Përse PD trembet nga “lista të hapura”?

10 Korrik 2020, 16:40Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Partia Socialiste dhe Edi Rama, duket se kanë rënë dakort për të diskutuar dhe vendosur mbi “listat e hapura”. Zoti Taulant Balla ka deklaruar ditën e premte se “hapja e listave është një kërkesë e qytetarëve, ndaj dhe Partia Socialiste do të vendosë të mbështesë opozitën e re, ndërkohë që do të krijohen garancitë për të mos lejuar që në parlamentin e ri, të mos jetë vetëm me burra, por të respektohet barazia gjinore”. Nga ana e saj, Partia Demokratike një ditë më parë ka paralajmëruar se “ndryshimi i sistemit në këtë periudhë do të çonte në prishjen e marrëveshjes politike të arritur me 5 qershor”.

Duket sheshit se, vetëm Partia Demokratike, nuk i do listat e hapura, madje ajo nuk toleron as të diskutohen, pasi i ruhet një rrjedhje të tmerrshme, që mund të shoqërojë humbjen e zgjedhjeve të 2021. Lulzim Basha, e ka të qartë se “listat e hapura” që janë një kërkësë këmbëngulëse e opozitës parlamentare, do ti hapnin shumë punë ish-opozitës së shpartalluar. Duke nisur nga përcaktimi emrave, riciklimi i vjetërsirave apo dhe shanset për të mos fituar as 25 deputetë në shkallë vendi, kanë sjellë shqetësim tek Partia Demokratike.

E ndodhur mes udhëkryqesh të pashpresa, ish-opozita e vjetër, ka nisur të “joshë” emra të veçantë të deputetë të listës së PD, duke u premtuar atyre “rifutje në lista, vetëm të mos kërkojnë listat e hapura, por të miratojnë marrëveshjen e 5 Qershorit”. Lulzim Basha dhe shumica e atyre që sot shprehen në SHQUP se “nuk kanë rëndësi listat e hapura apo të mbyllura,ne do fitojmë”, janë një “ogur” i keq për një ish-opozitë e cila nuk ka të garantuar as votat e bazës, dhe jo pastaj të pretendojë votat e shqiptarëve në zgjedhjet e 2021.

Partia Demokratike e ka kundërshtuar fort, me anë të Bylykbashit kërkesën e opozitës parlamentare , por edhe të ndonjë aleati të tyre, për “listat e hapura”, duke argumentuar se “kjo do të minonte marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet një kohë tjetër për të diskutuar”. Nga ana e tij edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheley, është shprehur kategorik për “votimin në Parlament të marrëveshjes së 5 Qershorit”, ndërkohë që për ndryshimin e sistemit, ai është deklaruar se “kjo gjë duhet bërë bazuar në rekomandimet e OSBE-ODHIR, dhe duhet bërë 1 vit para zgjedhje të tjera”.

E ndërsa Edi Rama nuk ngurron të shprehë gatishmërinë për kërkesën e 29 deputetëve opozitarë për “lista të hapura”“, duke u shprehur se “askush nuk na mban dot peng, nuk besoj se këto lista do transformojnë cilësisht Kuvendin, por besoj që mundësia që qytetarët të kenë zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve është absolutisht detyrim në këto kushte kur edhe vetë klasa politike konsiderohet rreth i mbyllur”. Tentativat e Partisë Demokratike për të cënuar apo dhe prishur marrëveshjen e 5 Qershorit, e kanë burimin tek ankthi i saj për “listat”.

Ato kanë qenë dhe mbeten “fuqia magjike” (dikur e Doktorit) e Lulzimit , mbi ata që sot i ka kthyer në “hyzmeqarë” të asaj partie, ndërkohë listat e hapura, do ti hiqnin atij shansin të mbante jo vetëm postin e kryetarit, por do ti largonin atij përfundimisht rrenegatët dhe emrat e përfolur, të cilët i ka bërë gati ti rikandidojë sërish, edhe në zgjedhjet e 2021. Partia Demokratike, do të futet në zgjedhjet e 2021, më e lodhur se kurrë, më e papërgatitur se kurrë në çdo aspekt të limitimit të një fushate, e cila ndryshe nga ajo e zotit Basha, do të paraprihet nga Edi Rama dhe Partia Socialiste,me një program afatgjatë zhvillimi dhe modernizimi për vendin dhe shqiptarët, për mandatin e tretë, dhe jo vetëm.

1 komente në “Përse PD trembet nga “lista të hapura”?”

  1. alma tirane says:

    o Turo
    trembet Lulzim Basha njeriu me mediokerr qe kam njohur ndonjehere

    ik ore Lulzim se edhe 100 vjet te rrish atje nuk fiton ti sepse Rama eshte danoç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje