Shqipërinë dhe disa prej tyre fitojnë mandate, pesha politike e partisë së Dukës do të demonstrohej qartë. Dhe kështu ajo do të shkonte në tryezën e krijimit të qeverisë me një listë më të gjatë kërkesash…

10 komente në “Lokomotiva PS dhe lokomotiva PD”

  1. NAIMI says:

    hilja jote eshte se nuk i thua te gjitha. ne liste te perbashket te hapur edhe duka fiton edhe pd mund te fitoje.. politike po ben ti ne kete rast, ose punen e analizes me interes ne sherbim te xhaxhi edit, apo naltmadhnise zdap…

    1. Agrari says:

      Goni fiton sido q t jete, por kandidatd te tjere t PAA nuk futen fare n gare nqs behet me lista t hapura t perbashketa me PD. Sepse keta kane epersine e sigles…

  2. Klorea says:

    Pse ekziston PD?!?!
    Nuk e dija!!

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Me pelqen krahasimi me lokomotiven,poooor i nderuar Zaloshnja jo pershkrimi.
    Keto jane dy lokomotive qe gulcojne si te mare per te njejtin tren.
    Njera terheq,tjetra shtyn,pastaj kthehen nga ana tjeter,njera shtyn,tjetra terheq.
    Jane gjymtyre te te njejtit trup,qellimi i vetem i tyre eshte te ruajne ate qe kane vjedhur dhe ti shmangen me cdo kusht drejtesise,e cila
    me keqardhje kostatoj qe emri me i pershtatshem do te ishte “padrejtesise”.
    E ka kap Doktor Mortja keq per ko…..esh.

  4. Titi says:

    Çfare i paska hypur sot “Naimit”. Se mos vetem sot, do thoni juve. Nejse, problemin me te madh e paska me gjatesine.

  5. spata says:

    Lere kete qe po bene se te eshte fryre koka e te kane dale mente .

  6. Dajti says:

    Ska numra dhe llogari qê e mban ramēn nê pushtet edhe katér vite! Mjafton tē shohēsh ambasadorët për të kuptuar qē rama ikên në pranverë ! Sabotimi dhe tallja e shqiptarve me reformën në drejtësikanē kosto…t’fala likes!

  7. Jo realisti says:

    Bravo Zaloshnja. Dhe une qe e dija……

  8. Suka says:

    O koke tul,krahason PD,PS,me lokomotiva.Se pari ato jane banda kriminelash dhe jo parti dhe se dyti mund te jene lokomotiva me qymyr.Ne 2017 ten,PS.paska fituar 765 000 vota.Keshtu qe i bije,ne rast se rreth 650 000 vota I kan pensionistet,most te votojn PS.pa rritur pensionet. O PENSIONIST MOS VOTONI PS PO NUK RRISIN PENSIONET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje