Letër babit rreth ungjillorëve… (pas spekulimeve mbi ngjarjen e Kombinatit)

10 Korrik 2020, 10:43Blog TEMA

Nga Afrim Karoshi*

I dashur babi,

Ty të detyrohem një përgjigje.

E di që merakosesh lehtë. Në rastin e një ngjarjeje si kjo e nënës dhe vajzave në Kombinat, ke të drejtë të merakohesh.

Rrethanat e një historie tragjike

Babi, ka disa detaje në këtë histori që janë të vështira për t’i shjelluar. Nuk e di arsyen e veprimeve të pashembullta të tyre. Nuk i di rrethanat e ngjarjes, nuk di motivet, nuk e di dhe nuk e shpjegoj dot, sepse njohuria që kam (në këtë rast edhe njohuria për besimin tim dhe të gjitha besimat e tjera kryesore, të cilat i kam studiuar) nuk i rrok dot përmasat e ngjarjes.

Këto ditë kam menduar se edhe disa që kanë nxituar për të dhënë përgjigje – duke marrë në intervistë familjarë të tronditur, deklaratat e vajzës që ka mbijetuar, e cila është e tronditur – nuk ia kanë dalë me sukses.

Ndërsa autoritetet gjejnë përgjigje, ndoshta duhet t’i lëmë të vdekurit të shkojnë në paqe, e të gjallët të jetojnë…

Kam përshtypjen se disa njerëz, më shumë sesa përpiqen të sqarojnë të vërtetën e atyre grave, kanë frikë se themelet e jetës së tyre nuk janë atje ku duhet… ndaj, siç bëjnë ata që janë të pasigurt, gjejnë një lloj sigurie të rreme duke sulmuar të tjerët…

Kaq për ngjarjen. Çdo gjë tjetër përtej asaj që kam shkruar është spekullim që s’na hyn në punë as mua e as ty.

Rreth ungjillorëve siç i njoh unë

Unë desha të të heq merakun për përfshijen e ungjillorëve në këtë histori. Më saktë, të të heq merakun, për përfshirjen time me ungjillorët, meqë jemi përfolur këto ditë.

Siç e di, unë jam ungjillor prej më shumë 24 vitesh. Gjatë këtyre viteve, kam praktikuar, lexuar, studiuar dhe kam folur me të tjerët për besimin. E vërteta e besimit duhet pikërisht për ditë të tilla tronditëse. Po të tregoj ato që di, të cilat kanë rëndësi në këtë moment.

E para, unë dhe ungjillorët e çmojmë shumë të vërtetën.

Cilado qoftë përfshirja e disave në këtë histori, ne nuk kemi frikë nga e vërteta. Dëgjova një gazetar, i cili pyeste një pastor: “Kemi gjetur libra fetarë në shtëpinë e këtyre grave, prandaj feja ka lidhje…”. Siç e di ti babi, në shtëpinë time gjenden libra të ungjillorëve, të myslimanëve, të ateistëve, të të pafeve, të disa shkrimtarëve të njohur e të disa të tjerëve që s’kanë shumë emër. Në shtëpinë time gjenden disa libra edhe të këtij gazetarit ateist… Por librat e tij në shtëpinë time s’do të thonë me siguri se jam ateist dhe mendoj si ai. I kemi librat, sepse çmojmë të vërtetën dhe duam të informohemi. Ndaj dhe nuk kemi ndonjë arsye për t’u stepur nga e vërteta.

E dyta, babi, nuk kemi një problem me ushqimin; as unë, as ungjillorët që njoh.

E thënë mes nesh, siç e ke vënë re, kemi një problem me ushqimin, por kjo ka lidhje me kilogramët e tepërt, të cilat duhen hequr për të mirën e trupit. Prandaj duhet t’i rrallojmë ato thirrjet në telefon, ku më thua: “Hajdeni një vizitë se ka bërë mami një ëmbëlsirë!” Ky është problemi real. Përtej kësaj, nuk ka një porosi në mësimet ungjillore se duhet të mos hamë për t’u sakrifikuar për diçka. Të gjitha ushqimet na janë lejuar, duke falënderuar thjesht e me zemër Zotin që siguron për ne.

E treta, meqë janë përmendur vargjet e Biblës në ngjarjen e Kombinatit, desha të të siguroj që ne, ungjillorët, i lexojmë ndryshe Shkrimet e Shenjta.

Ne nuk i lexojmë vargjet një e nga një, si copëza të shkëputura nga konteksti. Po t’i lexosh historitë e Biblës ashtu, mund të dalësh në përfundime të çuditshme. Por ne i mësojmë njerëzit të lexojnë historinë e Biblës të plotë, nga fillimi në fund, sepse vetëm kështu kuptohen mësimet e vyera të Perëndisë për njeriun. Meqë ti je mjeshtër i të treguarit të historive nga Dibra, besoj se e kupton idenë: të citosh një varg të vetmuar nga Bibla është si të tregosh një histori dibrane dhe ta lësh përgjysmë.

Tani, meqë e kemi qejf ta themi të vërtetën, herë pas here, ungjillorët si puna ime, për t’i rënë shkurt a për të komunikuar shpejt, ia themi njëri-tjetrit ndonjë varg jashtë kontekstit. Kemi dhe diskutime me njëri-tjetrin për vargjet… E kemi shumë qejf nënvizimin e vargjeve, të vendosurit e vargjeve në rrjetet sociale, por asnjë mësim i doktrinës sonë, doktrinë e cila përdoret për të mësuar të tjerët në rrethet tona, nuk varet nga një pasazh i vetmuar, por nga historia e të gjithë Biblës.

E katërta, pika e tretë ka shumë rëndësi… Sepse kur e lexojmë të gjithë historinë e Biblës, e kuptojmë të vërtetën themelore se Bibla ka vlerë për ne, sepse ofron një interpretim (të saktë) të realitetit.

Të gjithë njerëzit kanë një botëkuptim, një interpretim të realitetit: disa thonë: “Jeta s’ka kuptim” prandaj, hajde, thjesht ta shtyjmë! Disa të tjerë thonë: “Jeta ka kuptim për aq kohë sa kënaqemi me të mirat materiale të kësaj bote”, prandaj të hamë e të pimë sepse kaq ka vlerë. Disa të tjerë, mendojnë se më i forti fiton, prandaj, le t’i shtypim me këmbë ata që na dalin përpara, që, me të mirat që ju marrim atyre, të mund të kënaqim veten tonë. Disa mendojnë se ka drejtësi në botë, e disa të tjerë mendojnë se drejtësia nuk ekziston.

Babi, Bibla na ka ofruar një interpretim të realitetit, që është shumë i thjeshtë: Perëndia ka krijuar botën. Bota ka zgjedhur të rebelojë ndaj Zotit, duke krijuar pikëpamjen e vet alternative për realitetin – këto që përmenda më sipër janë ca shembuj! Por Perëndia, ashtu siç bën një baba i mirë, nuk ka hequr dorë nga krijesa e vet, nga fëmija i Tij, por ka zgjedhur të marrë trup njerëzor në Jezusin, ta dërgojë Jezusin në botë, që Jezusi të flasë të vërtetën për realitetin, dhe ta japë jetën e tij si kurban për padrejtësinë e njeriut, në mënyrë që kushdo që ia beson Atij jetën, të mund të ketë jetë me kuptim. Ne kemi zgjedhur të heqim dorë nga këndvështrimi ynë egoist për jetën dhe t’ia nënshtrojmë jetën tonë Atij që sakrifikoi për ne.

Kur ne takojmë të tjerë dhe iu flasim për besimin tonë, nuk e bëjmë të motivuar nga mirësia jonë, nuk reklamojmë veten tonë, modelin tonë të të jetuarit, por përpiqemi t’u themi se Zoti, për shkak të dashurisë së Tij, po përpiqet të fitojë çdo njeri dhe t’i nxjerrë nga “bota” e tyre e gënjeshtërt në një realitet ku mund të jetojnë në dashurinë e Perëndisë…

Të besuarit e Jezusit nuk na kthen në robotë – megjithëse ndonjëherë iu dukemi të çuditshëm të tjerëve. Por të jetuarit me mësimet e Jezusit, na bën natyrshëm të ndryshëm nga disa, të cilët frymëzohen nga modele të tjera. Për shembull, a e di se kur iu jam dukur i çuditshëm disa njerëzve? Kur më kanë thënë: “Sa ta vendos këtë faturën” dhe unë iu them: “Shkruaje faturën aq sa të kam paguar”. Kur më kanë thënë: “Pse nuk i vjedh dritat ti si gjithë të tjerët” dhe unë iu jam përgjigjur: “Vlerat e besimit tim e përjashtojnë vjedhjen”. Kur më kanë thënë: “Gënjeshtrat e vogla nuk kanë problem” dhe unë u kam theksuar: “Të gjitha gënjeshtrat janë problem”. Kur më kanë thënë: “Martesa është kot” dhe unë u kam shprehur: “Jam shumë i kënaqur me martesën, me jetën dhe me familjen time”. Kur më kanë kërkuar që të “mbaj pak anësi se të gjithë bëjnë kështu” dhe unë ju kam përmendur: “Perëndia të cilit i besoj nuk mban anësi”. Kur më kanë kërkuar të “mos ua vë veshin atij grupi njerëzish se askush nuk i merr ata seriozisht” dhe unë iu them : “Perëndia i ka krijuar të gjithë në imazhin e tij dhe të gjithë duhen marrë seriozisht se janë krijesa të tij”.

Ne jemi të “çuditshëm” për disa, por jo për shkak të bindjeve tona. Jemi të çuditshëm sepse e jetojmë jetën në përputhje me mësimet e Jezusit… Dhe deri tani, përveçse ndonjë pasoje të përkohshme nga njerëz të ligj që s’respektojnë as veten e tyre, nuk kemi pasur ndonjë gjë të keqe tjetër… Nuk kemi dëmtuar veten, as fëmijët, majde ndihemi të shëndetshëm e me shpresë si kurrë më parë…

E fundit, babi, vetëm për të të siguruar dhe njëherë, po ta njihnin të tjerët Jezusin siç e njohim ne, do të kishin nxituar të ishin bërë ndjekës të Tij.

Ne kemi dështuar herë pas here ta tregojmë mirësinë e Jezusit siç duhet.

Por, megjithë dështimin, ne nuk do të heqim dorë së foluri për të, sepse Ai është e vetmja shpresë për njeriun, që të mund të “shpëtojë” nga kjo botë e ligë dhe e ndyrë, drejt një realiteti, i cili na bën të jetojmë me shpresë…

Historitë e njerëzve, të cilët bëjnë zgjedhje të gabuara e tragjike për shumë arsye, do të vazhdojnë të shfaqen në lajme. Sepse realiteti pa Jezusin, fatkeqësisht, do të prodhojë zemërim, inat, vuajtje, mashtrime, ligësira, shtypje të të varfërit e të të dobëtit, vdekje, vrasje, tradhti, smirë, drejtësi të korruptuar… Por jeta me Jezusin do të sjellë paqe, mirësi, vetëkontroll, butësi, dhembshuri, dashuri… Këto janë përshkrimet biblike për dy lloje të ndryshme jetësh.

Lutem që familja jonë do të zgjedhë një jetë më afër përshkrimit të fundit…

Me dashuri,

Djali yt

*Autori ka mbaruar Fakultetin Juridik në Tiranë, dhe studimet master në Studime Biblike dhe master në Media & Komunikim nga Seminari Teologjik i Dallasit.

8 komente në “Letër babit rreth ungjillorëve… (pas spekulimeve mbi ngjarjen e Kombinatit)”

  1. Haka Tekizoti says:

    Paska ikur për lesh dhe ky. Veçse po tregohet djalë i mirë, se të paktën arriti ta sqarojë babin. Sidoqoftë i rruat mendja e shplarë, që e paska të mbushur dingas me Zot , madje ka edhe teprica nga të cilat shpërndan falas ndër të tjerë si bamirës i thekur. Ja këta si ky janë trushplarët që u shplajnë trutë edhe injorantëve të gatshëm për trushplarje.

    1. vang says:

      MORE djalosh qe i shkruan babit:: UNE nuk jame marre kurre me Biblen por une dritat nuk i le kurre pa paguar,nuk me pelqen genjeshtra e me rradhe sa ka kodi i shoqerise dhe familjes.Keto norma morale i mesova ne familje ,ne shkolle dhe te tjera burime qe ofron jeta.Por une jame e sigurt se jetoj ne nje realitet sepse nuk jame e lene nga mendt dhe nuk pres te verteta te tjera imagjinare,perralla qe te me kaloje ne nje idealizm.UNE te verteta te reja pres vetem nga shkenca qe te me ndricoje mendjen dhe jo te mykem me lloj lloj interpretimesh te ungjijve bazuar ne legjenda.Ungjijte nuk jane vetem 4 qe permbane Dhiata e RE por jane me qindra qe kleri pasi zgjodhi 4 te cilet kishin me pak kontradikta te tjerat i dogji duke i quajtur herezi.Ti djalosh i martuar me femije qe pacin jete te gjate merru me teologji sa te duash.IDELIZMI objektv (ideologjia fetare) nuk te shpie gjekundi. Eshte nje DOGME.Kane shekuj qe merren me keto dogma dhe asgje te re per njerzimin Vetem moral dhe eshte e vetmja qevlene per njerzit qe nuk kane mundesi tu a ofroje realiteti i vertete

  2. fati says:

    Aman edhe ju te medias, na i hiqni nga syte keto debila, jo ungjillore, jo …. nuk e di se cfare. Ne shqiperi ka pasur historikisht nje fe, e krishtere, e me vone u bene dy pasi disa te krishtere u transformuan ne mysliman (me detyrim apo me qef). Te gjitha sektet dhe fete e tjera jane te teperta per shqiperine. Nuk mund dhe nuk duhet qe nje mysliman, i krishtere apo ortodoks te transormohet ne ungjillore, e perse duhet kjo, kujt i sherben???? Greqia nuk i fut ne vend keto lloje sektesh fetare, i bllokon qe ne kufi, po ne jemi demokratet e botes qe pranojme lloje lloje llumrash e funderrinash keto, thjeshte per nje cope buke, haram na qofte edhe ajo. Shteti duhet te survejoje e kontrolloje te gjitha sektet qofshin ato fetare apo kriminale dhe ne cdo rast duhet ti bllokoje. Cfare jane ato djem te rijn me kemisha te bardha qe na vijne shtepi me shtepi me disa broshura propogandisktike fetare, jo kulla e rojes, e kush e di se cfare tjeter. Nga shtepia ime i kam perzene me dhune keto lloje fetaresh e disa perkrahese te tyre. Keshtu duhet te bejme te gjithe, se pari shteti e pastaj e gjithe shoqeria. Mendoj se nuk ka nevoje per me shume prova per sikterrisjen nga shqiperia te ketyre fetareeve. Te gjitha sa thote “Djali yt” per shkollimin mendoj se jane pordhe me rigon. Prinder vizitojeni djalin se po ju rreshqet nga duart.

  3. Veshi says:

    O i Bir i Babit, o teolog ashkencetar, je me specializin te larte per te dale permbi realitetin e se vertetes se veprimit dhe kunderveprimit qe ndodh ne natyren e pajete te planetit, te natyres se botes me jete bimore e shtazore dhe te natyres se njeriut dhe familjes e shoqerise njerezore qe i thone realitet. Po na paraqet nje hartim foshnjarak per besimin, duke mos sqaruar se ch’ kuptim ka besimi, ne teresi, besimi, Zoti teolog (teoricien fetar), eshte shprehje ndaj nje tregimi qe dikush e degjon, dhe mund te mbaje qendrim nese eshte fantazi dhe aspak tregim per ngjarje te vertet (si perralla me mbret, mite me orakuj e me perendira e bije e bija perendish, me engjej e profete, me magjistare e magjistrica, me xhind e me qoftlarg dhe se fundi me UFO e me ALIEN qe ngacmojne Token), apo nese ka qartesi qe eshte e vertete. Doktrinat e feve qe mbrohen nga te specializuarit per teologji, jane ato tregime para-shkencore mitologjike qe jane shkeputur dhe jane zyrtarizuar nga potenca e njeriut sundues dhe jane shpallur besim mbare-popullor, dmth, besime klerikale monoteiste, jashte te vertetes te dukshme dhe te vertetes te pranueshme nga arsyetimi me logjike konsekuente qe niset nga premisa te verteta dhe percakton te verteten e padukshme qe e zbuloi ky apo ai shkencetar si Galileu apo Darvini dhe vertetohen nga studime e kerkime prej eksbeditash, laboratoresh, institutesh, universitetesh dhe akademish. Ndaj, juve vet Zoti Teolog, jeni specialiste i larte, teoricien ne sherbim te njerezve me arsyetim te nivelit te ulet qe nuk jane ne gjendje qe te dallojne imazhet e verteta ne imagjinaten e tyre me imazhet e paverteta te tregimeve te shenjta dhe te mbresave qe lene tek ata endrat dhe enderimet dhe kane nevoje per t’’u qetesuar me shkrimet e teologeve dhe predikimet e klerikeve. Kjo eshte e drejte demokratike, pavaresisht se teologjia hedh ashkla frenuese nen rrotat e progresit te arsyetimit shkencor diturise.

  4. Shkodrani says:

    Ndoshta ke qetësuar babin se nuk do bësh mëkate dhe më vjen mirë nëse ai është qetësuar (meqë paska qenë i shqetësuar). Megjithatë predikimi yt, drejtuar babit dhe lexuesve, mua nuk më qetëson. Zgjedhja jote mund të ketë sjellë qetësi e paqe në jetën tënde, por jeta ime, edhe pse me Jezusin, nuk ka sjellë as paqe, as mirësi, as butësi, as dhembshuri, as dashuri. Jeta tokësore, n’daç me Jezusin, n’daç pa Jezusin, është një vuajtje, lodhje, sakrificë, ligësi, mashtrim që do të zgjasë pak a shumë sa thojnë statistikat për moshën mesatare. E megjithatë jetës i duhen treguar dhëmbët, prandaj duhet jetuar e luftuar me kurajo, forcë, zgjuarsi pa i bërë, të paktën, dëm njeriu. Misteri, i dashur ungjillor, nuk shpjegohet, pranohet nëse do t’a pranosh.

  5. b says:

    Mateu 7 vargu 6 thote Mos u jepni qenve ate qe eshte e shenjte,as margaritaret tuaj mos ua hidhni derrave,qe te mos i shkelin me kembe dhe te kthehen e t,ju shqyejne.

  6. deshmitari jehovajt says:

    ungjillort nuk din e me interpretu drejt

  7. qytetari says:

    Kjo tallava me se e shemtuar dhe neveritse,ku aktore pa fund nga lloj lloj pozicionesh,prezantohen pa rreshtur me lehje te egra dhe te verbra,te tjere me lehje injorantesh te thekur,dhe shume pak jane nga ata qe flasin.
    E verteta,eshte qe ai ishte nje vet flijim,dmth nuk ish nje krim ndaj te tjereve,edhe pse rrenjet e verteta te ketij vetflijimi,nuk i gjen tek ndonje sekt,por tek depresioni i thelle,qe vazhdon te perjetoje, qytetari i thjeshte i nje shoqerie te coroditur dhe pa shprese,nga shkaqe te shumte.
    Ja dhe ne kete zallamhine e fundit, lloji i detashmenteve te shumte,te te gjitha llojeve,te cilet e kane te munguar artikulacionin e fjales,filluan perseri kam-kumin e lehjes shurdhues,per te shperndare vemendjen,duke sulmuar te tjeret dhe mbrojtur veten,kur kane heshtur apo duartrokitur,krime te tjera dhe te gjitha llojeve dhe me shume viktima.
    Mos repektim dhe fyerje me te madhe nuk mund ti behesh kujtimit te viktimave te respektuara,nga prononcimi masiv i amoralitetit zhurmues dhe primitiv,duke mbajtur gjethen e fishkur dhe fare te cjere te ´´moralit´´ perpara.
    Dhe kete rradhe u cfaq qarte,qe turma djallezore e shejtan-budallenjeve,nuk kish aspak ´´shqetesimin´´per te vetflijuarat,por per te shpartalluar nje sekt tjeter.qe nuk ish si ai i mentalitet te tyre.
    Meqense eshte fjala per religjionet,ahere per se kane heshtur dhe heshtin ne vite te gjithe por vecanerisht keta qe sot po cjerrin bythen me thonj ,per bemat dhe minosjen ne vazhdim qe po i ben ketij vendi islami politik.Eshte shume domethenese dhe thenia e nje gazetari terreni para ca ditesh:
    Ne fshatin shqiptar mund te mos gjesh shkolle,por megjithate ay gjen te ngritur dy xhami!
    Myftiu i Shkodres seftari-simoni,i con leter Babe Erdoganit,ku e uron per ditlindjen e sulltanit te ´´madherishem´´,te mundur nga heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti jone dhe kur ´´presidenti i yne i madherishem´´ qafiri meta shkon i ben dhe nje vizite myftiut,ky thyen dhe rregullat fetare,per ti bere pritje te vecante vllait te tij muslluman-laraman.
    Mendoni te hiqni paralele ,qe prifti katolik i Shkodres,ta linte mendja dhe ti conte nje leter falenderimi Presidentit italian,me rastin e pervjetorit te Duces.Cdo te ndodhte mbas kesaj ketu me tufen e kam-kumeve te verbra.
    Po keshtu ps-es i jane bere dy vjedhje me se spektakulare zgjedhjesh te pergjitheshme dhe bashkiake.Rama kerkoi me te drejte te rihapeshin kutite,por ne shkelje te ligjit ne menyren me vandale Saliu i dogji ato.Mbas kesaj heshtje nga ps-ja dhe perendimi.
    Dhe kur nje laraske gazetare ´´investigative´´merre nga prokuroria e njeaneshme disa kaseta incizimi dhe i ekspozon si vjedhje votash nga bashkia e ps(kur vete prokuroria dhe pse e njeaneshme nuk guxonte ti ekspozonte,pasi nuk perbenin material te besueshem krimi)ketu llumi shkulet me kuc dhe me mac per nje kohe te gjate per ta paraqitur si nje krim te pa pare,duke manipuluar dhe perendimin me te.
    Dhe kur nje katundar pervers nga fshatrat e Korces,te bere deputet Saliu,denohet me burg per nje isnkenim te ndyre ,ai mbas kesaj vazhdon te jete i lire dhe te beje ato gjera si me pare.
    Dhe perseri heshtje nga media e plepave,ps-ja dhe me tej.per te gjitha.
    Jane keto zhvillime anormale dhe absurde ,qe vazhdojne te perhapen gjithandej, si metastaza malinje,qe do tja marrin perfundimisht shpirtin ketij vendi europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. y
    yummi

    Am fost atât de frustrat când soțul meu m-a părăsit și m-a blocat pe toate rețelele de socializare, am plâns toată ziua și noaptea, nu mi-a fost ușor până când am văzut o mulțime de mărturii despre modul în care DR LARRY i-a ajutat să-și refacă partenerii, relațiile. , căsătorii și, de asemenea, vindecat multe boli, am fost puțin luminat și l-am contactat pe Whatsapp, i-am explicat situația mea și mi-a promis că mă va ajuta, mi-a spus ce să fac și am făcut exact ce mi-a cerut să fac, în 48 de ore după tot ce soțul meu a început să-mi trimită mesaje de masaj în care să-mi ceară să-l iert, a spus că nu mă va mai dezamăgi niciodată și am trăit împreună în pace și fericire, de fapt căsnicia noastră a fost una dintre cele mai bune din țară. , toată ziua de mulțumire către DR LARRY: Contactați-l pentru ajutor dacă aveți nevoie: [email protected] Whatsapp: 2349045968228

    Përgjigjjuni
    1. y
      yummi

      Am fost atât de frustrat când soțul meu m-a părăsit și m-a blocat pe toate rețelele de socializare, am plâns toată ziua și noaptea, nu mi-a fost ușor până când am văzut o mulțime de mărturii despre modul în care DR LARRY i-a ajutat să-și refacă partenerii, relațiile. , căsătorii și, de asemenea, vindecat multe boli, am fost puțin luminat și l-am contactat pe Whatsapp, i-am explicat situația mea și mi-a promis că mă va ajuta, mi-a spus ce să fac și am făcut exact ce mi-a cerut să fac, în 48 de ore după tot ce soțul meu a început să-mi trimită mesaje de masaj în care să-mi ceară să-l iert, a spus că nu mă va mai dezamăgi niciodată și am trăit împreună în pace și fericire, de fapt căsnicia noastră a fost una dintre cele mai bune din țară. , toată ziua de mulțumire către DR LARRY: Contactați-l pentru ajutor dacă aveți nevoie: [email protected] Whatsapp: 2349045968228

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje