“Stërklat” që Rudina Hajdari e nisma “Thurje” po eliminojnë me durim

14 Korrik 2020, 13:38Blog TEMA

Nga Alba Malltezi 

I keni numëruar sulmet dhe ofendimet ndaj Rudina Hajdarit bërë nga ajo pjesë e egër, e pazhvilluar e politikës shqiptare që në 30 vite demokraci dhunon, shan, ofendon e sulmon këdo që mendon ndryshe prej tyre? Të pafundme dhe të pallogaritshme ndaj një gruaje, nëne dhe politikaneje të re.

Kushdo do të ishte thyer, dekurajuar, larguar. Kemi parë burra dhe më të fortë e me histori të gjatë politike që u dorëzuan, u rikthyen nga ku erdhën, apo lanë poste të rëndësishme pasi nuk përballuan atë denigrim që kjo pjesë e politikës që të gjithë e njohim, shoqëruar me disa “gazetarë” të frikshëm e plot gjuhë dhune dhe intimidues nëpër studio televizive, krijon sistematikisht, e palodhur në vite.

E megjithatë, Rudina Hajdari, duket se ka një bosht tjetër të pashpjegueshëm e të panjohur më parë ndër disa gra dhe burra të politikës. Ky bosht nuk parashikon ofendime, shpifje, denigrime ndaj askujt që e mendon ndryshe, por vetëm rezistencë dhe ecje përpara në parimet që beson. Gati e vetme, eci përpara në rrugën e saj dhe sot Shqipëria ka Listat e Hapura për të zgjedhur direkt deputetët në Kuvendin e ardhshëm. Do ta sulmojnë, denigrojnë dhe zvogëlojnë edhe pas kësaj.

Dihet, në vendin ku hedhin baltë mbi të gjithë, që nga Skëndërbeu, Nënë Tereza, Kadare, mos të krijojmë iluzione se kjo pjesë agresive e shoqërisë do t’i njohë merita politikanes së re. Nuk po i bëj nder as unë që po shkruaj këto rreshta, pasi, do të gjendet gjithmonë dikush që nga këtu do të shohë e të aludojë interesa dhe komplote që mund “të dallojnë” vetëm mendjet e mbyllura e të pazhvilluara.

Eshtë keqardhje e madhe që një hap kaq të rëndësishëm demokracie kërkuar edhe nga nisma “Thurje” (një tjetër realitet i ri që nuk aplikon dhunën verbale dhe ofendimet politike e sociale) disa nuk do të arrijnë as të gëzojnë dhe as ta shijojnë: janë ajo pjesë e shoqërisë e cila sa do të vijë edhe do të izolohet në mendimet dhe veprimet e tyre destruktive, është ajo pjesë që do të vijë një ditë dhe nuk do të ketë më hapësirë në Shqipëri.

E ndërsa presim, rezistojmë, luftojmë, pësojmë, logjikojmë, punojmë, ndryshojmë, evoluojmë; hapa të vegjël, por të rëndësishëm demokracie, do të bëhen vetëm nga shqiptarët më të mirë, të fortë dhe këmbëngulës. Duan apo nuk duan ata që sot vazhdojnë të shpërndajnë “stërkla” të infektuara me prapambejte e dhunë, gjithnjë më të izoluar, deri në eliminim.

8 komente në ““Stërklat” që Rudina Hajdari e nisma “Thurje” po eliminojnë me durim”

  1. Noli says:

    Lëvizja Thurje e Besian Peshës dhe Panajot Sakos është turp. Çfarë nuk kanë abuzuar këto personazhe kur drejtonin AKBN. Arrogant, abuzues, të paedukate, që abuzuan hapur me gjithëçka. Përveç parave abuzuan me vajza dhe gra që halli i detyron në të tilla veprime.

    1. Genti S says:

      po ate tjetrrin qe shte ne oxford pse nuke permend Endrri shabani apo vetem vrere dini te vidhni!

    2. Olsi says:

      Alba, te pelqen Besian Pesha? Martohu, lere Karliton

    3. Lsi says:

      Tek Akbn e kêtij besjanit ka akoma militant skutha të lsi me diploma të blera apo tê falura nga munika, me vende pune të sajuara nga munika, qē vazhdojnē e vjedhin e paguhen nga qeverria e pa aftē e edi ramēs, nē pritje pēr tē votuar e rikthyer munikēn nē pushtet!

  2. Populli says:

    Pse nuk e di ajo vajze se kush ja vrau babane? Ajo po vepron ne heshtje por me vendosmeri kunder Saliut te pabese e njeriut me te keq te Shqipnise

  3. Www says:

    Dhe kjo, që as të thurë atë që do të thotë.

  4. Bati says:

    A KA MJERIM ME TE MADH SE TE KETE NE PARLAMENT HIJE TE MOCME SI KJO MUMJA HAJDARI?

  5. kasemi says:

    Sigurisht thurja e peshes ka nje “rendesi te madhe” kombetare, sepse drejtohet nga hajdute e halabake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje