E prite që e prite Lulin si kryeministër, ti kishe futur edhe një të dekretuar!

15 Korrik 2020, 21:11Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Kur lexon lajmet në mediat pranë opozitës, duhet të bësh kujdes për të kapur nuancat për shkak se në to ka rryma pro e kundër Bashës, pro e kundër Berishës dhe pro e kundër Metës. Ndaj kur lexon se “ndryshe nga herët e tjera, Presidenti Ilir Meta e ka pritur Kryetarin e PD Lulzim Basha, në sallën ceremoniale ku pret vetëm Presidentë e Kryeministra”, mendon se dikush po kërkon të tallet publikisht me kryetarin e opozitës.

Por, kur më pas mëson se Lulzim Basha vetë është shprehur për këtë takim, se “ndryshimi që duan shqiptarët është i pandalshëm dhe rotacioni politik i pashmangshëm”, atëherë kupton se gjerat qenkan më serioze se duken. Ndaj fillon e kalon në revistë, zhvillimet që lidhen me këtë argument, të cilat i bëjnë opozitarët tanë që ta kenë seriozisht këtë çështje.

Po ta shohësh me syrin e opozitarëve, duke patur pak mirëkuptim, do të shohësh së nuk kanë edhe aq faj, kur thonë se Lulzim Basha tashmë është “de facto”, Kryeministër i Shqipërisë!

Pas zgjedhjeve të përgjithshmë lokale të 30 Qershorit 2019, megjithëse humbën të gjitha bashkitë e vendit, liderët e opozitës sonë festuan. Sepse në fakt, ajo që kishte ndodhur për ta, nuk ishte ashtu siç na dukej ne. Lulzim Basha vërtetë i kishte nxjerrë gjithë opozitarë në rrugë, por ama kishte fituar. Thellë madje. E mbani mend besoj, kur shpalli se kishte mbështetjen, e 85% të qytetarëve shqiptarë!

Kaq mjaftoi për ti bërë militantët krenarë se më në fund, kauza e tyre kishte fituar! Ndaj, pritën që të ikte vera dhe me padurim, sa të vinte vjeshta. Por, për çudinë e tyre, në Parlament nuk u rikthyen deputetët që dogjën mandatet megjithëse kishin fituar me 85%, por të njëjtët e deputetët e opozitës së re që i kishin zënë vendin atyre. Ndërsa Lulzim Basha, vijoi të qëndronte si edhe më parë, në rrugë.

Iku 2019 dhe kur hyri 2020. Përfaqësuesit e PD dhe LSI që kishin fituar 85%, e lanë bojkotin për tu rikthyen në tryezën e Këshillit Politik për reformën elektorale. Pasi u firmos edhe marrëveshja e 5 qershorit, megjithëse drafti ende nuk është miratuar në Parlament për ti hapurr rrugën fushatës për zgjedhjet e pranverës së 2021, erdhi një fitore e re e papritur.

Gazeta “Shqip” në versionin e vet online, hapi një sondazh ku i ftonte lexuesit që të votonin nëse pas zgjedhjeve të ardhshme, Kryeministër do të ishte Edi Rama apo Lulzim Basha. Kaq u desh dhe o burra i sulën militantët për të bërë sa më shumë klikime. Si përfundim, na e bënë Lulzim Bashën Kryeministër, në internet. Këtë rezultat e mori dhe na e shpalli në facebookun e tij Sali Berisha. Kaq duhet që për opozitarët ky të jetë realitet.

Aq shumë i dhanë hapësirë dhe rëndësi mediat e djathta, kësaj loje qesharake që duket si një nga ato tregimet e Kafkës, sa u ekzaltuan të gjithë. Ndaj në çdo debat serioz televiziv, liderët dhe politikanët e opozitës, nisën ta përdorin si kryeargument se Lulzim Basha ka mbështetjen e shqiptarëve. Pasi e paskan votuar në internet, mezi sa po priskan pas kësaj zgjedhjet, që ta kurorëzojnë edhe Kryeministër të Shqipërisë.

Ajo që i vuri vulën përfundimtare kësaj historie, nuk paska qenë vetëm fakti se “nëpërmjet këtij devijimi nga protokolli” Ilir Meta e paska patur këtë një lëvizje “të qëllimshme dhe aspak rastësore”. Përkundrazi, puna qenka edhe më e thellë. Paska dashur të na japë një mesazh shumë të qartë: I ka treguar Lulzim Bashës pikturën e Beslidhjes së Lezhës, që ndodhet pikërisht në qendër të sallës ceremoniale, që Kreu i Shtetit përdor për pritjen e personaliteteve më të larta shtetërore vendase dhe të huaja!

Kur lexon e dëgjon lajme të tilla, njeriu i shkretë patakset aq shumë sa zë e pyet: Ilir Meta e paska pritur që e paska pritur Lulzim Bashën në sallën e Kryeministrave? Po. Ne të tjerëve, na paska dhënë që na paska dhënë edhe një mesazh? Po. I ka treguar që i paska treguar edhe pikturën e Beslidhjes së Lezhës duke i vënë vulën kësaj historie? Po.

Pse nuk thoni ju që paska mbaruar kjo punë! E paska që e paska Ilir Meta dhe jo qytetarët shqiptarë me votë, këtë punë në dorë? Përse Presidenti nuk i këput atëherë edhe një firmë, e të na e dekretojë këtë Lulzim Bashën që tani Kryeministër?! Jo për gjë. Po kush rri e pret edhe 10 muaj të tjerë, sa të shkojmë në votime!

12 komente në “E prite që e prite Lulin si kryeministër, ti kishe futur edhe një të dekretuar!”

  1. drejtesia e re says:

    Hahaha i madh peza! Ironi therese kjo

  2. flutura says:

    Jam kurioze sa rrena i ka futur luli likes ne ato 50 minuta dhe sa e ka degjuar ky i fundit…

  3. qimi nga hasi says:

    E mbajten afer cim peken per ta bere pak si veten por u qimpekezuan te gjithe opozitaret me sukses… Hahaaaaaaa

  4. kushtetuta sipas likes says:

    Ore a ka ndonji mjek psikiater ti vizitoje keta?!!!!!!! Se mir qe tallen me veten dhe me te vetet po me presidencen dhe kushtetuten pse ti leme kaq gjate te tallen?!?!?!?!?!???????????????

  5. DOKU says:

    Sa te kene kryetar opozite nje me emrin LUL sigurisht qe ktu do perfundonin
    Do e tallin te gjithe “lulin” me Bashen e shkrete ?

  6. demokrati says:

    Iliri sikur e beri 1 here beselidhjen e lezhes me dy mars me militantet e lulit te shkrete
    Prape e paska bere sot…
    Eh mor Like paske rrjedhur. Prap ti Usta?

  7. portokallia presidenciale says:

    Kam nje propozim: Besin, Qimin dhe Fahriun i ke qe i ke…vete kryeshakaxhiu i ketij vendi je, ne shtator bejeni portokalline aty…NE PRESIDENCE

  8. Ironiku i lales says:

    O fredo o i madh pse tall bythen me lulin e shkrete? Mir likja se ashtu eshte i muhabet te pakten kursejeni ju HAHAHA

  9. gjenerali says:

    E bukur kjo ironi.

  10. xxxx says:

    Edhe nje te DHJERE NE TE
    Jeni dy copa muti qe mos e pafshim kurre diten tju shofim prape ne pushtet

  11. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Fjalet i mer era,veprat mbeten.
    Ju socialistet,e kam fjalen edhe per Erionin,ngelet duke shkruajtur artikuj.
    Derri do plumb.
    E ngritet komisionin parlamentar per shkarkimin e pressh-identit?
    Keni nje vit qe bete terkuze fare.Perse nuk e coni proceduren deri ne fund?
    Apo fle lepuri tjeterkund?
    Mos harroni se keni premtuar shume gjera qenuk i keni realizuar.
    N.q.s. do justifikoheni me drejtesine(padrejtesine) e pavarur,e keni gabim.
    Shtetin ligjet e bejne,n.q.s. ato nuk zbatohen,shteti ka mare fund.
    Eshte nje rast unikal ne bote kur presh-identi inje shteti u ben thirrje qytetareve te tije per kryengritje te armatosur
    dhe prokuroria fle gjume.
    Rroli i Presh-identit eshte i saksionuar me ligj,ai eshte neutral.
    Nuk perfaqeson asnje parti politike dhe nuk ka te drejte te interpretoje asnje vendim politik.
    Pervec kesaj nuk duhet te harrojme,qe
    jemi Rrepublike Parlamentare,qe do te thote
    Parlamenti vendos,detyra e Presh-identit eshte vetem reprezantive,e thjeshtezuar,noteriale.
    Nuk po permend veprat e shumta penale te renda qe ngelen per tu vertetuar nga drejtesia qe ka kapur Doktori per k..qesh.
    Per aresye etike nuk po e shkruaj fjalen te plote,tip,mungon nje o.
    PS. Kryeminister nuk behesh se ke deshire,behesh kur fiton me vota,drejtohu kutise se votimit dhe prite rezultatin,kjo eshte Formula.

  12. Vari Janullen muhabet malokesh! says:

    Para se ta emeroje kryeminister teveqelin e Shkerdhites, kerrici i Monikes duhet te degjoje keshillen e ndritur te atij qe i pastron vrimen e jashteqitjes me dore Sali bajges, Gon Gjekes;
    Duhet te shperndaje Parlamentin qe me pas te emeroje Lulin e madherishem aty ku ka vendin midis pjedestalit dhe pavdekshmerise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje