A mund t’ia kujtojë dikush Presidentit, që nuk është në garë në zgjedhjet e vitit 2021?

17 Korrik 2020, 12:56Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Përmes rrjeteve sociale, Ilir Meta ka njoftuar sot një takim tjetër që ka zhvilluar me Lulzim Bashën, i dyti për këtë javë. Përmes një frazeologjie të zgjedhur me kujdes, për t’i dhënë mesazhit rëndësi, Presidenti shprehet se ka marrë një sugjerim në mesnatë. Dhe ky mesazh e ka futur në mendime aq sa që pa gdhirë, siç thotë vetë, ka ftuar kreun e PD në takim.

Në thelb, tema e diskutimit që pranohet edhe nga ai vetë ka qenë një deklaratë e Partisë Demokratike e disa ditëve më parë. Kjo e fundit kërkon që ndryshimet kushtetuese të shkojnë për diskutim në tryezën e Këshillit Politik. Më pas, Oerd Bylykbashi me Petrit Vasilin të japin ose jo konsensus për ndryshimet në fjalë.

Meta shfaqet i painformuar në këtë rast, apo sikur i kishte ‘shpëtuar’ ky qëndrim i PD dhe iu desh Basha që pa dalë dielli që t’ia përsëriste në zyrë.

Gjithësesi duket se Ilir Meta ka gabuar garën ku po përpiqet të hyjë. Me sjelljen e tij aktive, pa zgjidhur asgjë por vetëm duke pritur e përcjellë Lulzim Bashën, ai ka shtuar shumë pikëpyetje rreth rolit të tij. Mbi të gjitha. mënyra sesi po përpiqet të ndërhyjë në debatin politik është e zhbalancuar.

Kjo, jo vetëm pse komunikon veç me njërën palë dhe nuk bën asnjë ftesë për takim me palën tjetër, por edhe sepse këto takime po i organizon kreu i shtetit, që ka në dorë veç të caktojë datën e zgjedhjeve.

Por pse vetë Presidenti është i gatshëm gjithmonë që ta shkelë rolin e tij si balancues, që ia imponon posti që mban? Ilir Meta mund ta ketë të madhe dëshirën për t’u shfaqur si kryetar i një partie opozitare, por në fakt është President dhe garën e pushtetit të tij e ka në vitin 2022 kur i mbaron edhe mandati.

Ah po, harruam se Ilir Meta nuk ka ikur kurrë nga LSI. Sikurse në zgjedhjet e fundit, ku i sapovotuar si President mori flamurin e partisë dhe drejtoi fushatën elektorale nga mëngjesi në darkë.

3 komente në “A mund t’ia kujtojë dikush Presidentit, që nuk është në garë në zgjedhjet e vitit 2021?”

  1. Baftjari says:

    Kohe e humbur

  2. Angjelini says:

    Zoti Rada, gabon rende ne analizen tende. Hajduti Meta nuk eshte i njeanshem por eshte nje me PS dhe gjithe politikant e korruptuar shqiptar. Ndryshe, do ishte shkarkuar per shkelje te renda kushtetuse dhe politike. Kaq i dashur. Une jam i majte por kjo eshte e verteta.

  3. Xani Fariu says:

    Artikull per te gjithe lamashet deputetet socialiste , per te gjithe ata qe vendosen se nuk duhet shkarkuar Presidenti pasi gabimet e tij jane te pallogaritshme , pyetja eshte e thjeshte nese te gjitha keto veprime qe shkelin kushtetuten jane te pallogaritshme , kush jane ato veprime qe sipas mazhorances jane te rendesishme ???? Dhe cduhet te beje me teper pisanjozi ???
    Kujtojme ….qe PS- ja , do humbi zgjedhjet vetem e vetem se u bene te uryer ne masat popullore , ose ta shpreh ndryshe, Ps-ja do largohet dikur nga qeverisja vetem e vetem nga e keqia e vetes se saj , dhe jo nga meritat e PD-se . Ps , do kete bjithmone nje armik …..te keqen e vetes se saj ……..
    Dihej nga te gjithe qe largimi i Presidentit , hajdutit kombetar behet vetem nga gjykata kushtetuese dhe ajo me arsye madhore , dhe jo nga plerat , deputetet llapaqene te ps. Mbylleni gojen dhe punoni , lerini deklaratat pompoze , ua gha troc zagari : nuk me luani prej ketej derine 2022-shin , hidhuni e perdridhuni sa te doni , batakcinjte e PS krijonin komisione per shkarkimin e Presidentin , mashtrusa , genjeshtare , melunen dhe veprimet tuaja do sillni ne qeverinje deshtak , nje skuth , njedembel , nje parazit , nje hajdut ,nje kriminel , nje antkshqiptar si Lulzim Basha , vazhdoni pisanjoza vazhdoni ………..mire e keni ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje