Nga Ledi Shamku Shkreli
Mahniteni me Martinin poet (e si mos me u mahnitë) ngase nuk njihni mirë Camajn gjuhëtar, studentin e Barić, studiuesin e shqipes historike, e hundorësisë te Buzuku (ah sa të bukur e të çmuar e ka kët studim).
Nuk njihni Camajn gramatolog, hartues të Gramatikës së Gjuhës Shqipe, e vetmja madje E VETMJA!!! gramatikë që shqipen e sheh të përbërë nga tri koiné: Gegë, Toskë e Arbëresh. Vëzhgim shkencërisht i saktë e kombëtarisht i vyer, pasi askush tjetër nuk pa në trashëgiminë letrare arbëreshe (e cila për shekuj me radhë mbajti gjallë qytetarinë e shqipes si gjuhë e shkruar, ndërkohë që brenda Shqiperisë osmanët ndalonin çdo shkrim a shkollim në shqip), pra qe i vetmi Camaj që pa te trashëgimia arbëreshe një koiné të mirëfilltë letrare për t’ia ofruar njohjes e vetëdijes kombëtare.
E kaq mirë e pa vlerën e kësaj koineje, sa shkoi e studioi (dhe botoi) Gramatikën e Grecit (një fshat arbëresh pak kilometra larg Napolit, të cilin vendasit e quajnë Katundi, dhe thirrej Greci për shkak të ritit fetar te arbëreshëve, i ndryshëm nga ai latin). Shqisa e mprehtë e Camajt historian gjuhe pa te e folmja e Katundit konservacione gjuhësore mjaft të çmuara që, për analizë, e dëshmojnë shqipen në agun e kohëve.
Konservacionet gjuhësore shkojnë ngjitas me ndërgjegjen kulturore e kombiare, ndaj jo rastësisht në vitin 2008 Bashkia e Grecit të Martinit (Katundit), finacoi me plot 80 mije euro gatitjen për shtyp dhe botimin e ATLASIT DIALEKTOR TË GJUHËS SHQIPE, punë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e cila priste prej tridhjetë vjetësh në sirtar që të botohej. Atlasi ynë, financuar nga arbëreshët e Katundit, u shtyp në Napoli në vitin 2008 dhe u botua edhe me këmbënguljen e një tjetër arbëreshi tē ndertë, prof. Italo Fortino.
Camaj pra paskësh zgjedhë mirë.
E ndoshta nuk njihni as Camajn sociolinguist, i pari që parasheh zhvendosjen qendrës gjeografike të Shqipes së Përbashkët (Vehikulare) nga jugu drejt Tiranës. Pra parasheh qysh herët vendformimin e Neostandartit të Shqipes. Dhe këtë vëzhgim e jep në vitin 1990, i ftuar në një konferencë të organizuar nga Università di Salento. Në këtë konferencë Camaj paraqitet me kumtesën “Una lingua in esilio” (Një gjuhë në syrgjyn). – të më ndjeni për turqizmën, por nuk më vinte ta përktheja “esilio” me “mërgim”, pasi mërgim është kur ikën vetë e jo kur të degdisin me pahir siç i ndodhi një varieteti të rëndësishëm shqipformues të Shqipes. Kolegët e mi të Università di Salento ende e mbajnë mend atë ditë të vitit 1990 kur një gjuhëtar dialektolog shqiptar, asokohe konsull kulturor në Ambasadën Shqiptare në Romë (e mandej pedagog në Tiranë deri në pension), ky gjuhëtar shqiptar pra, përplaste këmbët në dyshemenë e drunjtë në shenjë kundërshtie gjithë kohës që Camaj referonte mbi ndeshtrashat e gjuhës së vet, e gjuhës sonë.
Martin, anì, ti je e ai ka hupë!
Mrekulloheni me Martinin poet por do dashunoheshit me Camajn gjuhëtar, e ah sa shumë du un që t’ju zejë ky i bukur qymyr me të.
Po ju shtij në ngasje me nji pohim të tij prej gjuhëtari kur thotë se: “ngjarjet që i kanë ra për hise gjuhës time qenë edhe shkaku ma i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar mbi gjuhën”.
Kush don Shqipen, nuk ka si s’e don Martinin e Shqipes.
Pse nuk beni nje Republika Gege e Shqynise!? Keshtu merr zgjidhje dhe njeanshmeria pa sens ne qendrime fanatike per histori krahinash!
S’ka pse bëhet Republika Gege e Shqypnisë. As ne jugoret nuk jemi, e as ata verioret nuk janë zotërit e Shqipërisë. Boll gënjyet veten. Thjesht veriut i është ngrënë haku dhe kjo duhet të thuhet e të theksohet me të madhe. S’ka gjuhë shqipe as pa toskërishten, gegërishten apo arbërishten. Gjërat e bëra gabim duhen ribërë, jo të ruhen kot më së koti me fanatizëm.
ta bejne siç e beri Gjon Markagjoni,thua ti?
keta t’bajn Republiken e Malcis,knej ka Juga t’bajn Republikn e Vorje Beqirs..
Martini ishte dhe esht i Serbis , si Hesat toptani , ish agjent i UDBs jugosllave , nuk ka lidhje me SHQIPEN SHQIPERIN e SHqiptaret , ai qe e lufton kombin duke ndihmuar armikun e vet nuk ka lidhje me kte komb , kombi nuk ka nevoj per dobiça qe i fusin thiken mas SHPINE . Martinin e do ti qe gjyshrit e tu kan ber te njejten gje me vendin e vet si martini UDBs , mostra mostres i ben fresk , pun kurvash e dobiçash antishqiptar qe tradhtis komtare i japin lavdi , vemjet jashtqitja kti kombi . Per serin tuaj esht poshtersi te luftosh per kombin , se brez mas brezi jeni ber ortak me armiqt e kti kombi atyre qe luftojn kunder kombit vet i qoft haram buka e ktij vendi. Kan qen jan e do te jen ne perjetsi turpi komtar.
Shkodrani shume i nderuar, “mesuesi i popullit” Hamdi Bushati, ne librin e tij “Shkodra dhe motet” flet per disa familje shkodrane qe jane me prejardhje iraniane, selxhuke, pecenege, gagauze, qerkeze, abhaze, tartare, gabele… Jam i sigurte qe edhe ti i takon njeres nga ato familje.
Ikmoj piliveske e mos na caj trapinU be bytha jote te na tregoje e te cmoje shijen e vlerene shqipes
Mos u bej ìdiote Shemtohet gjuha jone kur .mundohen njerezsi ti te vene ne piedestalin e saj kolaboracioniste e spiune si keta karavidhet e kombit tradhetia kurre ne jete nukamnistohet
per gjuhëtar apo studiues i gjuhes shqipe nuk e di,mbase
per poet?
poezite e tij ne opinionin tim jane te nje niveli te moshes 14-18 vjec..
VENDIT TIM
Kur te vdes le te bahem bar
ne malet e mija ne pranvere,
ne vjeshte do te behem farë.
Kur te vdes le te bahem uje
e fryma e eme avull,
ne fusha do te bie si shi.
Kur te vdes le te bahem gur
ne skajin e vendit tem
te qindroj kufi.
okay,e ka nje fryme atdhedashurie,por nuk ka force goditese dhe nuk ka thellesi..
vetem 3 fjale spikasin, “bari” uji” dhe “guri”,eshte pak e varfer
Wow
Ndani aspektin politik nga ai letrar a shkencor. Këtë e ka thënë që në vitin 1960 prof. Vehbi Bala për Gjergj Fishtën (e keni relacionin e tij në një nga numrat e fundit të revistës “Nëndori”, rreth vitit 1990. Politikisht ashtu do të mbeten, profashistë, pronazistë, spiunë, por vepra letrare a shkencore e tyre është tjetër gjë. Më duket se s’ua mohon kush sot vlerat. Prandaj mbojtja që u bëjnë disa, edhe zonja këtu, nuk ka ndonjë vlerë, nuk ua heq njollën politike. Historianët, që e shkruajnë historinë, mbështeten në faktet, jo në pasionet e simpatitë.
Fakt eshte:
Gjuha letrare shqipe eshte ndertuar mbi bazen e toskerishtes.
O shqiptare, e vetmja gje qe na identifikjone si popull eshte gjuha jone.
E dhe kete te vetmen visar qe na ka mbetur po mundohemi ta pcvavurosim.
Ne nuk vume dhe as kemi per te ven mend nga historia,te cilen midis te tjerash edhe vjedhur na i kane.
Nuk mund te vihet ne vend nje padrejtesi duke e zevendesuar me nje gabim historik.
Kujt do ti sherbente kjo?
Atyre qe kane shekuj qe po mundohen me te gjithe arsenalin e tyre ,te na poshterojne si popull,serbeve dhe grekeve.
Do te vertetonte teorine e tyre se ne nuk jemi nje komb,do ta ilustronin me shembullin e ish Jugosllavise me te ashtuquajturat gjuha kroate,gjuha serbe dhe gjuha bosnjake.
Meqe ra fjala,ne bisede e siper me nje koleg pune nga Bosnja,e pyeta mbas pretendimit se gjuha bosnjake ishte krejt ndryshe nga serbo-kroatja
(percaktimi korrekt i kesaj gjuhe)ma ktheu:
Serbet thone doberdan(miremengjes) ne themi saba hajrullah.
Oooooooo shqiptar gjuha na bashkon,ajo eshte simbol i unitetit,duhet ruajtur me fanatizem.
Dialektet nuk i ndalon njeri,pooooor ndryshimi i gjuhes standart eshte nje strategji e miremenduar e serbeve dhe grekeve,per te mare kalane nga brenda,me nje fjale kolona e 5-te.
Kjo teori u fut ne loje dhe u mbeshtet nga Doktor Mortja dhe falangat e tije fashiste,percberjen e Shqiperise.
Ooooo shqiptare,jemi shume te vegjel per tu ndare.
Simbas kesaj teorie duheshin formuar disa republika:
Republike e Katolikeve
Republika e Myslimaneve
Republika e Ortodokseve
Republika e Bektashinjeve.
Pastaj do ngrihej edhe Jehovai dhe do kerkonte edhe ai republiken e tije.
JO edhe pse e nenvizoj gegerishtja nuk eshte perfaqsuar denjesisht ne shqipen letrare kjo do te ishte zevendesimi i nje padrejtesie me nje gabim te rende historik.
Sjemi greke,as bullgare,
turq e serbe,nuk jemi,
jemi vetem shqipetare,
kete emer,nder e kemi.
Ka disa shkrime te kesaj zonjes,ku per mendimin tim po i fryhet me zell te madh zjarrit te percarjes,nuk eshte ne dobi te shqiptarizmes.
Po e mbyll me vargjet e Pashko Vases:
coniu shqyotar prej gjumit coniu
dhe t’tane si vllazen nji bese shtrengoniu.
Nuk po e vazhdoje me tutje per te mos prekur ndjenjat fetare te bashkatdhetareve te mi .
PS duhet te mbeshtesim gjithcka qe na bashkon dhe duhet te largojme gjithcka qe na ndane.
Me falni qe fola kaq gjate pa perdorur terma te huaja ,se nuk arrita te hapja fjalorin filozofik kishte rreshitur diku pas dollapit
E drejte
Drejte dhe sakte
Ne çdo komb te botes ka patur dhe ka shume dialekte per te folur, por kombet e qyteteruara kane unifikuar gjuhen dhe me te punon gjithe kombi. Vetem ne fiset e Afrikes nuk eshte aritur kjo dhe prandaj luftojne gjithe kohen me njeri tjetrin.