Plehrat, ky hall i madh i shqiptarëve

13 Korrik 2020, 12:02Blog TEMA

Nga Prof. Dr. Seit Shallari

Megjithëse, kohë epidemie globale, plehrat dalin në skenë dhe vazhdojnë të jenë “një hall i madh për Shqiptarët” veçanërisht kur afrohet zezoni turistik. Epidemia epokale COVID dhe plehrat kanë lidhje të ngushtë sepse mikrobet patogjene dhe sëmundjet ngjizen së bashku.

Reagimi i shoqërisë dhe njerzve në përgjithësi ndaj një rreziku lidhet me perceptimin e rriskut dhe demit të mundshëm për shëndetin, ekonominë, pasurinë etj. E gjithe bota u trondit nga përmasat e demit katastrofik që mund të shkaktonte pandemia COVID, ndaj reagimi global, me apo pa të drejtë, ishte me masa ekstreme duke sakrifikuar të drejtat civile dhe alokuar burime financiare te pa njohura në histori.

Rreziku nga plehrat njihet mire, ekspertët dhe studimet në Shqipëri nuk mungojnë, megjithëse nuk ka një vlerësim të demit ekonomik, mjedisor dhe shëndetësor të shkaktuar prej tyre në nivel kombëtar. Fakti që situata nuk ndryshon prej dekadash provon se nuk është perceptuar nga publiku dhe institucionet rreziku nga plehrat si dhe njihet pak ose aspak rreziku dhe dëmi i shkaktuar prej tyre.

Fatkeqësisht, rrisku nga plehrat është i pranishëm dhe dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm. Kur i shikon plehrat rrugës, në lumenj, në plazhe aty ku i hedhim ose aty ku i lëmë, deri në pyje e male, ato të vrasin sytë e të turpërojnë. Në fakt, rreziku dhe dëmi është shumë më i madh, i maskuar dhe i pa perceptushëm.

Kanalet në fusha, përrenjtë dhe lumenjë në kodra e male janë mbushur me mbetje duke ndotur dhe degraduar ujrat, pasurinë më të çmuar të vëndit. Ujrat e ndotur përdoren për bujqësinë, industrinë, kafshët dhe njerëzit duke u kthyer në kërcënim serioz për shëndetin publik. Reaksioni zinxhir i ndikimeve nuk kursen botën e gjallë dhe natyrën.

Depozitimet e materialeve rezistente ndaj degradimit në shtratin e lumenjve kanë ndryshuar grykderdhjet e lumenjëve duke ju dhënë formën e kraterit të vullkanit. Pastrimi dhe rehabilitimi ka kosto të pa përballueshme dhe do të kërkojë dekada kohë.

Gjallesat dhe shëndeti i njerëzve janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të substancave të rrezikshme rezistente dhe toksike ose kancerogjene të pranishme tek mbetjet urbane të përhapura në mjedis nëpërmjet kontaktit ose zinxhirit ushqimor.

Mekanizmi i bioakumulimit të substancave të qendrueshme me toksicitet të lartë dhe kancerogjene është i njohur shkencërisht por pak i njohur nga publiku. Me fjale te tjera substancat helmuese kanë mundësinë të kalojnë dhe përqendrohen në organizmin e njeriut dhe shfaqin efekte të renda shëndetësore të pakthyeshme, të cilat bëhen të kuptueshme pas një kohe ekspozimi disa vjeçare. Kur efekti shfaqet dëmi është bërë dhe në shumë raste ka pasoja fatale për shëndetin e njerëzve.

Gjithashtu, depozitimi i mbetjeve në mjedis të hapur krijon vatra të rrezikshme për përhapjen e patogjeneve dhe sëmundjeve të rrezikshme për njerzit nëpërmjet vektorëve siç janë kafshët, shpendët dhe insektet. Njerzit rrezikohen nga konsumi i produkteve shtazore kur kafshët shtëpiake janë kontaminuar nga kontakti ose konsumi i plehrave.

Europa e ka paguar nga mbetjet dhe ujrat e zeza me humbjen e gjysmës së popullsisë ndaj dhe reagimi i tyre kur shohin mbetjet vend e pa vënd është i ashpër. Ata e njohin mire rrezikun, e refuzojnë pisllëkun si do të bënte çdo klient kur hyn në një restorant të pistë.

Standartet mjedisore të vëndit janë përafruar dhe vazhdojnë të përafrohen me ato të BE dhe Shqipëria është në prag të fillimit të negociatave për anëtarësimin. Ne Shqiptarët jemi të dëshiruar të bëhemi pjesë e familjes Europiane por një gjë është e sigurtë, BE nuk na bën pjesë me plehra nëpër këmbë.

Institucionet, ekspertët dhe media nuk kanë mundur të përçojnë tek publiku mesazhin në gjuhën e duhur ashtu si bënë mjekët për coronavirusin. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe ndërgjegjësohen, të ndryshojnë sjelljen, të reagojnë dhe kërkojnë zgjidhje afatgjatë për “ket hall të madh”.

Nuk ka nevojë për shpikje, eksperienca Europiane e menaxhimit të mbetjeve është e dobishme: reduktim, ripërdorim, riciklim dhe asgjesim i kontrolluar. Parimi “ndotësi paguan koston” është detyrim ligjor, e vetmia rrugë për të siguruar burimet financiare dhe infrastrukturën e duhur për menaxhimin e qendrueshëm të mbetjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe shëdetit publik.

Prof. Dr. Seit Shallari

Head of Department of Agri-Environment and Ecology

Faculty of Agriculture and Environment

Agricultural University of Tirana

Tirana, Albania

 

5 komente në “Plehrat, ky hall i madh i shqiptarëve”

  1. QinanPlaku says:

    Pse,a tremen plenat nga plenat a ?!

  2. Detari says:

    Seit Shallari, nga emri dhe nga surrati 100% turkoarab

  3. Liljana says:

    Me ne fund nje shkrim per plehrat. Plehrat dhe gjelberimi jane 2 gjerat me te rendesishme qe mund te na perafrojne me Evropen ne menyre shume te shpejte. Cfare bejne Bashkite e qyteteve ne administrim te tyre? Perse nuk i marrin punonjesit e tyre 1 ose 2 dite ne jave jashte qendrave te qyteteve dhe te pastrojne rrethinat? Pashe nje video te nje djaloshi polak ne Ksamil. U fut not, plazhi fantastik, mberriti ne ishull e cfare te shikoje? Gjithe plehra. Me mbuluan djerset nga turpi duke pare videon.
    Mire njerezit qe duhet te ndergjegjesohen per hedhjen e mbeturinave kuturu, por Bashkia e Ksamilit cfare ben? Perse nuk i hedh nje sy ambjentit gjithandej? Mora vetem nje shembull te vogel se po flisja per Ksamilin.
    Pershendetje professor! Uroj ta lexojne kete shkrim ata qe kane mundesi te bejne dicka.

  4. Beni says:

    Hahaha….kush flet per plehrat…..!!!!! Flet ky Shallari i cili kur ishte Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Bujqesise te gjithe e therrisnin ” Man Kukaleshi” i Agron Dukes. Ky bente tenderat, mbushte thaset me leke dhe i ndante me Duken e krimit. Tani ky Shallari eshte strukur ne Universitet, shet nota, diploma dhe ben pislleqe pa fund dhe tani del e jep edhe mend. Pra e thene shkurt: flet plehu per plehrat.

  5. qytetari says:

    Kur pashe titullin prof dokt,qe vetem ne Arnautistan perdoret,thashe se mos ish ndonje alegori,per plehrat e poltikes,medias,gjyqesorit etj.
    Mirpo Seit Shahollari,nuk e kish llafin ketu.Shume mire,mbas kesaj une prisja nga prof doctori,nje analize me fakte te mbledhura ne vend dhe mbas kesaj prisja te propozonte zgjidhje praktike per minimizimin e plehrave.
    Por asgje nga keto vec sllogane te zakonshme qe nuk te conin asgjekundi.
    Dhe qershia mbi torte e gjithe ketyre parullave ishte prezantimi nga vet autori,e gjitha ne anglisht i pozicionit te tij,duket ate qe nuk e qullosi fare me lart,do ta kompesonte duke na u imponuar ne anglisht.
    Dhe keshtu ndodhi,kur menduam fillimisht se zoti seit,miltonte ne ndonje universitet prestigjioz te huaj,dhe lexojme rreshtin e fundit,seiti shkodran prej Puket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje