Manastirliu apel qytetarëve për të evituar shtrëngimin e duarve: Të shprehim respektin ndaj mikut me traditën e kohëve të lashta

23 Korrik 2020, 12:34Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin shtrëngimin e duarve, si një mënyrë për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Me një shënim në facebook, Manastirliu kujton traditën e vjetër të shqiptarëve për të shprehur respektin ndaj mikut, me dorën në zemër dhe një tundje të lehtë të kokës.

Ne shqiptarët kemi një tradite shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta. Dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës.

Pse mos ta rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm“, thotë Manastirliu. (TemA)

1 komente në “Manastirliu apel qytetarëve për të evituar shtrëngimin e duarve: Të shprehim respektin ndaj mikut me traditën e kohëve të lashta”

  1. Kozmo says:

    KJO PERSHENDETJE ESHTE TRADITE TÜRKE , E SOLLEN OSMANET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje