Kthimi i Ramës në kërkesën për listat e hapura është moment progresiv, në funksion të qarkullimit të elitave në Shqipëri

11 Korrik 2020, 11:06Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Listat e hapura, moment progresiv për qarkullimin e elitave.

Kthimi i Ramës në kërkesën për listat e hapura është moment progresiv, në funksion të qarkullimit të elitave në Shqipëri.

Ligji elektoral i vitit 2008 ka qenë 12 vjet në staniacion me ecurinë e demokracisë në Shqipëri, në funksion të ardhjes së njerëzve të ditur në qeverisje.

Na duhet të theksojmë se kriza kryesore e shtetit shqiptar, është krizë në intelekt. Natyrisht, kjo nuk është një sëmundje e ardhur tani, kjo është sëmundje epidemike, e cila ka filluar në vitin 1945: si një luftë midis dijes dhe antidijes në drejtimin e shtetit shqiptar. Kjo luftë antidije, në thelb, është luftë antiintelektualiste, dhe kjo është arsyeja që, që nga historia e Enver Hoxhës në luftën e tij antiintelektualizëm në Shqipëri, ajo erdhi dhe u bë moto në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.

Jo të gjitha tiranitë dhe diktaturat kanë qenë kaq të ashpra kundër dijes, sa regjimet që kanë ardhur në Shqipëri që nga viti 1945 e deri në vitin 2020, të cilat, nuk janë gjë tjetër, veçse mllefe të sëmura kundër intelektit të lartë në drejtimin e Shqipërisë.
Në rast se do të kërkonim shkakun kryesor të varfërisë dhe gjendjes gjithmonë në krizë të shoqërisë shqiptare brenda vendit, kjo është pamundësia absolute e intelektualizmit që të drejtojë shtetin në fillim, dhe aspektet e tjera të jetës shoqërore më pas.

E bëmë këtë ekspoze të primitivizmit të jetës politike në Shqipëri, për të vlerësuar parimin e listave të hapura brenda sistemit zgjedhor në Shqipëri, sepse kjo është hera e parë që nga viti 1945 që politika sunduese në Shqipëri pranoi popullin si arbitër dhe zgjedhës njëherësh për nxjerrjen në pah të individëve që do të merren me qeverisjen e vendit. Në shkrimet e mia, unë kam theksuar se, as Basha, dhe as Rama, nuk i pranojnë listat e hapura, sepse me këtë sistem elektoral populli nuk i zgjedh deputetë. Fakti që Rama u tërhoq dhe i pranoi listat e hapura, kurse Basha vazhdon t’i bjerë fyellit të antiintelektualizmit, nuk kemi se si të mos pranojmë që Rama e ka marrë përsipër faktin e konkurrencës së tij me të gjithë kundërshtarët që ka brenda PS-së. Nëse Basha do të vazhdojë me nonsens-et që tha sot se: listat e hapura prishin marrëveshjen e 5 qershorit, ditë për ditë do t’u japë të kuptojnë kundërshtarëve të tij brenda partisë së vet, se listat e hapura rrëzojnë Bashën.

Duhet të kemi parasysh një gjë, që pranimi i listave të hapura si proces pozitiv, në funksion të votës së lirë dhe të respektimit të frymës së popullit, është hapi i parë drejt arritjes së madhe të votimit të lirë në Shqipëri, dhe të zgjedhjes së përfaqësuesve të denjë në drejtimin e shtetit. Pas kësaj, politika shqiptare që është si reprezentante në parlamentin shqiptar duhet të vazhdojë procesin drejt njohjes së personalitetit të popullit dhe koshiencës së tij, në mënyrë që, në zgjedhjet e ardhshme, partitë e mëdha t’i drejtohen botës akademike, brenda ngjyrave të tyre partiake. Pikërisht këta duhet të marrin në dorë drejtimin me kompetencë dhe me arsye shkencore të shtetit shqiptar.

Listat e hapura, tashmë të vendosura si parim elektoral: a do t’i shporrin bakalarët e politikës shqiptare: injorantë, të korruptuar, llafazanë dhe njerëz pa intelekt? Natyrisht, ky është hapi i parë: në këto momente kryetari i Partisë Socialiste e bëri hapin e tij, por a do ta vazhdojë kërkesën e frymës së popullit për implementimin në shtetin shqiptar të përfaqësuesve të ditur me dije shkencore dhe vizion perëndimor? Kjo pritet për t’u parë, por në rast se e bën, dhe do ta bëjë, për ta kuptuar thellë – thellë, ai nuk e ka kundër interesit të tij. Megjithatë, le ta shohim.

Po kryetari i Partisë Demokratike që drejtohet nga Berisha, a do ta marrë përsipër përballjen reale me frymën e popullit, apo do të mbetet viktimë e çadrës së Sali Berishës?

Duhet të pranojmë një gjë: të dy kryetarët e partive të mëdha, deri tani, në çadrat e tyre kanë qenë, atje kanë thërritur mediokritetin dhe kanë abuzuar me mirëbesimin e popullit. Reforma në Drejtësi dhe reforma antikorrupsion, a janë të lidhura këto me frymën e re të parimit të ri elektoral për listat e hapura? Unë mendoj se të tria këto kanë lidhje organike që e ka sjellë koha e re historike në Shqipëri.

13 komente në “Kthimi i Ramës në kërkesën për listat e hapura është moment progresiv, në funksion të qarkullimit të elitave në Shqipëri”

  1. Stape Pashi says:

    Eklektizëm i pastër. Ky tipi, që e shet veten si properëndimor, përpiqet të bëjë bashkë disa gjysëm të vërteta për t’i paraqitur si të vërtetën absolute. E keni vënë re që flet si zëdhënes e politikës amerikane. Sikur Departamenti i Shtetit i thotë thuaj këtë apo atë deklaratë( që në fakt është thjesht nje DEKLA-PATË). Dhe kur thotë që në krye të punëve ne Shqipëri duhen vënë intelektualët, ( shumë e drejtë si tezë ) me këtë ofron veten si intelekrual anglosakson i klasit të parë siç e reklamon veten rast pas rasti.

  2. juventus says:

    Po ik more plak zagar,po na jep ti mend,avokat leshi

  3. Fredi says:

    O Spartak , kjo te ndodh dhe nga mosha nuk ke faj , ka momente qe gjykon si malok i pa gdhendur nuk e kuptoj arsyen pse ngaqe e urren sistemin e PPSHs se te futen ne burg ty dhe baban tend dhe gjykon si njeri me probleme mendore , po ne ka shtet o gomar qe civilizoj dhe shkolloj SHQIPTARET ne ter historin e vet esht vetem PPSHja o idjot , i mori nga kohe “moderne” e mbretit tuaj anadollak 99.99perqind analfabet kte popull re mbuluar me morra dhe i la ne 90ten me shkoll te mesme te detyruar , te beri dhe ty avokat o debil , ti qe mbahesh per byth e zgjut sot , universitetin e Tiranes te ngritur nga PPSHja ke mbaruar , PPSHja do apo nuk do ti ngriti armaten me te madhe te intelektualve ne historin e kti vendi , ti ke inate personale por mos dil injorant dhe idjot nga urrejtia qe ke se ke qen ne byrg ne at koh , tek e fundit te mbajten ne pellemb te dores, por babait tend minister tregtie ne at koh nuk ja pati fain PPSHja se vodhi parat e popullit dhe i futi ne zvicer per bythen tende , dhe ai sitem qe e mbajti si pak te tjer e futi ne hale , bashk me bythen tende , qe nga inati u ktheve demokrat gomari drejtesis shqiptare , lere urrejtien dhe gjyko realisht.

    1. Muçua i tanes says:

      Rrofte komiteti qendror I ppsh me ne krye sekretarin e pare te komitetit qendror te ppsh, komandantin e pergjithshem te forcave te armatosura te ppsh, kryetarin e front it demokratik te ppsh, kryetarin e internacionalizmit proletar te botes……………….shoku……..urrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaa parti enver na i fut edhe nje here.

      1. Dani says:

        Ha ha ha je i madh

  4. k says:

    Avukat! Mjaft me teorite tende te deshtuara!

  5. FORSTER says:

    Zoti avokat jam plotesisht dakort me ato qe thua me lart ,por keta k/partive duhet te zgjidhen njihere ne 4-vjet nga elektoriati I parties te tyre ,sepse :De-Fakto kryetar partie i PD eshte Sali-Efendiu qe komandon PD,De-jure eshte Lulezimka ,keta zoterinj te partive te medha nuk i vene ne lista te hapura njerzit me begrand me te larte se vetia e tyre ,sepse Lulezimi thote 7 x 7=42,e kupton nivelin e keti apo jo?Kurse Edvin -Kaqoli di te pikturoje zhgarravina .Ne nje emission televiziv zoti PERPARIM-KABO tha:Ne SHqiperi ka njerez te zgjuar me begrand te larte, por keta kukullat e partive te medhaja nuk i afrojne ne politike ,se kane hallin e karrikes se tyre ,te gjitha ato qe ke thene zoti avukat kane dale ,por te keqen SHqiperia e ka nga SHqipetaret dhe jo nga te huajt,ti i shikon me mire keto gjera,se je jurist.

  6. zymbylja says:

    Ja ke fut kot plako.O eshte punuar per te krijuar intelektuale nga 45-sa deri ne 90-ten o seshte punuar kurre me pare ne Shqiperi.Eshte tjeter gje ideologjizimi i tyre,por te krahasosh ate politike me te sotmen ku te gjithe idiotet intelektuale jane me diplloma fallco do te thote qe ke rrjedhur nga trute avukat

  7. Per komunistet says:

    O FRED
    Edhe ke te drejte ne ca gjera ce thua por si cdo Tifoz harron se ato ndryshime DO TE NDODHNIN NEN CDO RREGJIM QE DO ISHTE INSTALUAR NE SHQIPERI.
    Dhe nen cdo rregjim kapitalist ndryshimet do kishin qene shuuuum me te medha.

  8. h says:

    Shqiperia në 1945,duke shfarosur elitën e vet intelektuale,
    firmosi dënimin me vdekje të së ardhmes së vet.
    Ti qërrosh sytë me dashje një foshnje,ai do ngelet qorr deri në vdekje.

  9. Gavro i fundit fare says:

    Pa u siguruar mire me ligj,se nuk do te perfaqsohemi nga Doshi e Doshe tr tjere,meduket se po shkojme nga shiu ne bresher.Megjith pushtetet qe ka PS shihni ç’ fare i punoi ne Shkoder,i mori gjysmat e keshilltareve.
    E shihni pastaj seç bejne Kanabistet e Mallistet,historia Kolumbise do te duket lule pas kesaj qe na pret.
    “Mos e hap ate Porte or trim”

  10. Pokeristi says:

    Pak njohuri per te diturit dhe te pa diturit z.Ngjela.
    Sakte,konçiz,qarte.Te gjithe kane nevoje te freskojne te ftillojne trurin,veçanerisht nostalgjikët letargjike enveriste ,te verber.

  11. Shqiptari says:

    Avokat Ngjela!Disa ide jane te sakta,por nuk je i sakte ne vleresimet qe ben per intelektualet,per elitat,per krijimin e nje klase intelektualesh 1945-1990.Gabon,madje rende.Arsimi ne periudhen e Mbreterise beri disa hapa,po popullsia ishte teresisht analfabete.Ne vend ishin 4-5 shkolla te mesme,4-5 lice te huaj,te mesme dhe ndonje shkolle e mesme fetare.Ne tere vendin kishin mundesi te shkollonin femije rreth 400-500 familje pasanikesh,bejlere,agallare,ndonje tregtar apo nepunes shteti.Ne vitin 1945,ne vend kishte rreth 120 mjeke,5-6 spitale te kohes Osmane,e disa juriste,ushtarake,ndonje agronom,inxhinier,ekonomist,por shume-shume pak.
    Kete vend e ka drejtuar nje mbret pa arsim,pasi shkoi ne Turqi ne vitin 1903-904 dhe u kthye me 1912,pra ndenji dhe mesoi vetem 8 vite.Jane dy kryeministra pa arsim te larte,Shefqet Verlaci dhe Idhomen Kosturi,jane dhjetera ministra oa arsim ,psh.Lef Nosi,Abdi Toptani dhe shume te tjere qe qeverisen per rreh 32-3 vjet kete vend.Nuk behet fjale per prefekte,zv/prefekte,kryetare bashkishe dhe mijera zyrtare ne tere territorin.Mesuesit,ne shumice ishin fare pa arsim,pasi Normalia per 15 vite,nxori rreth 1000 mesues,nga rreth 12-13 mije qe donin rreth 1200 shkolla ne vend.
    Kuptohet qe regjimi komunist u tregua i ashper ndaj kundershtareve dhe intelektualeve,kolaboracinisteve,klerit dhe kundershtareve te tij,Po u hap Universiteti i Tiranes,institutet ne Shkoder,Elbasan,Korce,Gjirokaster,Vlore,dhe disa shkolla te tjera te larta,Aviacion,Detari,BujqesiSporte,Arte.
    U ngrit Akademis e Shkencave,disa dhjetera institute ketkimore shkencore.Ne vitin shkollor 1985-86 ne vendin tone ishin mbi 500 shkolla te mesme.Ne tere territori e vendit,deri ne skajin me te larget kishte arsim te mesem.
    Z.Avokat:Nga dyert e ketyre shkollave,pothuaj 95 o/o e politikaneve,drejtuesve te vendit,deputetet,prefekte,kr,bashkishe,juriste,mjeke,mesues,agronome,ekonomiste,police,doganiere dhe shumica e elitave,kane dale nga skollat tona.Nuk e mohoj injorancen e drejtuesve te regjimit komunist,perfshi dhe familjen tende.Ka vend per nje elite me te kualifikuar,me formim dhe kulture perendimore e cila i mungon vendit.Duhet prere rruga per tu ulur ne karriget e shtetit tere atyre qe nuk kane lene diolome pa blere.Avokat,disa gjera duhen thene ashtu siç jane,pavaresisht se kemi te gjithe shume qendrime te ashora per regjimin e kaluar pasi nga pak e pesuam te gjithe,ndonese arritem te mbarojme Universitetin,dhe kontribuam nga 40-45 vite oer kete vend.Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje