Nga Andi Bushati
Prej gati pesë muajsh, që kur Shqipëria ashtu sukurse gjithë bota është ngërthyer në një betejë sa të frikshme dhe po aq të panjohur me Covid-19, në mjedisin tonë politik është kthyer parç dhe mrapsh një pyetje: A doli më i fortë apo më i dobët kryeministri Rama nga kjo krizë sanitare?
Në fakt, kjo dilemë, që është shtruar për shumë nga regjimet autokratike anë e mbanë botës, gjen një pjesë të përgjigjes së saj në një ese të mrekullueshme të një prej intelektualëve më në zë të kontinentit, Ivan Krastev.
Tek “Mbërriti e ndesërmja, thua? (Botim i Institutit Shqiptar të Mediave, përkthyer nga Virgjil Muçi, 500 lekë), përkrah fatit të Europës, rolit të Kinës, vënies në dyshim të rendit liberal, pezullimit të demokracisë dhe ndryshimit të funksionimit të kapitalizmit, shqyrtohet edhe roli i autokratëve përgjatë periudhës së pandemisë.
Krastev thekson se “udhëheqësit autoritarë lulëzojnë në kohë krizash pasi ata janë elokuentë në politikën e frikës”. Ai analizon shembullin e Viktor Orbanit që frymëzoi mosbesimin ndaj mediave, uzurpimin e institucioneve, anashkalimin e parlamentit dhe zhdukjen e “njerëzve të shesheve”, që protestojnë në rrugë dhe që janë një kufi i qarte ndarës mes demokracive të vërteta liberale dhe sozive të tyre të helmatisura.
Këto karakteristika ngjajnë tepër edhe me atë që përjetuam ne.
Edi Rama na shfaqej çdo mbrëmje në ekrane për të na frikësuar me kufomat që mbeteshin pa varrosur dhe me gënjeshtra si ajo videoja e dhunës së policisë spanjolle. Në të kundërt ai bënte thirrje live dhe me mesazhe zanore në celular për të mos pasur besim tek mediat. Ai u bë zot i plotfuqishëm duke ndaluar tubimet e protestës (por jo shembjen e teatrit) duke dirigjuar daljen në rrugë të pensionistëve dhe nënave më fëmijë, duke u sjellë si gjenerali që do na printe në fitoren e kësaj beteje.
Pikërisht ky “lulëzim prej udhëheqësi autokratik” i bëri shumë nga idhtarët e tij të flisnin për rishpikjen e vetes nga kryeministri, për një pëlqyeshmëri maksimale të tij në publik, për meritat që ai merrte nga rrëmbimi i rolit të shpëtimtarit. Mediat pranë tij arritën deri në karikaturime të kësaj ideje duke shpallur sondazhe që e paraqesnin Ramën edhe si liderin botëror më të pëlqyer në Itali.
Pra shkurt, kovidi që po infektonte shqiptarët kishte kuruar imazhin e plagosur të kryeministrit të tyre.
Por duke lexuar Ivan Krastevin, të vjen natyrshëm të mendosh në mënyrë pak kritike.
Duke theksuar se të gjendur përballë të papriturave të një krize të panjohur shëndetësore, shtetet përballë frikës se mos gabonin, aplikuan pak a shumë politika të njëjta, ai arrin në përfundimin se: “Paradoksi i krizës së Coivid -19 është se i fuqizoi qeveritë duke u dhënë atyre fuqi të jashtëzakonshme, por, në të njëjtën kohë, fuqizoi edhe qytetarët, duke iu dhënë dorë të gjykojnë nëse qeveria e tyre punon më mirë apo më keq se ajo e vendeve të tjera”.
Pra, pikërisht ky lloj krahasimi, mes shteteve të ndodhura përballë të njëjtës fatkeqësi dhe që kanë aplikuar të njëjtat masa për të luftuar me të, na bën edhe ne shqiptarëve ta masin më lehtësisht “suksesin” e liderit tonë.
Dhe këtu rezultatet janë të pakundërshtueshme.
Ne jemi vendi që e kemi testuar në numër më të ulët se kushdo popullsinë tonë. Ne jemi shteti, që kemi dhënë ndihmën direkete financiare më të vogël në rajon (vetëm 0.8% pë PBB). Ne sot nuk plotësojmë kriterin e më pak se 16 të infektuarve për 100 mijë banorë, gjë që na ka mbyllur portat e BE-së.
Në librin e tij, Krastev vëzhgon edhe se ato vende që ishin të suksesshme në betejën me pandeminë ishin ato që drejtoheshin nga qeveri transparente dhe me besim të lartë në opinionin publik. Me kultin e sekretit për testet, vendodhjen e karantinës, numrin e respiratorëve dhe me sistemin e centralizuar vetëm në Facebookun e një njeriu, qeveria shqiptare e humbi edhe këtë shanc. Prandaj, asaj askush nuk ia dëgjon më këshillat për të mos u tubuar në mitingje, por vetëm në koncertet e Lali Erit.
Dh pikërisht se e di që e ka dalë tashmë i humbur në këtë sfidë, Edi Rama nuk po sillet më si në prill-mars duke bërë protagoinistin e vetëm që drejton luftën ndaj pandemisë. Ai është tërhequr në rolin e qytetarëit të thjeshtë që del në publik me maskë dhe në rrejtet e tij sociale nuk ka më poza prej kryemjeku.
Dhe e gjitha kjo sepse avantazhit të fillimit prej autoritaristi, i doli boja shpejt. Ashtu sikurse vërehet në në esenë e Krastev, Rama humbi në sytë e publikut, në momentin kur u bë i krahasueshëm me të tjerët.
E nxorre perseri qelbin tend ore produkti komunist i bllokut.
Ky ka ikur per lesh
E beri Rama gjysem njeriu e cmendi fare
Ne 24 ore ky vetem Ramen mendone ik ore trape shko gjeje nje doktore se ike per lesh bubi
Je komplet idiotAsnje vend ne bote perfshi edhe ato me te superzhvilluarit nuk kane qene ne gjendje te realizojne nje strategji te sakte sepse eshte Kovid ai qe percakton reagimet e qeverive dhe sistemit shendetesor
Bushat jeni komplet te sfazuar te semure menderisht
Shume shkrim dhe pa bereqet. Alkoli ska qene I kualitetit te ball kazanit.. Ka ra Kartagjena.
Duhet te merresh me organizatoret e mitingjeve,ne kohe pandemie !
Qeveria ka bere detyren,Jo per noten 10-te !
Por ty te shqeteson ngritja e numrit te votave,per Ramen.Je bere pjese e propogandes te qeverive deshtake.
Populli do dije te votoj,kurse ti do bashkohesh perseri me humbesit,qe do ankohen per votat e “vjedhura”.
Gazetar i paafte dhe si i tille eshte I neveritshem ta lexosh…
Sperme e qelbur e Hysni kriminelit, besniku u Enver Hoxhes, i urryeri i Vlores patriote.
ku ky e ku Hysniu. Sikur ti ngjante Hysniut do ndriste! Por nuk ka trendafil pa gjemba. Ky vecse e turperon Hysniun, do ket ngjare nga fisi babit, inat maloku pa llogjike!
Equan veten analist por ka bagazh sa nje nxenes i gjimnazit Andi nuk e kupton qe nuk ta vare askush me shkrimet e tua te qe jane pa kuptim dhe te adresuara vetem tek Edi Rama me keto pacavure qe shkruan ti ja rrit dhe me shume figuren ne popull.
Foli prape plehu me kostum??
Jo vetem Bushati por ne pergjithesi shume analiste flasin pa fakte reale e pa argumenta bindese por vetem me hamendesime dhe vleresime personale te tyre,thjesht te shajme qeverine.Cila qeveri ne bote nuk do qe te marre masa perfekte si organizative dhe ekonomike? Cdo qeveri ben aq sa ka mundesi ne cdo kuptim te fjales. Pse cuditet gazetari kur thote : jemi te fundit… Po, e vertete eshte, kemi qene dhe do jemi te fundit sepse sado te ecim dhe ata qe kemi para ecin.Rama cdo gje te beje juve nuk ju leverdis, cdo dite nuk e doni, si qytetar nuk e doni, me maske jo ,pa maske jo, por flijeni mendjen dhe lereni te beje cte doje ju as i ndreqni pune as i prishni.
E PARA :Koka e falur nuk pritet .Per videon me policine spanjolle ka kerkuar disa here falje.Gabim njerezor.Me thuaj cili k/minister ka kerkuar falje deri tani.E DYTA:Dilte ne tv dhe bente thirje per kujdes nga virusi.Per kete eshte autokrat?Normal qe do dilte te bente thirje se ne fund te fundit ai mban pergjegjesi.E TRETA :Thua ka zaptuar parlamentin.Po cili kryeminister nuk zapton parlamentin?A harova Saliun ne parlament e komandonte Jozefina.Nuk ke turp per brockullat qe shkruan?
Kur del ky ne cdo media te vjen per te vjelle. Qelbesire.
Ketij autokratit ti vjen deri tek maja e …e di vete ti edhe fizikisht edhe menderisht!
Meqe ra llafi ,kam nja 25 vjet qe te njoh (nepermjet ekranit) dhe s’te kam pare qofte edhe nje foto te pakten,te kesh qendruar ne kembe.Ne cdo foto neper gazeta,o ne studio o ne lokal ulur.Merre me mend po te kalon jeta duke punuar ulur ne bythe!!
O ti laro,po na thuaj mediat qe perfaqesojne dhe mbeshtesin E.R,kush jane dhe kush i perfaqson,sa na cave k…,byth lepires i leshit,je ba si qen rrugesh dhe e heq veten si kopetent,laskar
undefined