Vazhdojnë teoritë konspirative të Alfred Cakos: Vaksina mikroçip do bëhet me detyrim për të kontrolluar botën, në tetor-nëntor aksioni

22 Korrik 2020, 11:50Kronika TEMA

Alfred Cako, aktivist i lëvizjes No Vax ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc-ja e mëngjesit”. Ai e cilësoi situatën e krijuar nga koronavirusi një “plandemi” që është bërë me qëllim për të ulur e popullsisë së botës.

Sipas tij, në muajin Tetor dhe Nëntor vaksina që do të prodhohet për koronavirusin do të bëhet e detyrueshme nëpërmjet disa masave shtrënguese dhe nëse kjo nuk do të ketë sukses, përdorimi i saj do të bëhet dhe më dhunë.

Në muajin tetor nëntor do përpiqen të bëjnë vaksinës me shtrëngim, domethënë do të privojnë nga disa të drejta, përshembull nuk ke të drejtë të ngasësh makinën nëse nuk ke atë çertifikatën e vaksinës, nuk do të lënë të marrësh pensionin për të bërë vaksinën, nuk do të lënë të punosh të administratë shtetërore, të shkosh në shkolla publike apo private nuk do të japin numër sigurimesh edhe nga biznesi privat dhe nuk të lejojnë të punësohesh nëse punëmarrësi nuk paraqit çertifikatat e vaksinave.

Kjo vaksinë nëse nuk do të ketë sukses me këto masa shtrënguese, mund të përdoret edhe varianti kinez që të bëhet me dhunë dhe me polici. Po shkojmë drejt këtij skenari, që i shërben depopullimit dhe uljes së përgjithshme të popullsisë sipas disa studimeve që do t’i botoj shumë shpejt në fund të muajit që do të jetë libri i parë i lëvizjes No Vax, me referenca të studiuesve të pavarur që nuk varen nga OBSH, të cilët janë shprehur kundër vaksinave dhe kanë treguar me statistika rastet e vdekjeve para vaksinimit dhe pas shtimit të çdo vaksine, të shtimit të sëmundjeve të ndryshme.”, tha ai.

Kur kam thënë unë që do vihet maska me detyrim, në fillim thonin ku e din ky, maska vaksina dhe çipi këto janë tre shenjat i kam thënë që në vitin 2013 në emisione të ndryshme nuk do të ketë luftra, por me mikrobe, kjo është axhenda 2021. Këta do thonë se virusi krijon mutacion dhe nuk kurohet ose kurimi është për një afat të shkurtër, dhe që të mbyllet ky problem ne do bëjmë një vaksinë në formë mikroçipi që e ka thënë dhe Bill Gates, dhe nëpërmjet saj do të kontrollojnë popullsinë e botës.“, tha ai.

Ai gjithashtu foli edhe për një video që Ministria e Shëndetësisë publikoi para disa ditësh, për të cilën tha se Prokuroria duhet të nisë hetimet për shkak se po përhapin tmerr dhe panik tek qytetarët.

“Ka qenë dhe një video tmerruese e Ministrisë së Shëndetësisë që hodhi para disa ditësh. Kjo duhet të ndiqet nga Prokuroria sepse po shkaktojnë panik dhe tmerr nëpërmjet mashtrimit. Marrin disa efekte muzikotre, tregojnë një njeri me serum sikur është një ngjarje të jashtëzakonshme dhe kur e shoqëron me efekte muzikore tmerruese, tmerron njerrëzit. Ajo duhet të ishte thirrur në Prokurori.“, tha ai.

 

11 komente në “Vazhdojnë teoritë konspirative të Alfred Cakos: Vaksina mikroçip do bëhet me detyrim për të kontrolluar botën, në tetor-nëntor aksioni”

  1. petrit says:

    Inteligjentët sëmuren duke u përpjekur të durojnë idiotët.

  2. Mos debatoni me injorantet ,ato te terheqin ne nivelin e tyre dhe te mundin me eksperiencen qe kane says:

    Shoke foli mao ce duni kush pordhi andej nga fundi

  3. violina says:

    Turp,mos u merni me kete kujdestar kuajesh,stallier.

  4. Nick says:

    Nuk paskan te sosur kusuret..alfred cako, sonila meço, sazan guri …ore a funksionon kjo AMA apo jo, se mire hallet qe kemi po te degjojme edhe keta hajvane me brire kishim mangut?!?

  5. Strong says:

    Po, e vertrete, perdite e me shume do shtohet terrori psiqik mbi njerëzit. Elitat kane kontroll total mbi popujt. Turmat e ‘deleve’ vazhdojne te kullosin.

  6. Martin says:

    Ti me sazanin mos e bej aman te keqen. Se ku do vem pa ju pastaj. Ne mire qe ju kemi se portokallia dhe klanifornia jane ber vari trapin

  7. Interesante says:

    dikush hedh nje teori
    e vertetoni dot qe nuk eshte e vertete?
    s’ka nevoje per sharje

  8. Interesante says:

    dikush hedh nje teori
    e vertetoni dot qe nuk eshte e vertete?
    s’ka nevoje per sharje

    1. Nick says:

      Me loot….po dhe une teori e kam jo sharje qe jane idiote keta, ma hedh dot poshte?

  9. aleko says:

    per kete konspiraion dhe keto cipe po fltet nga shume njerez kudoe bote , nuk flet vetem cako…Ku ka ze nuk eshte pa gje o njerez..

  10. Vlora 9 says:

    Ky tipi eshte nje amalgam ballisti, konspiracionisti dhe antienveristi. Me te vetem habitesh per kurajon me te cilen shpalos budallalleqet te cani apo zheji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje