Nga Ilirjan Blloshmi
Zgjedhjet në Shqipëri si fabulat e La Fonten! Shpresa e Shqiptarëve vjen nga jashtë.
“Një gomar ngarkuar me sfungjer dhe një gomar ngarkuar me kripë”, është një fabule e La Fonten e cila është shqipëruar nga Çajupi.
Pak a shumë fabula është:
I zoti i këtyre dy gomarëve po shkonte në pazar për të shitur mallrat në fjalë; vetë ia kishte hipur gomarit me sfungjer, se ishte më pak i ngarkuar si ai që mbante kripën.
Tek rrugëtonin, u del përpara një lumë: gomari me kripë mend mbytet në një gropë të thellë nga që kishte peshë të rëndë, por kripa tretet në ujë dhe veshgjati shpëton; gomari me sfungjer, i ngarkuar edhe me të zotin, tek ndjek verbas gomarin tjetër, për pak sa nuk mbytet sepse sfungjeri erdhi e u bë plumb i rëndë ngaqë thithi ujë, duke vënë në rrezik edhe jetën e të zotit.
Për fat të mirë, dikush ia behu dhe i shpëtoi që të tre; morali i kësaj fabule është i thjeshtë: në jetë nuk duhet ecur verbas në gjurmët e të tjerëve!
La Fonteni ka parashikuar si alegori apo si profeci, atë që unë, druaj se vërtet mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në Shqipëri.
Më ngjan se i zoti i dy gomarëve, është presidenti i Republikës, që parapëlqen gomarin me sfungjer, pra, që mbështetet te opozita.
Gomari i ngarkuar me kripë, pra qeveria , ecën vetëm, pa mbështetjen e ndoshta pa besimin e presidentit, por nën vëzhgimin e tij.
Lumi që u del të treve përpara është momenti i zgjedhjeve.
Gomari me kripë bie në një gropë të thellë me ujë, por shpëton se kripa është e tretshme në ujë pikërisht, çka mund të interpretohet, se angazhimet që ka marrë para elektoratit të vet, por sidomos para presidentit, do t’i marrë lumi dhe, rrjedhimisht, do të treten si kripa në ujë.
Nga ana tjetër, gomari me sfungjer, d.m.th opozita, duke ndjekur verbas gomarin me kripë, d.m.th qeverine, do të kërkojë t’i përgjigjet flakë për flakë.
Situata, në fabul natyrisht, do të kishte qenë tragjike sikur “dikush” të mos kishte ardhur me vrap për t’i shpëtuar që të tre, dy gomarët dhe të zotin e tyre.
I bie, pra, që “dikush” të vijë të shpëtojë edhe presidentin, edhe qeverinë, edhe opozitën në Shqipëri, nga situata e vështirë zgjedhore që rrezikon të krijohet.
Kush mund të jetë ky dikush? Pa dyshim Ambasada amerikane dhe faktori ndërkombëtar, që do të bëjnë çmos që zgjedhjet të zhvillohen normalisht, që të mos ketë shumë kundërshtime, pra, as mospranim të rezultateve, nga të dy palët.
Pra me fjalë të tjera zgjedhjet në Shqipëri janë bërë si fabulat e La Fonten! Shpresa e Shqiptarëve vjen nga jasht, Ambasada amerikane dhe ndërkombëtarët janë e vetmja shpresë që ai vend mos falimentojë.
Ilirjan,
Si gjithmone, i drejte, i sakte, i ashper, i paanshem. Ashtu siç duhet te jetë nje intelektual.
Por Shqiperia eshte mbushur me pseudo-intelektualë, te tipit Sazan Guri, apo Artan Fuga, apo te tjere qe qurraviten mbas partive.
Shpresa e vetme eshte te fusin ne burg Sali Berishen, Edi Ramen, Ilir Meten dhe Moniken atehere shpeton ky vend
Vetem Amerika mund ta bej kete qe te shpetojme nga keto ndyresira
Rrofte amerika
Kujdes !
Nuk deshte me sfungjer fabula mor djale, por me LESH se ne kohen e La Fontainit ku ta gjenin sfungjerin…!?!?!?!?…apo….sa gjynah qe jeni !
Saravangllavinglla
O Loku ….
Shpresa e vetme eshte krijimi i institucioneve te drejtesise te pavarura,po me te vertet te pavarura.
Nuk eshte shprese arestimi i kater personave.Ka me mijera qe duhen arrestuar,deri tek drejtoret e drejtorive ,apo kryetaret e njesive administrative.
Kur vjedhin dhe keta kryetaruce merre me mend çbejne te tjeret.
Si shembull po te jap nje kryetar njesie ne Shkoder.
I ati ka qene me pare Kryetar.
Pasi e ndriti i ati,e mori i biri.
Per 29 vjet ,asnje pune,asnje meter linear rruge,as ujesjellesa
Por,ama kjo s’e pengon te ndertoj e vila e pallate pergjate Shqiperise e jashte saj.
Dhe prap kjo nuk e ndalon te postoje video ironizuese me rruge te pashtruara ne Tirane,por pa dhene kurre llogari per milionat e vjedhura ketij populli gjate 30 viteve.
Me kuptove Loku.
Kur institucionet ,vertet te pavarura do te krijohen ata te katert qe permende ti,do te ikin vete,e me vete do te marrin mijera te tjere.
Atehere do te kete shpetim Shqiperia.
Kultura jone – Politike & konspiracion.
Shqipëria siç kemi parë këto 30 vjet nga shtet u kthye në narkoshtet kur çdo gjë zgjidhet nga U.S.A dhe B-E.Në kohën e Enverit kur ishin votimet të jepnin fletën e votimit dhe pa u futur në ndonjë dhomë e hidhje në kuti dhe në fund dëgjonim 99,99% dolën.Pas viteve 1990 na bënë dhoma të fshahta të theshe ti votat janë demokratike!!!!!.Asgjë demokratike nuk kemi parë deri tani vetëm mashtrime dhe numërim sipas qefit dhe kot më kot.Populli nuk është budalla dhe kupton se votohet kot por edhe nuk e vret shumë pse bëhet kështu sepse nuk fiton asgjë në këtë mes.Këtu nuk është punë gomerësh ngarkuar me kripëe sfungjer këtu është punë sistemi që në kapitalizëm nuk zgjidhet asgjë pa mashtrime e krime.Më thoni ju një gjë ku ne mes nuk është mashtrimi dhe krimi dhe unë do ju kërkoj të falur…Na përmenden ambasadat.Na thoni një shtet në botë që ska probleme si në Shqipëri.Shqipëria vuan sot se e keqja hyri nga europa dhe Amerika dhe nuk besoj se do ketë VAKSINË.
Pune gomeresh ………! Kaluan 30 vjet dhe gomeret te njejtat “tabjate”!!!! Thuhet se i zoti e nxjerr gomarin nga balta, por me sa duket i zoti eshte me gomar se gomari dhe sigurisht, kricat qe u shkojne nga pas kur te riten, emrin e babait do te marrin! Me nje fjale, race gomeresh!